BabyWatch- pajisja që ju lejon të dëgjoni të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj
Pajisja BabyWatch ju lejon të dëgjoni, nëpërmjet ultratingullit, se çfarë po bën fëmija juaj. Ju mund të ndani me miqtë ose familjarët tuaj të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj, që nuk ka lindur akoma. Kompania ka prodhuar pajisjen, e cila është e vogël, dhe aplikacionin në mënyrë që ju ta lidhni me pajisjen ultratingull, të regjistroni të rrahurat e zemrës, dhe t’i ndani me kë të dëshironi.
Pajisja ultratingull lidhet me tabletin ose telefonin tuaj inteligjent nëpërmjet një fishe. Aplikacioni BabbyWatch krijon një statistikë që ju tregon tingujt e rrahjeve të zemrës për minutë.
Aplikacioni shërben gjithashtu edhe si kalendar për t`ju treguar se kur keni takimet tek gjinekologu. Ndryshe nga shumë aplikacione të tjera, që përqendrohen në mirëqenien e nënës dhe nuk i japin rëndësi anës sociale të ndarjes së tingujve, aplikacioni BabyWatch po mundohet të formojë një komunitet nëpërmjet këtij produkti.
Ky aplikacion duket se do të tërheqë femrat që janë shtatzëna për herë të parë, dhe e presin me padurim ardhjen e fëmijës, ose për ato që kanë një shtatzëni të vështirë dhe vuajnë nga stresi dhe nervozizmi. Përdoruesit duhet ta përdorin pajisjen vetëm një herë në ditë për t`u siguruar se fëmija është mirë.
Kompania po i shton kësaj pajisje dhe veçori të tjera si p.sh., të dallojë kur fëmija lëviz ose dhe kur shkelmon, dhe këto të regjistrohen në telefonin ose tabletin tuaj.
(a.n/Krokodili/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment