Total Pageviews

Translate

Thursday, February 13, 2014

De Biazi për Etrit Berishën: Ç'talent i rrallë për Shqipërinë

De Biazi për Etrit Berishën: Ç'talent i rrallë për Shqipërinë Etrit Berisha në katërkëndorin e La-cios. Një histori surprizuese, pasi 24-vjeçari shqiptar ia ka rrëmbyer vendin Marketit. Kështu e nis shkrimin "Tuttom ercato-web.com", që ka bërë një intervistë ekskluzive me trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. "Berishën e ndjek gjithnjë. Në ndeshjet e fundit ka luajtur shumë mirë. Është një portier që kishte nevojë të punonte në një shkollë portierësh si ajo italiane. Ka mësuar gjëra, është një talent i lindur", - thotë De Biazi. Ndërsa i pyetur nëse e priste të ishte kaq shpejt Berisha titullar në ekipin e Lacios, trajneri i kombëtares shqiptare është përgjigjur: "Nuk e prisja që në pak kaq kohë të ishte në këto nivele. Me trajnerin Reja pati mundësinë dhe e shfrytëzoi, sepse ka luajtur mirë. Uroj që të ketë vazhdimësi të tillë, pasi Berisha është modest, ambicioz dhe jo arrogant. Edhe nëse do të kishte përfunduar në stol, ai nuk do të bënte fjalë. "Portali në fjalë e ka pyetur trajnerin italian të skuadrës kuqezi edhe për ecurinë e kombëtares shqiptare. Dhe De Biazi është shprehur: "Shumica e lojtarëve të Shqipërisë kanë eksperiencë në kampionatet e huaja. Federata Shqiptare e Futbollit po promovon shumë kampionatin e saj. Kam ndjekur takimin Tirana-Partizani dhe mund t'ju them që niveli i futbollit vendës është ngritur. "Ndërsa sa i përket të ardhmes së vetë De Biazit, tekniku italian e ka mbyllur kështu komentin e tij: "Kontrata ime mbaron më 2015, ka pak që kam rinovuar deri në fund të eliminatores të Euro 2016. Do të provojmë të shkojmë në Kampionatin Europian, por së pari, duhet të shohim kë do të kemi në grup, pastaj të nisim të bëjmë llogari". (a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Kufjet ‘Aurora’ ju lejojnë të keni nën kontroll ëndrrat tuaja

Kufjet ‘Aurora’ ju lejojnë të keni nën kontroll ëndrrat tuaja Kompania iWinks ka krijuar një pajisje e cila do të kontrollojë ëndrrat tona. Pajisja quhet Aurora, është në formën e një shiriti që vendoset në kokë, dhe nëpërmjet dritave dhe tingujve bën që ju të vazhdoni të ëndërroni ndërsa jeni në gjumë ju lejon të keni nën kontroll ëndrrat tuaja. Kështu ju do të vazhdoni të ëndërroni ndërsa bëheni president, po ziheni me një dragua, të gjitha këto në shtratin tuaj të rehatshëm dhe të sigurt. Ju duhet vetëm një telefon inteligjent për të përdorur kufjet Aurora. Kompania amerikane iWinks, do e nxjerrë në treg këto kufje duke nisur që nga muaji qershor, ndërsa po mblidhen fonde për të prodhuar një sërë modelesh të tilla. Funksioni i saj do të jetë i lehtë, pasi vendoset një shirit në ballë e pajisur me sensor, e cila do të jetë e lidhur me telefonin inteligjent, nëpërmjet një aplikacioni. Kësisoj analizohet aktiviteti cerebral për të identifikuar ëndrrat, dhe më tej jepen disa tinguj jo aq të fortë sa për të na zgjuar, por për të ngacmuar trurin që të vijojë më tej, në bazë të reagimit që do të ketë truri i njeriut. (a.k/krokodili/BalkanWeb)

BabyWatch- pajisja që ju lejon të dëgjoni të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj

BabyWatch- pajisja që ju lejon të dëgjoni të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj Pajisja BabyWatch ju lejon të dëgjoni, nëpërmjet ultratingullit, se çfarë po bën fëmija juaj. Ju mund të ndani me miqtë ose familjarët tuaj të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj, që nuk ka lindur akoma. Kompania ka prodhuar pajisjen, e cila është e vogël, dhe aplikacionin në mënyrë që ju ta lidhni me pajisjen ultratingull, të regjistroni të rrahurat e zemrës, dhe t’i ndani me kë të dëshironi. Pajisja ultratingull lidhet me tabletin ose telefonin tuaj inteligjent nëpërmjet një fishe. Aplikacioni BabbyWatch krijon një statistikë që ju tregon tingujt e rrahjeve të zemrës për minutë. Aplikacioni shërben gjithashtu edhe si kalendar për t`ju treguar se kur keni takimet tek gjinekologu. Ndryshe nga shumë aplikacione të tjera, që përqendrohen në mirëqenien e nënës dhe nuk i japin rëndësi anës sociale të ndarjes së tingujve, aplikacioni BabyWatch po mundohet të formojë një komunitet nëpërmjet këtij produkti. Ky aplikacion duket se do të tërheqë femrat që janë shtatzëna për herë të parë, dhe e presin me padurim ardhjen e fëmijës, ose për ato që kanë një shtatzëni të vështirë dhe vuajnë nga stresi dhe nervozizmi. Përdoruesit duhet ta përdorin pajisjen vetëm një herë në ditë për t`u siguruar se fëmija është mirë. Kompania po i shton kësaj pajisje dhe veçori të tjera si p.sh., të dallojë kur fëmija lëviz ose dhe kur shkelmon, dhe këto të regjistrohen në telefonin ose tabletin tuaj. (a.n/Krokodili/BalkanWeb)

Aroma e lëkurës, paswordi i së ardhmes për smartphone dhe PC

Aroma e lëkurës, paswordi i së ardhmes për smartphone dhe PC MADRID-Aroma e lëkurës mund të jetë paswordi i së nesërmes. Pas shenjës së gishtit dhe retinës së syrit, identifikues për telefonat smartphone por edhe kompjuetrat, pritet të jetë aroma e lëkurës. Për të bërë të mundur këtë, po punojnë kërkuesit e universitetit Politeknik në Madrid sëbashku me shoqërinë Ilia Sistemas. Ekspertët bëjnë me dije se trupi i një njeriu, edhe pse ka një aromë në bazë të ushqimit, djersitjes dhe gjendjes shëndetësore, ka një parfum origjinal konstant dhe të njohur. Cdo individ ka erën e tij, një firmë personale kjo. Studiuesit gjatë testimeve të kryera kanë arritur të bëjnë njohjen e një personi brenda një grupi, me një precizion prej 85%, pra që ka ende nevojë të perfeksionohet. Por ata besojnë që mund t’ja arrijnë. Kjo hap portat e metodave të ardhshme të identifikimit, që sipas tyre do jenë tepër të besueshme. (m.a/BalkanWeb)

Pasaporta në kohën e Mbretit Zog: Cdo shqiptar është vllau yt!

Pasaporta në kohën e Mbretit Zog: Cdo shqiptar është vllau yt! TIRANE-Kureshtja na shtyn ta shohim me detaje këtë pasaportë të vjetër të Mbretërisë së Shqipërisë. Shumë ndryshe nga pasaportat e tjera që dolën me pas dhe kokë e këmbë ndryshe nga biometrikja që jemi pajisur sot. Ajo që bie në sy janë disa rregulla që në vitet 1937 duket se kanë qenë të arta. Janë për kombin, për emrin shqiptar, për gjuhën shqipe, për flamur dhe një urdhër ku këshillohet ruajtja e karakterit kombëtar, bindju ligjeve të vendit. Kjo pasaportë është një model i viteve 1930 dhe që i përket kohës së Mbretërisë së Zogut. (d.b/BalkanWeb)

Vergara: Gjoksi i madh më bën të dukem si prostitutë

Vergara: Gjoksi i madh më bën të dukem si prostitutë Aktorja e famshme e Hollivudit Sofia Vergara 41-vjeçe, është ankuar se nganjëherë për shkak të gjoksit të saj të madh, ndihet keq dhe duket i duket vetja si prostitutë. “Janë të mëdhenj dhe shpesh mendoj se dukem vulgare. Më saktësisht, më duket vetja si të isha një prostitutë. Por çfarë të bëj kur kjo është diçka gjenetike. Edhe mamaja ime e ka gjoksin e madh madje edhe gjyshja ime e ka pasur të tillë”- është shprehur aktorja. Ajo ka theksuar se vazhdimisht bën ushtrime që gjoksi i saj të mos varet. “Vazhdimisht bëj ushtrime të ndryshme fizike, në mënyrë që gjoksi im të mos varet. Duhet punë e vazhdueshme në mënyrë që ai të jetë në top-formë”, është shprehur ylli i serialit "Modern Family". Ajo shprehet se nuk do të bëjë kurrë operacione plastike për të ruajtur format seksi të trupit. “Përmirësimi apo ruajtja e formave seksi të trupit, nuk është një opsion për mua. Dua të plakem në mënyrë natyrale, sepse nuk dua që brisku i kirurgut të jetë shpëtimtari im. As nëna ime nuk ka bërë kurrë operacion plastik dhe duket mrekullueshëm në këtë moshë që ka. U besoj geneve të mia dhe do ta kem një pleqëri tërësisht natyrale”, ka shtuar ajo. (BalkanWeb)

Bastiset 'kryeqyteti i seksit' në Kinë, në pranga 920 vetë-

Bastiset 'kryeqyteti i seksit' në Kinë, në pranga 920 vetë- FOTO KINE -Policia në jug të Kinës bën të ditur se ka bastisur mbi 18.000 qendra argëtimi, në qytetin Dongguan të krahinës Guangdong. Aksioni i policisë vjen pas raportimit të mediave, ku është ekspozuar skllavëria seksuale në një qytet kinez, të njohur si “kryeqyteti i seksit”. Një raport televiziv ka dokumentuar prostitucionin në qytetin Dongguan të krahinës Guangdong. Pas presionit publik, policia nisi një operacion të gjerë bastisjesh në këtë krahinë. Të enjten, forcat e rendit njoftuan se kanë arrestuar 920 persona të dyshuar si të përfshirë në një zinxhir prostitucioni. Sipas forcave të rendit, mes qendrave të bastisura, ishin edhe klube të vallëzimit, saunat dhe sallonet e masazhit. Bastiset “kryeqyteti i seksit” në Kinë, arrestohen 920 persona Bastiset “kryeqyteti i seksit” në Kinë, arrestohen 920 persona Bastiset “kryeqyteti i seksit” në Kinë, arrestohen 920 persona. (er.nu/BalkanWeb

I dashuri i Rudina Magjistarit i apasionuar pas kafshëve të egra

I dashuri i Rudina Magjistarit i apasionuar pas kafshëve të egra TIRANE -Xhavit Bajrami, i dashuri prej tri vitesh i moderatos së njohur të programit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari, duket se përveç sportit luftarak që ushtron në jetë, kick-boksin, preferon natyrën e ashpër dhe kafshët e egra. Këto ditë ai ka postuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook” një album fotografish, të realizuara në parkun kombëtar “Kruger”, i njohur për magjinë dhe luksin e tij në Afrikën e Jugut. Atje ku mund të shohësh magjinë e natyrës së egër edhe nga dritarja e hotelit ku je akomoduar, Xhaviti ka realizuar disa foto me miqtë e tij dhe pranë kafshëve legjendare që identifikojnë atë park. Fotot brenda parkut “Kruger”, Xhaviti ka preferuar t’i bëjë në peizazhin dramatik të pyjeve, lumenjve dhe maleve që krenohen me luanë, tufa elefantësh e shumë kafshë të tjera të rrala. Miqtë i kanë pëlqyer fotot e Xhavitit, duke e pyetur se kur e ka bërë këtë udhëtim në Afrikë, dhe ai ështe përgjigjur se ka qenë atje para dy vitesh. Aktualisht, Xhaviti jeton në Tiranë, një vendim që e mori në fillim të vitit 2013, menjëherë pas deklarimit të lidhjes nga vetë Rudina në ekran. Xhaviti ka hapur gjithashtu një palestër, ku ushtron të rinj në kick boks. Për lidhjen e tyre ata pohuan se është një histori dashurie që nisi nga një komunikim virtual në “Facebook”. Edhe pse kanë tri vite bashkë, Rudina dhe Xhaviti ende nuk kanë planifikuar një ceremoni të afërt martese. (er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)

Fustani i zi, prej 90 vitesh mbretëron ndër veshje

Fustani i zi, prej 90 vitesh mbretëron ndër veshje TIRANE-Fustani i zi, prej 88 vitesh vazhdon të qëndrojë në majat e fustanëve me një fuqi joshëse. A thua, Coco Chanel do ta kishte imagjinuar ndonjëherë që krijimi që nxirrte nga duart e saj do të do të ishte pas kaq vitesh akoma një simbol?! Dhe sot fustani i zi mbetet numri 1 dhe i pavdekshëm. Fustani i zi, u prezantua për herë të parë në Paris më 1926 nga stilistja transgresive Gabrielle Coco Chanel. Fustanin e shkurtër të zi, pa mëngë, të gjatë vetëm 70 cm, Chanel e kishte krijuar për t‘i treguar botës se ishte në zi për vdekjen e të dashurit të saj. Por, fustani me tonalitet krejt të zi nuk ka një histori kaq të thjeshtë në revolucionin që i bëri veshjes femërore. Mjafton të përmendim faktin se ngjyra e zezë në shumë vende lidhet me zinë, të cilën një femër duhet ta mbante veshur deri në dy vjet nëse bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta. Kjo traditë është respektuar në mënyrë rigoroze në vendet perëndimore deri në fund të viteve ‘80, ndërkohë që tek ne është ende pjesë e traditës së zisë. Nga prerja e gjatë tek “cocktail dress”, pas viteve ’30 fustani i zi nis t’i largohet paragjykimeve. Ai fillon të vishet nga femrat, kryesisht gjatë orëve kur dilnin për aperitiv, ose të njohura ndryshe si “happy hour”. Pija, e cila në këto epokë të Amerikës konsumohej kontrabandë, nis të hollohet dhe kështu lindi kokteji, i cili u kthye në stil jetese; po një stil jetese ka nevojë dhe për veshjen e duhur. Kështu, fustani i zi shkurtohet, i hiqen mëngët dhe shfaqet me të çara të theksuara pas shpine. Shtohen perlat e bardha apo aksesorët me smeralde. Pikërisht në vitin 1927, fustani i zi bëhet pjesë e pandashme edhe e veshjes për kërcim. Ikona e kësaj epoke është balerina Martha Graham, fustanet dhe stili i të cilës nxirrte në pah bukurinë e trupit femëror. Edhe kinemaja, në periudhën e artë të Hollywood-it përfshihet nga magjia e fustanit të zi. Adrian, rrobaqepësi i yjeve të atyre viteve krijon fustane të mrekullueshme në këtë ngjyrë për Greta Garbon, Joan Crawford dhe Katharine Hepburn. Një tjetër ikonë e periudhës, por e formatit të filmit vizatimor, është Betty Boop. E krijuar nga Max Fleisher, Betty ka forma tejet sensual të theksuara nga një fustan i zi dekolte. Në vitin 1944 revista ‘Vogue’ shkruan se, dhjetë në dhjetë gra kanë një fustan të zi, madje po dhjetë në dhjetë, duan të kenë edhe një tjetër. Dukshëm lufta e dytë botërore, nuk arriti ta mundë efektin e fustanit të zi dhe shijen për elegancë tek femrat. Modeli prej sateni, i krijuar nga stilisti Jean Louis për aktoren Rita Hayworth tek filmi "Gilda" 1946, bëri histori. I thjeshtë, por me një qepje elegante mbi mes, ai fustan, që në fakt u pre i tillë për të fshehur shtatzëninë e aktores, u kthye në një prej modeleve më të shitura. Në 12 shkurt të vitit 1947, Christian Dior rikrijon veshjen me atë që do të njihet si "new look", duke nxjerrë sa më, në pah format femërore. Hubert del Givenchy prezanton koleksionin e tij të parë në vitin 1952, dhe dy vite më pas debuton në kinema duke veshur Audrey Hepburn në filmin “Sabrina”. Përsëri fustani i zi bën që të flitet për të. Ndërkohë, Christian Dior vazhdon të bëj lajm duke e shkurtuar disa centimetra fustanin dhe duke krijuar prerje sipas disa germave të alfabetit. Lindi kështu linja A (një siluetë e ngushtë lart dhe e gjerë në fund), ajo H (e drejtë dhe e hollë) dhe linja Y (e gjerë tek shpatullat dhe e ngushtë drejt fundit). Vdekja e Dior në vitin 1957 tronditi botën e modës, por po kaq habi sjell edhe pasuesi i tij Yves Saint Laurent, i cili propozoi linjën e tij mitike në formë trapez. (d.b/BalkanWeb)

Pogradec, Sandokani thikë në qafë të dashurës

Pogradec, Sandokani thikë në qafë të dashurës POGRADEC-Një 34-vjecare ka mbetur e plagosur me thikë në qafë nga i dashuri, i cili njëherazi sipas policisë rezulton të jetë edhe kushëriri i saj. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Mëmëlisht në rrethin e Pogradecit. Burime nga policia konfirmojnë se 34-vjecarja me inicialet B.M dhe kushëriri i saj Sandokan Meçaj prej muajsh kishin krijuar një lidhje intime dhe shkak i ngjarjes ëshë bërë xhelozia mes ciftit, cka konfirmohet për News 24 edhe nga vetë 34-vjeçarja. Mësohet se ka qënë një debat i castit në rrugë, c’ka ka degjeneruar në përdorimin e thikës nga ana e 27-vjeçarit. Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët kanë transportuar me urgjencë nënën e 3 fëmijëve në spital, ku falë ndërhyrjes së specializuar të mjekëve aktualisht 34-vjecarja është jashtë rrezikut për jetën. Jashtë kameras vetë 34-vjecarja me origjinë nga Shkodra tregon se prej afro 7 muajsh ishte strehuar në Pogradec tek të afërmit e saj nga frika e gjakmarrjes. Shkak për këtë është bërë një vrasje e kryer në Malësinë e Madhe në vitin 2011 nga bashkëshorti i saj i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Shën Kollit. (d.b/EnkelejdaSkenderasi/BalkanWeb)

Gleeden: 13 Shkurti është dita kur festojnë ‘dashnorët’

Gleeden: 13 Shkurti është dita kur festojnë ‘dashnorët’ SHBA-Një ditë para Shën Valentinit, 13 shkurti është dita kur shumica e bashkëshortëve jo besnikë festojnë lidhjen e tyre të fshehtë, zbulon hulumtimi i Gleeden, sajti i popullarizuar për krijim të lidhjeve jashtëmartesore. Shumica e çifteve 14 shkurtin e festojnë në Ditën e të dashuruarve, duke treguar kujdes dhe duke këmbyer dhurata, mirëpo nëse është për t’i besuar Gleedenit, kjo për shumicën e çifteve do të jetë vetëm “përsëritje” e momentit të përjetuar 24 orë më parë. Në të vërtetë, 52 për qind e shkelësve të kurorës kanë thënë që dashurinë e tyre sekrete do ta festojnë më 13 shkurt, që në SHBA e quajnë “Dita e dashnoreve”. Pesë për qind e tyre kanë thënë që Shën Valentinin do ta festojnë bashkë me dashurinë e tyre sekrete një ditë më vonë, domethënë më 15 shkurt, ndërkaq 12 për qind kanë thënë që me dashnoren/dashnorin do ta festojnë Ditën e të dashuruarve më 14 shkurt, madje në vende publike, në restorante. (m.a/tg/BalkanWeb)