Total Pageviews

Translate

Wednesday, February 12, 2014

Të jesh vetëm më 14 shkurt ka anë të mira

Të jesh vetëm më 14 shkurt ka anë të mira TIRANE-Ekzistojnë arsye të shumta përse duhet të gëzoheni që nuk keni të bëni me 14 shkurtin këtë vit. Fundja, të qenët beqarë nuk është edhe aq keq. 1.Nuk do t'ju duhet të përjetoni tensionin e ditës së Shën Valentinit. Nëse atë ditë do t'ju zënë sytë çifte të cilët janë tepër të tensionuar sesi do t'ju shkojë festa e të dashuruarve, ju nga njëra anë do të jeni të qetë. Nuk do të duhet të vendosni çfarë ngjyre do të jenë lulet, sa do t?i shkojë bluza apo nëse po nxitoheni në marrëdhënien e re që keni krijuar. 2. Është justifikim i mirë për të dalë me miqtë tuaj beqarë. Në shenjë rebelimi ndaj beqarisë, mund të bëni një festë për të gjithë miqtë tuaj që janë single. Gjithashtu mund të dilni për një drekë gjysmëformale me ndonjë person që ka të njëjtin status si ju. 3. Bëjeni ditën e përkushtimit ndaj vetes. Nëse për Shën Valentin të gjithë i përkushtohen personit tjetër në çift, ju gjeni mundësinë dhe përkushtojuni vetes. Blini gjërat që ju pëlqejnë, bëni një banjë të gjatë në vaskë, ndërmerrni një aventurë, kënaqeni veten dhe mos u ndieni aspak në faj. 4. Gëzohuni, po kurseni para! Teksa nëpër botë blihen 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata, dhurata këto që sjellin fitime marramendëse për firmat në ditën e Shën Valentinit, ju nuk do të duhet të shpenzoni asnjë qindarkë. Në vend të kësaj, mund t'i blini të gjitha çokollatat që doni të nesërmen, kur çmimet të jenë normalizuar. 5. Mund të shihni filma pafund. Janë 24 orë në dispozicionin tuaj dhe të filmave që pëlqeni. Nëse keni një aktor ose aktore që ju e adhuroni kaq shumë, ja ku e gjetët një shoqërues të mirë për ditën tuaj "të hidhëruar". 6. Mund të merreni me çiftet e tjera. Gjatë ditës së Shën Valentinit, dilni shëtitje sa të doni dhe analizoni çiftet e tjera. Askush nuk do t'ju vërë re teksa i shikoni shtrembër, ata do të jenë shumë të zënë duke iu përkushtuar njëri-tjetrit. Kështu së bashku me miqtë e tjerë beqarë filloni thashethemet për gjithçka që nga veshja deri te mënyrat e puthjeve. 7. Nuk do t'ju gjykojë njeri nëse s'doni ta festoni. Nëse do të ishit çift dhe do t?i thoni partnerit apo partneres suaj që s'ju pëlqen Shën Valentini, kjo mund të ishte një tragjedi për të. Përkundrazi, nëse jeni beqarë nuk do t'ju duhet të sajoni asnjë justifikim, asnjë udhëtim imagjinar për ndonjë vend të largët, apo asnjë të afërm të sëmurë që ka nevojë për kujdesin tuaj. 8. Nuk do t'ju braktisë askush në këtë ditë. Nuk do t'ju duhet ta kaloni ditën me frikën nëse partneri apo partnerja ka diçka të dhimbshme për t'ju thënë përtej buzëqeshjes false që po ju jep. Ju jeni të lirë porsi një zog dhe lumturinë e keni brenda vetes. (d.b/BalkanWeb

No comments: