Rruga Tiranë-Elbasan, nis puna
10/01/2014
Në rrugën Tiranë-Elbasan kanë rinisur punimet e ndërtimit, duke bërë riparimin e dëmeve. Rruga mbeti ne mes dhe prej muajsh askush nuk punonte aty per shkak se ndaj kompanise ndërtuese ishte krijuar një mal me borxhe të pashlyera.
Mungesa e rimbursimit te TVSH per muajt Korrik-Tetor nga qeveria e mepershme kundrejt firmes greke 'Aktor' beri qe kjo e fundit te pezulloje punimet deri ne nje afat te papercaktuar.
Venia ne funksion e kesaj rruge ende e paperfunduar, per shkaqe elektorale dhe pezullimi i punimeve per disa muaj, bene qe shume shpejt aty te krijohen probleme per qarkullimin e mjeteve.
Perdoruesit e rruges ankohen per demtime serioze te saj, te cilat shpesh here jane bere burim aksidentesh.Nderkohe e kontaktuar ne telefon nga Top Channel, Drejtoresha e njesise se menaxhimit te Projektit Tirane-Elbasan, Majlinda Gjonaj tha se pas shlyerjes se borxhit do te kete nje mobilizim te plote deri ne perfundumin e ketij aksi rrugor. Ajo tha se po punohet paralelisht per riparimin e defekteve, ne menyre qe rruga te mos jete e rrezikshme dhe ne vazhdimin e punimeve per hapjen e korsise tjeter.
Aktualisht ne pjeset e demtuara, sidomos ne hyrje dhe dalje te urave po vendosen pjese gome te cilat zvogelojne tronditjen e mjeteve.
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Friday, January 10, 2014
Frenimi i abuzimit me çmimet
Frenimi i abuzimit me çmimet
10/01/2014
Qeveria ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për të ndalur rritjen abuzive të çmimeve në treg.
Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Zhvillimit Ekonomik njoftoi se në përgjigje të shqetësimit qytetar për rritjen e çmimeve në periudhat e fundvitit, ka nisur marrjen e masave konkrete për monitorimin e tregut.
Në këtë kuadër, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani kanë firmosur Urdhrin e Përbashkët “Për ngritjen e grupit të punës për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg”.
Sipas njoftimit, në aksion do të përfshihet edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe ajo e Tatimeve. Ministria e Zhvillimit Ekonomik bën të ditur se mbetet e angazhuar për mbrojtjen konsumatorëvë nga rritjet abuzive të çmimeve
Taksat për koncensionarët e naftës
Taksat për koncensionarët e naftës
10/01/2014
"Bankers Petroleum", kompania që ka me koncesion pjesën dërrmuese të industrisë së naftës në Shqipëri, deklaroi se po negocion me Qeverinë për efektet e taksave të reja.
Në paketën e re fiskale, Qeveria vendosi të taksojë me akcizë nënproduktet e naftës që kompanitë koncesionare të kësaj industrie importojnë për nevojat e veta.
Sipas Ministrisë së Financave kjo do të sillte 35 milionë dollarë të ardhura në buxhet për vitin 2014, para që do u merreshin koncesionarëve. Por përmes një njoftimi për shtyp, të publikuar në faqen zyrtare, 'Bankers Petroleum' citon presidentin e saj të thotë: "Kompania është në negociata me zyrtarë të lartë të Qeverisë shqiptare për të vlerësuar plotësisht impaktet e ligjeve të reja dhe për të arritur një marrëveshje që do të kompesonte efektet financiare, e drejtë e cila na buron nga marrëveshja koncesionare që ne kemi me Shqipërinë."
Top Channel ka mësuar se institucioni i ngarkuar është Ministria e Energjetikës. Burime zyrtare nga kjo Ministri konfirmojnë lajmin, por bëjnë të ditur se deri më tani nuk është zhvilluar asnjë diksutim konkret. Sipas këtyre burimeve, ato pritet të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, me të gjitha kompanitë që operojnë në industrinë e naftës dhe preken nga taksat e reja. Kontributi në buxhet i kompanive që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit, ka qenë një temë e nxehtë debatit politik, i përdorur fort nga socialistët, kur ishin në opozitë.
