Total Pageviews

Translate

Wednesday, August 8, 2012



FLASH        
Argjentinë: Katër goditje në merkato nga Banfield që afron në skuadër Silvera, Perez, Lopez e Leiva

Sot, miqësorja Real-Milan

Artikuj Tjerë

08.08.2012 14:18Sot në orën 02:00 Milan dhe Real Madrid do të përballen në një ndeshje miqësore në Yankee Stadium të New York dhe e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek Ricardo Kaka në fushë dhe tek tribuna VIP ku do të takohen drejtuesit kryesorë të dy skuadrave: Adriano Galliani dhe Florentino Perez.
Sipas mediave sportive spanjolle, pas ndeshjes pritet që Galliani dhe Perez të ulen për darkë dhe të nisin negociatat për Kaka, futbollistin që Milan e kërkon sërish në gjirin e tij, por që nuk ka para për ta blerë.

Galliani mendon që të rikthejë brazilianin në Milanello në formë borxhi dhe gjysmën e rrogës së brazilianit të vazhdojnë ta paguajnë madrilenët.

Por, qëndrimi i Real Madrid vazhdon të jetë po i njëjti: për Kaka duhet të paguhen 30 milionë euro, përndryshe nuk ka vend për diskutime./kohasport