Të jesh vetëm më 14 shkurt ka anë të mira
TIRANE-Ekzistojnë arsye të shumta përse duhet të gëzoheni që nuk keni të bëni me 14 shkurtin këtë vit. Fundja, të qenët beqarë nuk është edhe aq keq.
1.Nuk do t'ju duhet të përjetoni tensionin e ditës së Shën Valentinit. Nëse atë ditë do t'ju zënë sytë çifte të cilët janë tepër të tensionuar sesi do t'ju shkojë festa e të dashuruarve, ju nga njëra anë do të jeni të qetë. Nuk do të duhet të vendosni çfarë ngjyre do të jenë lulet, sa do t?i shkojë bluza apo nëse po nxitoheni në marrëdhënien e re që keni krijuar.
2. Është justifikim i mirë për të dalë me miqtë tuaj beqarë. Në shenjë rebelimi ndaj beqarisë, mund të bëni një festë për të gjithë miqtë tuaj që janë single. Gjithashtu mund të dilni për një drekë gjysmëformale me ndonjë person që ka të njëjtin status si ju.
3. Bëjeni ditën e përkushtimit ndaj vetes. Nëse për Shën Valentin të gjithë i përkushtohen personit tjetër në çift, ju gjeni mundësinë dhe përkushtojuni vetes. Blini gjërat që ju pëlqejnë, bëni një banjë të gjatë në vaskë, ndërmerrni një aventurë, kënaqeni veten dhe mos u ndieni aspak në faj.
4. Gëzohuni, po kurseni para! Teksa nëpër botë blihen 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata, dhurata këto që sjellin fitime marramendëse për firmat në ditën e Shën Valentinit, ju nuk do të duhet të shpenzoni asnjë qindarkë. Në vend të kësaj, mund t'i blini të gjitha çokollatat që doni të nesërmen, kur çmimet të jenë normalizuar.
5. Mund të shihni filma pafund. Janë 24 orë në dispozicionin tuaj dhe të filmave që pëlqeni. Nëse keni një aktor ose aktore që ju e adhuroni kaq shumë, ja ku e gjetët një shoqërues të mirë për ditën tuaj "të hidhëruar".
6. Mund të merreni me çiftet e tjera. Gjatë ditës së Shën Valentinit, dilni shëtitje sa të doni dhe analizoni çiftet e tjera. Askush nuk do t'ju vërë re teksa i shikoni shtrembër, ata do të jenë shumë të zënë duke iu përkushtuar njëri-tjetrit. Kështu së bashku me miqtë e tjerë beqarë filloni thashethemet për gjithçka që nga veshja deri te mënyrat e puthjeve.
7. Nuk do t'ju gjykojë njeri nëse s'doni ta festoni. Nëse do të ishit çift dhe do t?i thoni partnerit apo partneres suaj që s'ju pëlqen Shën Valentini, kjo mund të ishte një tragjedi për të. Përkundrazi, nëse jeni beqarë nuk do t'ju duhet të sajoni asnjë justifikim, asnjë udhëtim imagjinar për ndonjë vend të largët, apo asnjë të afërm të sëmurë që ka nevojë për kujdesin tuaj.
8. Nuk do t'ju braktisë askush në këtë ditë. Nuk do t'ju duhet ta kaloni ditën me frikën nëse partneri apo partnerja ka diçka të dhimbshme për t'ju thënë përtej buzëqeshjes false që po ju jep. Ju jeni të lirë porsi një zog dhe lumturinë e keni brenda vetes.
(d.b/BalkanWeb
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Wednesday, February 12, 2014
Valon Behramit i vjedhin makinën,
Valon Behramit i vjedhin makinën, policia ia gjen brenda 24 orësh
ITALI-Futbollistit të Napolit, Valon Behrami i kanë vjedhur makinën. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai, i cili ka shfryrë në profilin e tij në Twitter.
Pas orës, edhe makinën, shkruan Behrami në Twitter, duke shfryrë me një fjalor aspak miqësor. " Ne fillim oren, tani makinen, me cate ..." Kjo ngjarja duket se e ka dëmtuar shumë psikologjikisht futbollistin në prag të ndeshjes së kthimit për Kupën e Italisë përballë Romës.
Por nuk ka zgjatur 24 orë ankesa e Behramit, se policia italiane arrin të gjejë Smartin e vjedhur. Policia italiane thekson se ka gjetur makinën e futbollistit zviceran që denoncoi në Tëwtter se ia grabitën teksa po bënte pazar me të shoqen.
Makina humbi në rrugën Caravaggio dhe u gjet në rrugën Cerlone dhe për gjetjen e saj vleu pajisja antivjedhje satelitore që ishte instaluar në makinë.
(d.b/BalkanWeb)
Peshkatari: 13 muaj në Oqeanin Paqësor
Peshkatari: 13 muaj në Oqeanin Paqësor
Një peshkatar nga El Salvadori që thotë se kaloi 13 muaj në mëshirë të fatit në Oqeanin Paqësor u kthye në shtëpi.
Jose Salvador Alvarenga u përpoq t’u kthejë përgjigje gazetarëve që po e prisnin në aeroportin e San Salvadorit, por mundi vetëm të mbulonte fytyrën me duar dhe filloi të qajë.
Alvarenga thotë se ai lundroi për më shumë se 10 mijë kilometra përmes Paqësorit me një varkë të vogël nga Meksika para se të dilte në breg dy javë më parë në ishujt Marshall.
37-vjeçari i humbur në det tha se mbijetoi duke ngrënë peshq të gjallë, breshka dhe duke pirë gjak shpendësh. Ai tha se partneri i tij i peshkimit Ezequiel Cordoba vdiq pas një muaji në këtë udhëtim raskapitës.
Disa kanë hedhur dyshime për historinë e Alverangës, por zyrtarët meksikanë thanë se një varkë e vogël me dy persona në bord u zhduk gjatë një moti të keq më 17 nëntor 2012 dhe nuk u gjet asnjë gjurmë e tyre, megjithë përpjekjet intensive të kërkimit.
(a.h/voa/BalkanWeb)
Alpinistët shqiptarë valëvisin flamurin në majën më të lartë të Amerikë së jugut
Alpinistët shqiptarë valëvisin flamurin në majën më të lartë të Amerikë së jugut
SHBA-Ekipi i alpinistëve shqiptarë pjestarë të shoqatës “Bjeshkatarë dhe Alpinistë” Tirana arritën me sukses ditën e djeshme 11 Shkurt në orën 17.00 majën më të lartë të Amerikës së Jugut Aconcagua 6962 m.
“Duket se vështirësitë për shkak të kushteve atmosferike u përballuan dhe u mposhtën dhe i gjithë ekipi me të pestë alpinistët Gjergj Bojaxhi, Fation Plaku, Ervin Dervishi, Gerti Pishtari dhe Erli Rrudho arritën të ngjiten dhe të valëvisin flamurin e Shqipërisë ne majën më të lartë të kontinentit amerikano-jugor, duke i shtuar sukseseve të tyre edhe një prej 7 majave më të larta të botës, Aconcagua”- bën me dije shoqata.
(a.n/BalkanWeb)
Farrah Abraham: Pornografia më shkatërroi jetën-
Farrah Abraham: Pornografia më shkatërroi jetën- FOTO
ITALI –Në kohën kur u shfaq premiera e filmit të saj të parë pornografik, me titull "Backdoor Teen Mom", aktorja Farrah Abraham e cilësoi thjesht një celebrim të trupit të saj.
Por tashmë, ish-protagonistja e show-t të njohur të MTV-së, “16 vjeç shtatzënë”, duket se është penduar për eksperiencën në botën e pornos, të cilën e ka quajtur si eksperiencën që i shkatërroi jetën. Në atë kohë, aktorja fitoi plot 1 milion dollarë nga realizimi i filmit me drita të kuqe.
Ndërkohë Farrah Abraham ia ka besuar prindërve të saj vajzën Sohpia, pasi i duhet të hyjë e të dalë në klinika rehabilitimi për të luftuar varësinë ndaj alkoolit.
Farrah Abraham: Pornografia më shkatërroi jetën
(er.nu/BalkanWeb)
Berisha: Shoferët e furgonave t’i bashkohen marshit të 20 shkurtit
Berisha: Shoferët e furgonave t’i bashkohen marshit të 20 shkurtit
TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për heqjen e furgonave të udhëtarëve, duke akuzuar qeverinë se po shkatërron së paku 17 mijë deri në 20 mijë vende pune.
“Të dashur miq, beteja me furgonat e qeverisë Rama-Meta, është një akt shumë i papërgjegjshëm dhe fund e krye korruptiv që shkatërron më së paku 17-20 mijë vende pune. Unë ju bëj thirrje të gjithë shoferave të furgonave, familjarëve të tyre, të mos përkulen por të përdorin të gjitha mjetet demokratike, demostratat dhe grevat për të mbrojtur vendet e tyre të punës. Ju bëj thirrje qytetarëve të solidarizohen me shoferët e furgonave dhe familjet e tyre në protestën e tyre të drejtë”, shprehet Berisha.
Duke nxitur protesta masive, Berisha shprehet, “Unë ftoj të gjithë shoferat e furgonave, familjarët e tyre të bashkohen me ne në marshin mbare popullor të 20 shkurtit kundër mashtrimeve të mëdha elektorale, shkatërrimit masiv të vendeve të punës dhe rritjes të pandalshme të papunësisë, vendosjes së faturës aforfe të energjisë që detyron qytetarët të paguajnë 2.5 herë për energjinë më shumë se sa kreu i qeverisë, kundër vendimit për furgonat që i pret bukën e gojës 17-20 mijë familjeve shqiptare. Marshi i 20 shkurtit është antidodi, përgjigjia më e merituar ndaj revanshit të qeverisë Rama – Meta”, përfundon mesazhi i tij në faqen e facebook-ut.
(m.a/BalkanWeb)
Subscribe to:
Posts (Atom)