Bundesliga, Borussia heq dorë nga titulli
10/01/2014
Borussia e Dortmundit tërhiqet nga lufta për titull, të paktën në fjalët e kapitenit të saj, Sebastian Kehl.
Në një intervistë të publikuar në faqen e klubit, Kehl pranoi se forma e Borussias në pjesën e parë të sezonit mund të kishte qenë më e mirë dhe se 12 pikët diferencë janë shumë ndaj këtij Bajerni.
Pas 17 ndeshjeve të para të Bundesligës, kampionët e Europës në fuqi janë e vetmja skuadër ende e pamposhtur dhe Kehl tha: “Përmbysja e madhe. Është pothuajse e pamundur të mbërrihet Bajerni, por objektivi ynë është vendi i dytë. Unë jam i sigurt që do t’ia dalim deri në fund të sezonit”
“Ne kemi një seri objektivash si klub. Duam të jemi më të suksesshëm, duam të rikthejmë atë futboll spektakolar që kemi zhvilluar në vitet e fundit dhe të ngjitemi sa më lart në klasifikim”, shtoi Kehl.
Sipas kapitenit, me titullin në Gjermani pothuajse të paarritshëm, Borussia mund të përqendrohet tek Champions, ku ka një short relativisht të lehtë për raundin e një të tetave përballë Zenitit.
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Saturday, January 11, 2014
Bundesliga, Borussia heq dorë nga titulli
Bundesliga, Borussia heq dorë nga titulli
10/01/2014
Borussia e Dortmundit tërhiqet nga lufta për titull, të paktën në fjalët e kapitenit të saj, Sebastian Kehl.
Në një intervistë të publikuar në faqen e klubit, Kehl pranoi se forma e Borussias në pjesën e parë të sezonit mund të kishte qenë më e mirë dhe se 12 pikët diferencë janë shumë ndaj këtij Bajerni.
Pas 17 ndeshjeve të para të Bundesligës, kampionët e Europës në fuqi janë e vetmja skuadër ende e pamposhtur dhe Kehl tha: “Përmbysja e madhe. Është pothuajse e pamundur të mbërrihet Bajerni, por objektivi ynë është vendi i dytë. Unë jam i sigurt që do t’ia dalim deri në fund të sezonit”
“Ne kemi një seri objektivash si klub. Duam të jemi më të suksesshëm, duam të rikthejmë atë futboll spektakolar që kemi zhvilluar në vitet e fundit dhe të ngjitemi sa më lart në klasifikim”, shtoi Kehl.
Sipas kapitenit, me titullin në Gjermani pothuajse të paarritshëm, Borussia mund të përqendrohet tek Champions, ku ka një short relativisht të lehtë për raundin e një të tetave përballë Zenitit.
Topi i Artë, Ribery: O sot, o kurrë!
Topi i Artë, Ribery: O sot, o kurrë!
11/01/2014
Mesfushori i Bajernit të Mynihut dhe i kombëtares franceze, Franck Ribery është i vetëdijshëm se sivjet ka mundësitë më të mira për të fituar “Topin e Artë”.
Në një intervistë të gjatë për “L’Equipe”, dy ditë para ndarjes së çmimit, ai flet për mundësitë e tij për të fituar trofeun prestigjoz dhe vlerëson rivalët që ka në këtë garë, Ronaldo dhe Messi. Ribery thotë se mes tij, argjentinasit dhe portugezit ka ndryshim në lojë dhe se nuk duhen vlerësuar në bazë të golave të shënuar.
“Unë kam dhënë maksimumin që të shmang dëmtimet dhe kam patur paraqitje të rregullta. Ronaldo dhe Messi shënojnë që të dy shumë gola dhe pavarësisht se e kanë penguar disa dëmtime këtë sezon, ai mbetet lojtari më i mirë në botë”, thotë Ribery.
“Unë besoj që mund të fitoj Topin e Artë dhe nëse e arrij, ia kushtoj familjes time”, thotë francezi
SHBA, drogë në bazat ushtarake
SHBA, drogë në bazat ushtarake
11/01/2014
Forcat ajrore amerikane po hetojnë 10 oficerë, nëntë togerë dhe një kapiten në gjashtë baza ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, për përdorim të paligjshëm të drogës.
Të përfshirë janë edhe dy oficerë të kontrolleve bërthamore në Bazën ajrore të Malmstromit, në Montana, bëjnë të ditur mediat amerikane.
Fillimisht hetimet u përqendruan tek dy oficerë në bazën ajrore Eduards, në Kaliforni, e dyta për nga madhësia e Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
“Më pas ato u përhapën, bazuar në kontaktet me oficerët në fjalë në lidhje me zotërimin e drogës qetësuese”, deklaroi zëdhënësi Brett Ashworth për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Hetimet janë zgjeruar duke përfshirë oficerë në bazat e tjera të Vandenbergut në Kaliforni, FE Warren në Uajoming, Schreiver të Kolorados, si dhe në atë ajrore Lakenheath në Angli.
Baza ajrore Malmstrom mbikëqyr 420 raketa bërthamore të armatosura ndërkontinentale, ndërsa ajo Schreiver është shtëpi e Organizatës Balistike të Mbrojtjes Raketore.
Shumë parregullsi në blerjen e Neymar
Shumë parregullsi në blerjen e Neymar
10/01/2014
Transferimi i Neymar tek Barcelona është shoqëruar me shumë parregullsi, të cilat mund të çojnë në dënimin me burg të presidentit Sandro Rosell, raportoi të premten shtypi spanjoll.
Disa muaj më parë, një nga aksionerët e Barcelonës, Jordi Cases, depozitoi në prokurori një denoncim për abuzime nga presidenti Rosell, në lidhje me këtë operacion merkato.
Atëherë, Rosell tha se çështja nuk kishte baza dhe se gjithçka do të mbyllej shumë shpejt, por pasi shqyrtoi dosjen, prokuroria vendosi që të referojë dosjen në gjykatë.
Neymar i kushtoi Barcelonës 72 milionë euro, të cilat iu paguan klubit të Santosit, një konsorciumi dhe babait të futbollistit, që kishin të ndarë mes tyre kartonin e 22-vjeçarit.
Megjithatë, ndërsa paratë që janë derdhur në arkën e Santosit janë të dokumentuara, nuk është e qartë se ku kanë shkuar 40 milionë euro, destinacioni i të cilave duhet ende të shpjegohet prej Rosell.
Greqi, alarm për armët kimike siriane
Greqi, alarm për armët kimike siriane
10/01/2014
Reagime të mëdha ka shkaktuar në Greqi lajmi se, arsenali i armëve kimike të regjimit të Sirisë do të shkatërrohet në ujrat ndërkombëtare në jug-perëndim të Kretës.
Deputetë të opozitës greke kanë kërkuar interpelance nga qeveria, pasi i janë referuar një reportazhi të rrjetit britanik BBC, sipas të cilit një anije amerikane do të shkatërrojë armët kimike me anë të hidrolizës, në një zonë detare midis Greqisë, Italisë, Libisë dhe Maltës.
Shkatërrimin e gati 1400 ton armësh kimike siriane e ka marrë përsipër Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe, pas kundërshtimit të shumë shteteve, si Shqipëria, Belgjika, Norvegjia, etj., përveç pjesës që ka marrë përsipër Gjermania, SHBA-të kanë propozuar metodën e hidrolizës, për efikasitetin e së cilës, shkencëtarë grekë dhe të huaj kanë shprehur rezervat e tyre, si dhe për faktin se a mund të përdoret ajo në një det të mbyllur, siç është Mesdheu.
Shqetësimet e tyre vijnë vetëm dy ditë, pasi mbikqyrësit e OPCW i kanë bërë thirrje qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, që të përshpejtojë dorëzimin e kimikateve të mbetura.
“Ne këshillojmë qeverinë siriane të intensifikojë përpjekjet e saj, në mënyrë që të mund të përfundojmë këtë pjesë kritike të këtij misioni, sa më shpejt që ta lejojnë kushtet”, ka thënë Michael Luhan, zëdhënës i OPCW.
Sipas BBC, ngarkesa e parë e armëve kimike është nisur nga Siria, me destinacion Italinë, ku më pas do të ngarkohet në një anije të flotës ushtarake amerikane, e cila do ta çojë në vendin e përcaktuar në Detin Mesdhe.
Zëdhënësja e grupit parlamentar të “Demokracisë së Re” ka deklaruar se qeveria greke është kundër këtij akti, ndërsa përfaqësuesi i “Ekologëve të Blertë” ka kërkuar sqarime nga Komisioni Europian, nëse është në dijeni të këtij plani, nëse ka pëlqimin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike dhe OKB-së, nëse procesi i hidrolizës është në përputhje me dispozitat e Konventës dhe Protokollit të Londrës për parandalimin e ndotjes së detit dhe dëmtimit të ekosistemeve detare dhe specieve, si dhe nëse do të monitorohet ky proces
Vlorë, të shtëna në mes të rrugës
Vlorë, të shtëna në mes të rrugës
11/01/2014
Të shtëna armësh janë regjistruar pasditen e së shtunës në mes të rrugës, në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve të fundit, të shtënat kanë qenë në adresë të një makine, në vendin e quajtur Kali i Trojës.
Policia lokale, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, njofton se nga të shtënat për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Nga dëshmitë e mbledhura uniformat blu kanë zbuluar se plumbat kanë ardhur nga një makinë tjetër, e cila është larguar me shpejtësi.
Burimet zyrtare shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit, përveç dëshmive po mundohen të mbledhin edhe prova në vendin e ngjarjes.
Ata pritet të marrin në pyetje edhe pronarin e automjetit të qëlluar, për të hedhur dritë mbi sulmin e armatosur
Abuzimi me ndihmën ekonomike
Abuzimi me ndihmën ekonomike
11/01/2014
Prokuroria e Tiranes nis hetimet për abuzimet me fondet për dhënien e asistencës ekonomike, por edhe për dyshimet e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave nga krerët e komunave Paskuqan dhe Krrabë.
Burime pranë prokurorisë bënë të ditur për Top Channel se për të dy rastet është regjistruar proçedimi penal, jo vetëm për krerët e komunave në fjalë por edhe anëtarët e këshillit të komunës, në bazë të dy raporteve të depozituara nga Shërbimi Social Shtetëror.
Njëra prej tyre është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës në fund të dhjetorit për komunën e Paskuqanit, ndërsa tjetra për komunën e Krrabës e bërë publike në fillim të vitit.
Burimet e prokurorisë pohuan se prokurorët e njësisë taskf forcë po studiojnë dosjet në fjalë për të vendosur se çfarë veprimesh të mëtejshme hetimore do të ndërmarrin.
Në rastin e komunës së Paskuqanit, Shërbimi Social Shtetëror pretendon se është shkelur skema e ndihmës ekonomike për gati 600 persona.
Ndërkohë, për komunën e Krrabës, sipas raportit, nga 228 persona që kishin përfituar nga skema e asistencës ekonomike, 193 prej tyre e kanë përfituar në shkelje të kritereve ligjore
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive
11/01/2014
Ora 11 e së shtunës shënoi kohën kur autobusi me të cilin udhëtoi qeveria e Shqipërisë nga Tirana ndaloi në qytetin e Prizrenit për t’u takuar me qeverinë e Kosovës në mbledhjen e shumë pritur të përbashkët.
Ishte kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, ai i cili iu kthye historisë së dhimbshme të kombit shqiptar, duke filluar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri te përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, kur përfundimisht kufiri i Kosovës me Shqipërinë u thye dhe shqiptarët sot janë të lirë.
