Total Pageviews

Translate

Friday, January 10, 2014

‘Blackberry’ i rikthehet dashurisë së parë

‘Blackberry’ i rikthehet dashurisë së parë 09/01/2014 Një hap pas për të bërë shumë të tjerë përpara. Kompania kanadeze ‘Blackberry’ vazhdon përpjekjet për të rigjetur suksesin e dikurshëm në tregun e telefonave inteligjentë, të dominuar nga androidët dhe ‘Apple’. Kreu i ri ekzekutiv i kompanisë, John Chen deklaroi gjatë panairit të teknologjisë në Las Vegas se Blackberry do të heqë dorë nga prodhimi i telefonave me prekje dhe do të përqendrohet tek produktet me tastjerë fizike, duke synuar treg kryesisht tek drejtuesit e lartë qeveritarë dhe biznesmenët, ashtu si në vitet e arta. Ai tha se kjo nuk do të thotë që do të hiqet dorë plotësisht nga prodhimi i telefonave me prekje, si modeli i fundit Z10, por se parësore do të jetë prodhimi i pasardhësve të Q10, telefon inteligjent që krahas ekranit me prekje ka edhe butona fizikë në trup. Prej muajsh tashmë kompania kanadeze lundron në ujëra të turbullta financiare duke njohur humbje prej miliarda dollarësh dhe rënie drastike në treg. Në tetor u përfol për një shitje të saj, por më vonë drejtuesit hoqën dorë nga kjo ide dhe rinisën përpjekjet për ringjallje. Pjesë e saj ishte zëvendësimi i drejtorit ekzekutiv, Thorsten Heins me John Chen dhe marrëveshja me “Foxconn”, kompania tajvaneze e prodhimit të aksesorëve kryesorë të telefonave inteligjentë që siguron produktet e para edhe për ‘Apple’.

No comments: