Kufjet ‘Aurora’ ju lejojnë të keni nën kontroll ëndrrat tuaja
Kompania iWinks ka krijuar një pajisje e cila do të kontrollojë ëndrrat tona. Pajisja quhet Aurora, është në formën e një shiriti që vendoset në kokë, dhe nëpërmjet dritave dhe tingujve bën që ju të vazhdoni të ëndërroni ndërsa jeni në gjumë ju lejon të keni nën kontroll ëndrrat tuaja.
Kështu ju do të vazhdoni të ëndërroni ndërsa bëheni president, po ziheni me një dragua, të gjitha këto në shtratin tuaj të rehatshëm dhe të sigurt. Ju duhet vetëm një telefon inteligjent për të përdorur kufjet Aurora.
Kompania amerikane iWinks, do e nxjerrë në treg këto kufje duke nisur që nga muaji qershor, ndërsa po mblidhen fonde për të prodhuar një sërë modelesh të tilla. Funksioni i saj do të jetë i lehtë, pasi vendoset një shirit në ballë e pajisur me sensor, e cila do të jetë e lidhur me telefonin inteligjent, nëpërmjet një aplikacioni.
Kësisoj analizohet aktiviteti cerebral për të identifikuar ëndrrat, dhe më tej jepen disa tinguj jo aq të fortë sa për të na zgjuar, por për të ngacmuar trurin që të vijojë më tej, në bazë të reagimit që do të ketë truri i njeriut.
(a.k/krokodili/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment