“Pink Viagra”, pilula bimore që përmirëson jetën seksuale te femrat
LONDER-Shkencëtarët shprehen se tashmë gratë mund ta forcojnë jetën e tyre seksuale me një pilulë bimore. “Lady Prelox” është krijuar për të rritur kënaqësinë seksuale të një gruaje. Quhet “Viagra femërore” dhe pas pilulave blu për meshkuj “Lady Prelox’ është hedhur në treg në zinxhirin e rrugëve Holland & Barrett.
Kushton 37,95 dollarë një paketë me 60 kokrra. Kjo paketë është e mjaftueshme vetëm për një muaj pasi femra duhet të konsumojë dy kokrra në ditë. Çmimi pritet të shkaktojë pakënaqësi.
Shkencëtarët italianë kanë kryer një studim me 40 vullnetarë të moshave 40-50 vjeç dhe me një grup femrash të moshës 37-45 vjeç. Të dyja grupet u shprehën se vërejtën përmirësim të jetës së tyre seksuale pas 8 javësh dhe shkencëtarët arritën në konkluzionin se pilula “përmirëson ndjeshëm funksionin seksual”.
Shkencëtari Graham Jackson, kryetar i shoqatës “Këshilla Seksuale” dhe kardiolog në spitalet “Guy’s” dhe “St Thomas” në Londër thotë se teoria e qarkullimit për ‘Lady Prelox’ mund të jetë korrekt. Ai shtoi: “ Ne e dimë se mosfunksionimi seksual te meshkujt është kryesisht problem I enëve të gjakut. Nuk kemi ndonjë dëshmi konkrete për një gjë të tilël te gratë por besoj se ka një lidhje”.
Megjithatë obstetër gjinekologu Andy Heeps shprehet dyshues. “ Mos funksionimi seksual te femra është një problem i ndërlikuar që nuk lidhet me një arsye të vetme.”- shton Heeps.
Dr Jackson shtoi se pilula funksionon nëse dëshira për marrëdhënie seksuale ekziston. Këto nuk janë “aphrodisiacs” paralajmëron ai. “Nëse ju nuk jeni ndezur nga partneri nuk ka sasi pilulash që mund t’ju ndihmojnë.”
(a.n/BalkanWeb)
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Tuesday, February 11, 2014
Aroma e trupit mund të përdoret si mjet identifikimi
Aroma e trupit mund të përdoret si mjet identifikimi
MADRID-Fytyra, gjurmët e gishtave, skanimi i syrit së shpejti do të mbeten mbrapa me shpikjen më të re që do të përdoret si mjet identifikimi: aroma e trupit. Disa kërkues nga Universiteti Politeknik i Madridit, në Spanjë, në bashkëpunim me kompaninë teknologjike Ilia Sistemas SL, po krijojnë një sistem që mund të verifikojë njerëzit nga aroma e tyre e trupit.
Çdo njeri disponon një aromë të veçantë që është e qëndrueshme në shumicën e kohës. Si e tillë, kjo aromë mund të identifikohet me një nivel saktësie prej 85%. Ilia Systems ka krijuar një sensor për identifikimin e aromave, i cili ka një ndjeshmëri të mjaftueshme për të identifikuar elementët e paqëndrueshëm në aromën e trupit. Kërkuesit mendojnë se kjo është një metodë më e mirë sesa masat ndërhyrëse që po përdoren tani.
Studiuesit besojnë se kjo teknologji mund të përdoret si mjet identifikimi në aeroporte, në kufijtë kombëtarë, ose në çdo vend ku identifikimi është i nevojshëm.
Së fundmi, biometrika po përdoret shumë si mjet sigurie dhe për koleksionim të dhënash, por suksesi i kësaj metode të re do të varet nga gatishmëria e individëve për të skanuar të dhënat e aromës së tyre
(er.nu/BalkanWeb)
Specifikat e “çmendura” të iPhone 6
Specifikat e “çmendura” të iPhone 6
SHBA -Deri më sot janë dëgjuar një numër i madh thashethemesh në lidhje me iPhone 6, madje është thënë se gjenerata e re e telefonit të Apple do të vijë me një ekran më të madh, ndoshta rreth 5 inç në madhësi.
Ekrani i iPhone 6, i cili pritet të sjellë madhësi të re dhe jo të zakonshme për telefonat e famshëm të Apple, thuhet se do të jetë i përbërë nga safiri.
Në mesin e pohimeve të shumta të publikuara gjatë javëve të fundit hyn edhe lajmi se karikuesi i iPhone 6 do të mund të jetë i bazuar në energji diellore.
Këto janë disa nga karakteristikat e mundshme të iPhone 6, të cilat janë listuar nga burime dhe raporte të ndryshme mediatike:
Retina 2 – YRGB Pikselë
SolarCharging përmes ekranit të iPhone
Ekrani me diagonale prej 5.1 inç – madhësi e njëjtë e telefonit
Kamera e pasme me 10 MegaPiksel
Mundësi incizimi të videove në 4K
Incizim i videos në 500 FPS
Ndriçimi 2 – 10 X Shpejtësi më të madhe të transferimit të të dhënave – Mbushje të Baterisë
MINI AUX, për ruajtjen e hollësisë së telefonit
Stereo Sound IN/Out
Natyrisht, që ende nuk dihet nëse iPhone 6 do të mund ti sjellë të gjitha këto karakteristika, por nëse këto do të përfshihen në telefonin e ri, me siguri se Apple do të hedhë në treg një telefon të “çmendur”.
(er.nu/tg/BalkanWeb)
Subscribe to:
Posts (Atom)