“Kjo mbledhje e dy qeverive tona është një dëshmi dhe respekt ndaj heronjve tanë të periudhave të ndryshme, se mundi, djersa dhe gjaku i dëshmorëve po respektohet. Por, ne nuk jemi këtu sot për të evokuar të kalurën, por për të punuar për të ardhmen. Duhet të përpiqemi të kemi rritje ekonomike më të lartë, investime të huaja, punësim më të madh, pensione më dinjitoze, sistem shëndetësor dhe arsimor të standardeve europiane, si dhe një përkujdesje sociale dinjitoze për qytetarët. Duhet t'i kapitalizojmë mundësitë e jashtëzakonshme që na ofrohen nga përmirësimi i infastrukturës fizike ndërmjet dy vendeve. Konkretisht, Rruga e Kombit duhet të rezultojë me një qarkullim më masiv të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve ndërmjet vendeve tona. Po ashtu, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit duhet të përkthehet në një integrim të dy sistemeve energjitike të Kosovës dhe Shqipërisë. Ka vullnet të bollshëm politik, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, që marrëdhëniet mes nesh të jenë shembull për rajonin dhe më gjerë, ndaj nevojiten veprimtari të tilla si kjo e sotmja”, deklaroi Thaçi.
Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ajo çfarë i bashkoi dy qeveritë është kontributi i tyre për integrimin rajonal në Europën e bashkuar. Por Rama u ndal edhe te kritikët e këtij bashkëpunimi. Ai tha se mbledhja e përbashkët nuk ka përse të trembë askënd, pasi shqiptarët do ta mbajnë besën e dhënë, siç tha ai, për SHBA-të dhe Bashkimin Europian që kufijtë të mos ndryshojnë.
“Nëse mbledhja e përbashkët të dy qeverive të një kombi të shtrirë në dy shtete bëhet arsye trembjeje apo inkurajimi për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare, duhet ta them që në fillim, fort dhe qartë se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm, si një vijë që na kujton qoftë pamundësinë e historisë nga njëra anë, apo përpjekjen heroike, që solli krijimin e shtetit të dytë shqiptar nga ana tjetër dhe qoftë edhe detyrimin tonë për t'i qëndruar besës së dhënë, atyre pa të cilët Kosova e lirë dhe e pavarur do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimin Europian”, theksoi Rama.
Në mbledhjen, e cila vazhdoi punimet me dyer të mbyllura, qeveritë kishin para vetes një rend dite prej 13 pikash. Marrëveshja për lehtësime tregtare dhe ajo për bashkëpunim në fushën e transportit dhe infrastrkutrës morën firmat e ministrave përkatës.
Disa propozime dhe ide janë diskutuar në këtë mbledhje dhe njëra ndër to ka të bëjë me bashkëfinancimin e festivalit të filmit dokumentar Doku Fest. Qeveria e Kosovës ndërkaq propozoi idenë për themelimin e fondit zhvillimor për Luginën e Preshevës.
Dokumenti më i rëndësishëm i takimit, Deklarata e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës u nënshkrua nga kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi.
Në këtë deklaratë kryeministrat konfirmojnë angazhimin për çështje që kanë të bëjnë me politikat e jashtme dhe të sigurisë. Qeveria e Shqipërisë ofroi mbështetje për avancimin e dialogut të nisur mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut i drejtëpërdrejtë dhe kryesor në dobi të qytetarëve, për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon e më gjërë.
Drejtësia, ekonomia, energjia, transporti, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit janë fusha në të cilat është shprehur vullneti për të bashkëpunuar. Sipas kësaj deklarate, mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive do të mbahen çdo vit në bazë të një kalendari të rregullt dhe mbi parimin e rotacionit. Komisione përkatese do të ngrihen për zbatimin e gjithë asaj që arrihet. Qeveritë kanë vendosur që mbledhja e radhës të mbahet në maj apo qershor në qytetin e Vlorës.
Thaçi e Rama firmosin në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit
Në oborrin e ndërtesës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u bë nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim në Lehtësimin e Tregtisë, nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim në Transport dhe Infrastrukturë dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian.
Dy kryeministrat, Rama dhe Thaçi, dolen më pas në një konference te perbashket per mediat.
Kryeministri Thaçi e konsideroi takimin e parë mes dy qeverive si të suksesshëm, ndërsa e cilësoi angazhimin e Ramës për iniciativë si mjaft efikase
Subscribe to:
Posts (Atom)