Me ardhjen në pushtet Qeveria e majtë hartoi fillimisht një draft i cili vendoste akcizën mbi importet e koncesionarëve, në të gjitha fazat kërkim zhvillim dhe shfrytëzim. Por vetëm dy ditë më vonë, në Kuvend, Ministria e Financave e korrigjoi draftin duke ripërjashtuar importet në fazën e kërkimit. Tashmë mbetet për t'u parë se cili do të jetë rezultati i negociatave të reja. A do të ketë të tjera ndryshime në ligjin që vendos akcizën mbi koncesionarët apo Qeveria do e mbajë atë të pandryshuar?
Ndërkohë burime konfidenciale jashtë Ministrisë së Energjetikës thonë se një nga kërkesat e koncesionarëve është ajo që taksat e reja t'u njihen si shpenzime të zbritshme për efekt të llogaritjes së fitimit.
Deri më tani kompanitë që shfrytëzojnë naftën në Shqipëri nuk kanë paguar asnjë lek tatim mbi fitimin, pasi deklarojnë se ende nuk kanë rekuperuar investimet. Pak javë më parë, ministri i Financave tha në Kuvend se edhe për vitin 2014, buxheti nuk do të përfitojë asnjë të ardhur tatim fitimi nga nafta, eksportet e të cilës vitin e kaluar ishin gati gjysmë miliardi dollarë ose rreth 4 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Mbështetja e punësimit të të rinjve
Mbështetja e punësimit të të rinjve
10/01/2014
Pas një jave hapet në Tiranë Zyra e Punës në bashkëpunim me qeverine gjermane një zyre që do ketë në fokus punësimin kryesisht të të rinjve.
Kjo u deklarua nga ministri Erjon Veliaj, pas një inspektimi në një nga impiantet që punëson një numër të madh personash në portin e Shëngjinit.
"Javën tjetër në Tiranë hapim Zyrën e parë të Punës, në bashkëpunim me Qeverinë gjermane, për të ofruar një standard të ri sesi shteti duhet të jetë ndërmjetësues midis punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe bashkë me Inspektoriatin e punës do të kemi një fushatë inspektimesh në të gjithë Shqupërinë që të sigurohemi që punëtorëve shqiptarë u garantohet siguria në punë, shëndeti në punë, paga e rregullt, e drejta e tyre për t'u sindikalizuar dhe mbi të gjitha mbështetje për biznesin", tha Veliaj.
Veliaj beri te ditur faktin se per te nxitur kryesisht punesimit e te rinjve, te vajzave e grave do hapet nje konkurs per kompanite qe
Një e treta e Tiranës pa energji
Një e treta e Tiranës pa energji
10/01/2014
Një e treta e lagjeve të kryeqytetit, përfshirë Spitalin e Sanatoriumit përballen për orë të tëra me mungesën e energjisë elektrike gjatë tre ditëve të fundit.
CEZ Shpërndarje thotë se shkak për këtë është dëmtimi i linjave të tensionit, në mënyrë të përsëritur nga një firmë private që po punon për ndërtimin e rrugës mbi liqenin e Farkës.
'Gjithë zona poshtë liqenit të Farkës, mbi ish-Uzinën Traktori, zona e qytetit Studenti, zona e Komunës së Parisit, zona e stadiumit 'Qemak Stafa', ambasada amerikane, rruga "Budi",deri në rrugën e Elbasanit ka probleme energjie", thotë Petrit Shkëmbi, kryeinxhinier në CEZ-Shpërndarje.
CEZ Shpërndarje ka kërkuar nga organet shteterore që të marrin masa sa më shpejt për të mos lejuar që kompani apo persona abuzivë të pengojnë punën e kompanisë dhe të lënë pa energji abonentët.
"Dy ditë më parë u bë denoncimi zyrtarisht. Sot është përsëritur e njëjta gjë, sërish firma ka dëmtuar, sërish banorët janë pa energji elektrike", thotë Shkëmbi.
Për riparimin e dëmit nga ana e specialistëve të CEZ Shperndarjes u deshën 5 orë. Ndërkaq, për të evidentuar dëmin e shkaktuar nga kompania e ndërtimit të rrugës, në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë.
Energjia
Interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë
CEZ pret lidhjet e paligjshme
Fati i pasurive tona
Vilë në bregdet për të “pastrehët”
Vilë në bregdet për të “pastrehët”
10/01/2014
'Fiks Fare' denoncoi rastin flagrant se, si dy ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë 'Berisha', morën kredi të butë si të pastrehë, për të blerë një shtëpi në një bllok rezidencial në Gjirin e Lalzit, në Durrës.
Kamerat e 'Fiks Fare' dokumentuan gjithçka me ane te pamjeve filmike, duke denoncuar haptaz manipulimin e bere nepermjet dokumentave ligjore.
'Fiks Fare' nxorri fakte sesi ish-keshilltari per çeshtjet ligjore i ish-kryeministrit Berisha, Admir Drago dhe ish-zevendësministrja e drejtesise ne Qeverine 'Berisha', Brikena Kasmi, perfituan te dy nga nje kredi lehtesuese prej 5 milione lekesh secili, per te njejtin apartament me siperfaqe 107.24 metra katrore ne zonen A te vilave, ekzektesisht Vila nr 9, e ndodhur ne Gjirin e Lalzit ne Durres. Ne dokumentat qe ju dorezuan bankes qe leshoi kredine, verehet se te dy keta persona janë bere dorezanes per njeri-tjetrin per kredine qe ka marre secili dhe kane blere te
‘Blackberry’ i rikthehet dashurisë së parë
‘Blackberry’ i rikthehet dashurisë së parë
09/01/2014
Një hap pas për të bërë shumë të tjerë përpara. Kompania kanadeze ‘Blackberry’ vazhdon përpjekjet për të rigjetur suksesin e dikurshëm në tregun e telefonave inteligjentë, të dominuar nga androidët dhe ‘Apple’.
Kreu i ri ekzekutiv i kompanisë, John Chen deklaroi gjatë panairit të teknologjisë në Las Vegas se Blackberry do të heqë dorë nga prodhimi i telefonave me prekje dhe do të përqendrohet tek produktet me tastjerë fizike, duke synuar treg kryesisht tek drejtuesit e lartë qeveritarë dhe biznesmenët, ashtu si në vitet e arta.
Ai tha se kjo nuk do të thotë që do të hiqet dorë plotësisht nga prodhimi i telefonave me prekje, si modeli i fundit Z10, por se parësore do të jetë prodhimi i pasardhësve të Q10, telefon inteligjent që krahas ekranit me prekje ka edhe butona fizikë në trup.
Prej muajsh tashmë kompania kanadeze lundron në ujëra të turbullta financiare duke njohur humbje prej miliarda dollarësh dhe rënie drastike në treg. Në tetor u përfol për një shitje të saj, por më vonë drejtuesit hoqën dorë nga kjo ide dhe rinisën përpjekjet për ringjallje. Pjesë e saj ishte zëvendësimi i drejtorit ekzekutiv, Thorsten Heins me John Chen dhe marrëveshja me “Foxconn”, kompania tajvaneze e prodhimit të aksesorëve kryesorë të telefonave inteligjentë që siguron produktet e para edhe për ‘Apple’.
Gruaja që ha biftekun e stërmadh për 3 minuta 10/01/2014 Molly Shuyler ka hyrë në librin e rekordeve Guiness pasi hëngri një biftek me peshë 2 kilogramë për 2 minuta e 44 sekonda. 34-vjeçarja amerikane, nënë e 4 fëmijëve, ka postuar një video në YouTube ku tregohet se si ka arritur të hajë aq shumë mish për aq pak kohë. Videoja është realizuar në 3 janar dhe në të shihet Molly duke ngrënë me duar. Kur i ka mbetur edhe çereku i biftekut, dëgjohet një person që thotë: “Këtu ndalojnë meshkujt… pasi ka kaluar një orë.” Rekordi i mëparshëm i ngrënies së një bifteku prej 2 kg ishte 6 minuta e 48 sekonda dhe mbahej nga një burrë që merrej me “body building”, ndërsa gruaja në fjalë është tepër elegante. Kur u pyet për aftësinë e të ngrënit shpejt, Molly tha: “Është e lindur. Kështu kam qenë përherë dhe kam nisur të marr pjesë nëpër konkurse të tilla vetëm një vit më parë. Me biftekun ishte e vështirë pasi mua nuk më pëlqen mishi.” Në vitin 2013, zonja Schuyler ka marrë pjesë në më shumë se 20 konkurse të ngrënies së shpejtë në të gjithë Amerikën.
Subscribe to:
Posts (Atom)