Reforma territoriale, LSI: Ftoj opozitën t'a realizojmë me konsensus. Basha: Kundërshtim mbarëpopull or
TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri ftesë sot opozitës që në kuadër të reformës administrativo- territoriale të bëhet pjesë e komisionit të posacëm parlamentar të ngritur për këtë arsye. "Të jetë pjesë e rëndësishme kontributore për të bërë të mundur që të gjithë sëbashku përmes një konsensusi, partneriteti dhe bashkëpunimi serioz të realizojmë reformën administrative-territoriale", u shpreh në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama.
ekretari i përgjithshëm i LSI i bëri thirrje opozitës, Partisë Demokratike në veçanti që të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm për realizimin e reformës administrativo-territoriale. Rama tha se LSI kërkon që PD dhe opozita të bëhen kontributore të rëndësishme, për të bërë të mundur që të gjithë bashkë, të realizojnë reformën, duke dëshmuar kështu përballë shqiptarëve dhe partnerëve, seriozitet.
“Në terësinë e reformave të mëdha që duhet të përmbushë vendi në kuadër të anëtarësimit të procesit të integrimit në BE, për të bërë të mundur që vetë ecuria e reformave në vend të jetë e atillë qe edhe për nga cilësia dhe shtrirja të jenë të ngjashme me reformat që meriton një vend i BE. Reforma administrativo-territoriale merr një rëndësi të dorës së parë. Ndaj LSI , jo vetëm e konsideron një hap të rëndësishëm, por do jetë kontributore e rëndësishme për të bërë të mundur që të realizohet reforma administrative dhe territoriale në mënyrë që çdo pjesë e këtij vendi, cdo pëllëmbë e këtij vendi të jetë pjesë e projekteve të mëdha të zhvillimit. Prandaj duke e parë si çështje të rëndësishme që s’mund të mbetet më peng e interesave të ngushta, partiake dhe meskine të klaneve tëndryshme politike, LSI fton opozitën në mënyrë të veçantë PD që të zërë vend në këtë komision dhe të jetë pjesë e rëndësishme kontributore për të bërë të mundur që të gjithë sëbashku përmes një konsensusi, partneriteti dhe bashkëpunimi serioz të realizojmë reformën administrative-territoriale duke dëshmuar përpara opinionit publik, por dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë seriozitet, angazhim dhe përgjegjshmëri ashtu siç i takon të sillet një force politike europiane në Shqipërinë europiane”.
I pyetur sesi do veprojë mazhoranca në rast se opozita nuk do ta njohë këtë Komision, Sekretar i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama tha:
“Nuk kam arsye të besoj që opozita dhe PD nuk janë të angazhuara dhe nuk e kanë në prioritetet e tyre realizimin e kësaj reforme. Ndaj jam këtu në emër të LSI, ta ftoj PD për tu bërë pjesë e reformës. Çdo hap drejt përafrimit me BE ka nevojë për një opozitë serioze, luajale dhe konstruktive. Është gjithmonë koha për të reflektuar me përgjegjshmëri përballë interesave të vendit në radhë të parë, por që edhe opozita të mosvetëpërjashtohet siç ka ndodhur për fat të keq më parë, por të jetë pjesë integrale në këtë proçes. Jam i bindur që në PD do fitojë logjika e shëndoshë që vendi ka nevojë për reforma të mëdha dhe reformat e mëdha kanë nevojë për kontributin e PD dhe opozitës. Nuk është çështje interesash partiake, trillesh individuale por çështje që lidhet me interesat e vendit, ndaj jam i bindur që PD do gjejë seriozitetin për të dhënë angazhimin. Janë shprehur parimisht po, të gjitha kushtet që ofron vendimi i Kuvendit për ti dhënë rol prioritar opozitës në këtë vend janë të mjaftueshme për të kuptuar seriozitetin e ofertës politike që ka bërë mazhoranca dhe përballë tij pritet e njëjta gjë edhe nga opozita” theksoi Rama.
Nga ana tjetër ai ka lënë të hapur mundësinë që partia e tij të dalë me një paketë propozimesh për këtë reformë, krahas asaj të PS.
BASHA NGA KORCA: NUK E NJOHIM PRODUKTIN E NJËANËSHËM TË KËSAJ REFORME
Korca ka qenë ndalesa e radhës e kreut të opozitës, Lulzim Basha në kuadër të 23-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij Basha ka shprehur qëndrimin e opozitës për reformën administrative territoriale duke paralajmëruar se Partia Demokratike nuk do të njohë produktin e njëanshëm të kësaj reforme, që sic tha ai po bëhet për interesa elektorale.
"Ata kanë në mendje salamandrat elektorale përmes reformës së njëanshme administrative territoriale dhe shitblerjen e votës që eksperimentuan në Korcë. Opozita paralajmëron jo vetëm mosnjohjen e cdo produkti të reformës së njëanshme administrative territoriale, por dhe një kundërshtim të fuqishëm mbarëpopullor të reformës arbitrare pë interesa të fëlliqura elektorale”, tha Basha.
(d.b/BalkanWeb)
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Saturday, January 25, 2014
Tahiri: Policia e Shtetit është në këmbë, ata le të çirren
Tahiri: Policia e Shtetit është në këmbë, ata le të çirren
TIRANE-Pas arrestimit të bujshëm të një super të kërkuari nga policia greke, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri zhvilloi sot një takim në ambientet e Policisë së Qarkut të Tiranës me krerë të kësaj policie dhe kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Pas takimit, Tahiri theksoi se operacioni i sotëm për kapjen e Kupës është një sukses i bashkëpunimit të policisë shqiptare dhe asaj greke. Tahiri tha se nuk mund të japë detaje mbi operacionin sepse priten zhvillime të reja duke mos mohuar, as ndonjë arrestim tjetër të mundshëm.
“Aksioni vazhdon dhe tani që flasim, ne jemi të vendosur të luftojmë krimin në cdo skutë. Mos prisni detaje prej meje, hetimet kanë nisur së pari prej arratisjes së tij në Greqi pastaj dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në Tiranë. Detaje lidhur me operacionit s’ja vlen ti jap se pres rezultate të tjera. Por ju them që Policia e Shtetit është në këmbë dhe do flasin rezultatet me cdo një nga ata që cirret sot duke majisur paniç tek qytetarët. Shumë shpejt do merrni vesh”.
I pyetur a ka lidhje me rastin e ‘Babagjyshëve, Tahiri tha se “Unë besoj që arrestimi i ilir Kupës është një medalje në gjoksin e Policisë së Shtetit, policisë së Tiranës, FNSH-së, forcave RENEA, të gjithë ne. Keni dijeni për karrierën kriminale të Kupës, atë që ka ndodhur në Greqi, ndjekjen e vazhdueshme të policisë greke. Përtej shkëmbimit të informacionit në lidhje me atë që ka bërë dhe bashkëpunimit me policinë greke, kemi hetuar dhe çështje që kanë qenë goxha sensitive në Shqipëri, si dhe grabitjet me armë, do na cojnë besoj në rrugën e duhur”.
(d.b/BalkanWeb)
Gjiknuri inspektim në dy HEC-e: Kuotat deri tani janë të menaxhuesh
Gjiknuri inspektim në dy HEC-e: Kuotat deri tani janë të menaxhuesh me
SHKODËR-Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri inspektoi sot dy hidrocentrale, atë të Vaut të Dejës dhe të Komanit, për të parë nga afër situatën pas reshjeve të ditëve të fundit.
Gjatë një prononcimi të dhënë për mediat, Ministri theksoi se reshjet e fundit kanë shtuar prurjet në hidrocentrale, duke përmirësuar situatën hidroenergjitike, si edhe duke garantuar furnizimin me energji në vend.
Gjiknuri tha se kuotat deri tani janë të menaxhueshme, por duke ju referuar shkarkimeve të mundshme, u shpreh se janë marrë të gjitha masat, në bazë të rregulloreve të parashikuara, si dhe duke njoftuar banorët në kohë.
Ministrit ka siguruar që ky dimër s’do të ketë asnjë problem me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.
Sipas rregulloreve, kuotat deri tani janë të menaxhueshme, tha ministri ndërsa shtoi se “në qoftë se do të ketë prurje të mëdha, dhe nëse do të ketë ndonjë problem në lidhje me shkarkimet e mundshme, janë marrë masat për ta përballuar situatën, dhe për t’i koordinuar me të gjithë strukturat e tjera. Çka është më e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se situata hidrologjike po përmirësohet”.
Ajo që është më e rëndësishme për ne, që është një lajm i mirë, është që po bie shi. Është gjëja më e mirë për këtë vend që koha e lagësht është kthyer. Qeveria shqiptare përgatiti edhe një paketë financiare për të blerë energji për këtë çështje, por me ndryshimet e reja atmosferike, ne po e shikojmë me kujdes në mënyrë që t’i administrojmë siç duhet ato para. Lajm që duhet të na gëzojë, është që edhe në ditët që vijnë pritet të jenë kohë me reshje. Është lajm i mirë nga pikëpamja e rezervës energjetike që krijohet”, u shpreh Gjiknuri.
(er.nu/BalkanWeb)
Subscribe to:
Posts (Atom)