Total Pageviews

Translate

Friday, April 11, 2014

Mbërrin në Shqipëri kampioni i Europës Erkand Qerimaj

Mbërrin në Shqipëri kampioni i Europës Erkand Qerimaj 10/04/2014 Mbërrin në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ kampioni i Europës në peshëngritje Erkand Qerimaj. Qerimaj u prit në aeroport nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Linidta Nikolla si dhe deputeti Fidel Ylli. (er.cu/BalkanWeb)

Prifti këndon “Hallelujah” në altar, emocionohet nusja

Prifti këndon “Hallelujah” në altar, emocionohet nusja 10/04/2014 Një prift ka habitur të gjithë sidomos çiftin, që do të martonte përpara altarit, kur ka nisur të këndojë hitin e famshëm “Hallelujah”. At Ray Kelly befasi aq shumë çiftin, Chris and Leah O Kane saqë nusja filloi të qaj. (er.cu/BalkanWeb)

Çfarë botërori do të ishte Brazil 2014-ta, pa Larissa Riquelme

Çfarë botërori do të ishte Brazil 2014-ta, pa Larissa Riquelme ?! 08/04/2014 Çfarë botërori do të ishte Brazil 2014-ta pa Larissa Riquelme ? Modelja e bukur paraguaiane ka xhiruar një spot të ri tepër seksi për “Hot Flowers” dhe mendohet të jetë sërish ikona e Botërorit në Brazil. Larissa u bë e famshme në botërorin e katër vieteve më parë në Afrikën e Jugut me format e saj seksi dhe shveshjet tepër bujare. (er.cu/BalkanWeb)

Misteri i rrathëve prej betoni të ndërtuar nga nazistët në Rusi -

Misteri i rrathëve prej betoni të ndërtuar nga nazistët në Rusi - FOTO RUSI –Gjatë Luftës së Dytë Botërore nazistët kanë ndërtuar në veri të Rusisë disa rrathë prej betoni, funksioni i të cilëve mbetet mister edhe në ditët e sotme. Rrathët e ndërtuar në afërsi të fshatit Liinakhamari janë mbajtur të fshehtë nga autoritetet sovjetike, por tashmë ata kanë dalë në dritë duke ngjallur kureshtje të madhe. Studiuesit dyshojnë se këta rrathë përdoreshin nga nazistët si pikë referimi për hedhjen e predhave në drejtim të anijeve sovjetike. Por gjithashtu ekzistojë dyshime se shkencëtarët gjermanë mund të kenë ndërtuar disqe fluturuese. (er.nu/BalkanWeb)

Facebook Messenger do të jetë aplikacion i veçantë

Facebook Messenger do të jetë aplikacion i veçantë SHBA-Facebook ka njoftuar se ka vendosur që të heqë shërbimin e Facebook Messenger nga aplikacioni mobil, për ta krijuar atë si aplikacion të veçantë, i cili është i ndarë dhe i pavarur nga ai i rrjetit social. Njoftimin për këtë ndryshim e ka bërë vet Mark Zuckerberg, i cili i ka dhënë edhe arsyet për këtë vendim. “Qëllimi i ndarjes është që Messenger të mos jetë si shërbim dytësor brenda aplikacionit kryesor të Facebook në telefonat mobil. Kjo do ta bëjë përdorimin e Messenger dhe dërgimin e mesazheve një përvojë më të fokusuar për përdoruesit” ka thënë Zuckerberg. Ndryshimi në aplikacionin mobil të Facebook duket se ka filluar të bëhet tek përdoruesit evropian, dhe do të arrijë edhe në vendet tjera në një të ardhme të afërt. Me aplikacionin e ndarë mobil, Facebook gjithashtu shpreson që dërgimi i mesazheve nga Messenger të bëhet më i shpejtë. (m.a/tg/BalkanWeb)

Apple kërkon 2.2 miliardë dëmshpërblim nga Samsung

Apple kërkon 2.2 miliardë dëmshpërblim nga Samsung TIRANE -Dy kompanitë më të mëdha për prodhimin e pajisjeve teknologjike, Apple dhe Samsung, shkojnë përsëri në gjyq. Ato akuzojnë njëra-tjetrën për kopjim të karakteristikave të pajisjeve inteligjente. Tani është thënë se Apple ka kërkuar që kompania koreane Samsung të paguajë një dëmshpërblim prej 2.2 miliardë dollarë me pretekstin se kjo kompani ka përdorur 5 nga patentat e saj kur ka prodhuar telefonat inteligjentë. Christopher Vellturo, i punësuar nga Apple si ekspert i dëmeve, tha në gjykatën e qarkut në SHBA, në Kaliforni, se këto patenta janë përdorur nga Samsung për të shitur mbi 37 milionë telefona inteligjentë dhe tabletë nga gushti i vitit 2011 deri në fundin e vitit të kaluar. Gjyqi i fundit Apple-Samsung vjen rreth dy vjet pasi një gjykatë federale shpalli Samsung-un fajtor për kopjimin e teknologjisë dhe karakteristikave të pajisjeve të Apple-it. Samsung u dënua me 900 milionë dollarë, por ka apeluar çështjen dhe është lejuar ndërkohë të vijojë të shesë produktet që përdorin këtë teknologji. (er.nu/BalkanWeb)

Renditja e FIFA-s, Shqipëria -16 vende

Renditja e FIFA-s, Shqipëria -16 vende FIFA-Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie prej 16 vendesh në renditjen mujore (prillin) të FIFA-s. Nga vendi i 54-t, që mbante në mars, skuadra e drejtuar nga De Biazi e sheh veten tashmë në vendin e 70-të, një pozicion që kishte muaj pa e shijuar. Në fakt, gjatë periudhës kohore mes dy renditjeve në fjalë, mars-prill, kuqezinjtë tanë nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje, qoftë edhe miqësore, por kjo “baticë” e tyre ka ardhur si pasojë e ngjitjes së skuadrave të tjera. Me 486 pikët e grumbulluara nga përllogaritja specifike e kësaj renditjeje mujore të FIFA-s, Shqipëria detyrohet të zbresë njëherazi 16 shkallë. Në një situatë të tillë mbetet të shihet rikuperimi i pozicioneve të humbura, që mund të vijë nga miqësoret e planifikuara në muajt maj dhe qershor. Për të qenë në veprim, kombëtarja e De Biazit duhet të presë datën 31 maj 2014, kur të përballet me Rumaninë në një miqësore që do të luhet në Sion të Zvicrës. Pas saj do të luhen edhe dy ndeshje të këtij karakteri, ndaj Hungarisë më 4 qershor dhe ndaj San Marinos më 8 qershor të këtij viti. Përsa u përket skuadrave tona rivale në Grupin I kualifikues të “Euro 2016”, renditja mujore e FIFA-s i ka buzëqeshur Portugalisë së Ronaldos, në vendin e tretë, ndërsa të tjerët kanë pësuar rënie si edhe kuqezinjtë. Sidoqoftë, ulja e Armenisë, Serbisë dhe Danimarkës ka qenë e lehtë. Listën vijon ta kryesojë Spanja, kampione e Botës dhe Europës në fuqi, e ndjekur nga Gjermania dhe Portugalia. (a.n/Panorama Sport/BalkanWeb)

FIFA: Klasifikimi kryesohet nga Spanja,

FIFA: Klasifikimi kryesohet nga Spanja, Portugalia në vendin e tretë Portugalia, pa luajtur, ka hyre ne podiumin e klasifikimit te FIFA-s, nderkohe qe Argjentina, ish-numri 3, ka zbritur ne vendin e 6-te, sipas publikimit te te enjtes. Klasifikimi i FIFA-s i 10 prillit eshte: 1. Spanja 2. Gjermania 3. Portugalia (+1 vend) 4. Kolumbia (+1) 5. Uruguaji (+1) 6. Argjentina (-3) . Brazili (+3) 8. Zvicra (-1) 9. Italia (-1) 10. Greqia (+3) 11. Anglia (+1) 12. Belgjika (-2) 13. SHBA (+1) 14. Kili (+1) 15. Holanda (-4) 16. Franca (+1) 17. Ukraina (+1) 18. Rusia (+1) 19. Meksika (+1) 20. Kroacia (-4). (d.b/BakanWeb)

Figo: Futbolli italian të ndryshojë stil

Figo: Futbolli italian të ndryshojë stil Ish-mesfushori i Barcelonës, Realit të Madridit dhe Interit, Luis Figo, analizon situatën e vështirë që po kalojnë klubet italiane në Kupat e Europës, duke dhënë këshilla të vlefshme, sidomos për sa i përket ndryshimit të mentalitetit dhe stilit të lojës. "Në Itali është një kulturë specifike, një mënyrë fikse për ta parë futbollin, por në Europë gjërat janë ndryshe. Duhet t'i përballosh ndeshjet me idenë për të fituar. Këshilla? Duhen marrë lojtarë të mirë, por kjo varet nga mundësitë ekonomike. Pastaj, duhet ndryshuar edhe stili i lojës. Juventusi ka kampionë të mëdhenj, por është realitet që në Champions nuk ka bërë mirë. Një vit mund të ndodhë, sepse mund të jetë thjesht rastësi. Ata që përgjigjen për futbollin italian duhet të reflektojnë", - u shpreh Figo. (d.d/E.Ilnica/BalkanWeb)

Sanjol: Mesi po ofendon tifozët Vili Sanjol

Sanjol: Mesi po ofendon tifozët Vili Sanjol, ish-lojtari i kombëtares franceze, qorton ashpër Lionel Mesin pas humbjes të së mërkurës me Atletikon e Madridit dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve. Ish-mbrojtësi i Bajernit të Mynihut ka goditur performancën e Mesit në humbjen e fundit të Barcelonës në Champions League. Argjentinasi, që ka përshkuar vetëm 6.8 kilometra gjatë humbjes 1-0 të ekipit të tij në "Vicente Calderon", vetëm 1.4 km më shumë se portieri katalanas Jose Pinto, shpërdoroi dy shanse të mira shënimi në pjesën e parë. Ish-francezi ndërkombëtar beson se performanca e 26-vjeçarit ishte një shenjë e mosrespektimit të tifozëve dhe se ai nuk ka treguar angazhim të mjaftueshëm kohët e fundit, duke injoruar tifozët. (d.d/E.Ilnica/BalkanWeb)

Nga laboratori, direkt në treg, domatja e zezë

Nga laboratori, direkt në treg, domatja e zezë me shumë vlera ushqyese Nga laboratori, direkt dhe në treg. Tashmë vjen domatja e zezë, me një fuqi shumë të fortë antioksidante dhe e aftë për t'ju ndihmuar të qëndroni në gjendje të mirë shëndetësor. Kjo domate nuk është Omgj, por një perime që i përmban të gjitha vlerat e saj ushqyese. Kjo është një risi që vjen nga një projekt kërkimor i zhvilluar në bashkëpunim mes disa universiteteve italiane. “Black Sun”, kështu e kanë quajtur studiuesit perimen me përmbajtje të lartë antioksidante. Sipas studiuesve, ky produkt nuk është aspak Omgj, por tepër natyral. Pasi u bë dhe regjistrimi i markës, shumë shpejt pritet të nis dhe marketingu për shitjen dhe kultivimin e fidanëve të këtyre domateve të veçanta për nga ngjyra dhe jo përmbajtja. (e.m/BalkanWeb)