Total Pageviews

Translate

Saturday, January 25, 2014

Reforma territoriale, LSI: Ftoj opozitën t'a realizojmë me konsensus.

Reforma territoriale, LSI: Ftoj opozitën t'a realizojmë me konsensus. Basha: Kundërshtim mbarëpopull or TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri ftesë sot opozitës që në kuadër të reformës administrativo- territoriale të bëhet pjesë e komisionit të posacëm parlamentar të ngritur për këtë arsye. "Të jetë pjesë e rëndësishme kontributore për të bërë të mundur që të gjithë sëbashku përmes një konsensusi, partneriteti dhe bashkëpunimi serioz të realizojmë reformën administrative-territoriale", u shpreh në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama. ekretari i përgjithshëm i LSI i bëri thirrje opozitës, Partisë Demokratike në veçanti që të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm për realizimin e reformës administrativo-territoriale. Rama tha se LSI kërkon që PD dhe opozita të bëhen kontributore të rëndësishme, për të bërë të mundur që të gjithë bashkë, të realizojnë reformën, duke dëshmuar kështu përballë shqiptarëve dhe partnerëve, seriozitet. “Në terësinë e reformave të mëdha që duhet të përmbushë vendi në kuadër të anëtarësimit të procesit të integrimit në BE, për të bërë të mundur që vetë ecuria e reformave në vend të jetë e atillë qe edhe për nga cilësia dhe shtrirja të jenë të ngjashme me reformat që meriton një vend i BE. Reforma administrativo-territoriale merr një rëndësi të dorës së parë. Ndaj LSI , jo vetëm e konsideron një hap të rëndësishëm, por do jetë kontributore e rëndësishme për të bërë të mundur që të realizohet reforma administrative dhe territoriale në mënyrë që çdo pjesë e këtij vendi, cdo pëllëmbë e këtij vendi të jetë pjesë e projekteve të mëdha të zhvillimit. Prandaj duke e parë si çështje të rëndësishme që s’mund të mbetet më peng e interesave të ngushta, partiake dhe meskine të klaneve tëndryshme politike, LSI fton opozitën në mënyrë të veçantë PD që të zërë vend në këtë komision dhe të jetë pjesë e rëndësishme kontributore për të bërë të mundur që të gjithë sëbashku përmes një konsensusi, partneriteti dhe bashkëpunimi serioz të realizojmë reformën administrative-territoriale duke dëshmuar përpara opinionit publik, por dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë seriozitet, angazhim dhe përgjegjshmëri ashtu siç i takon të sillet një force politike europiane në Shqipërinë europiane”. I pyetur sesi do veprojë mazhoranca në rast se opozita nuk do ta njohë këtë Komision, Sekretar i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama tha: “Nuk kam arsye të besoj që opozita dhe PD nuk janë të angazhuara dhe nuk e kanë në prioritetet e tyre realizimin e kësaj reforme. Ndaj jam këtu në emër të LSI, ta ftoj PD për tu bërë pjesë e reformës. Çdo hap drejt përafrimit me BE ka nevojë për një opozitë serioze, luajale dhe konstruktive. Është gjithmonë koha për të reflektuar me përgjegjshmëri përballë interesave të vendit në radhë të parë, por që edhe opozita të mosvetëpërjashtohet siç ka ndodhur për fat të keq më parë, por të jetë pjesë integrale në këtë proçes. Jam i bindur që në PD do fitojë logjika e shëndoshë që vendi ka nevojë për reforma të mëdha dhe reformat e mëdha kanë nevojë për kontributin e PD dhe opozitës. Nuk është çështje interesash partiake, trillesh individuale por çështje që lidhet me interesat e vendit, ndaj jam i bindur që PD do gjejë seriozitetin për të dhënë angazhimin. Janë shprehur parimisht po, të gjitha kushtet që ofron vendimi i Kuvendit për ti dhënë rol prioritar opozitës në këtë vend janë të mjaftueshme për të kuptuar seriozitetin e ofertës politike që ka bërë mazhoranca dhe përballë tij pritet e njëjta gjë edhe nga opozita” theksoi Rama. Nga ana tjetër ai ka lënë të hapur mundësinë që partia e tij të dalë me një paketë propozimesh për këtë reformë, krahas asaj të PS. BASHA NGA KORCA: NUK E NJOHIM PRODUKTIN E NJËANËSHËM TË KËSAJ REFORME Korca ka qenë ndalesa e radhës e kreut të opozitës, Lulzim Basha në kuadër të 23-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij Basha ka shprehur qëndrimin e opozitës për reformën administrative territoriale duke paralajmëruar se Partia Demokratike nuk do të njohë produktin e njëanshëm të kësaj reforme, që sic tha ai po bëhet për interesa elektorale. "Ata kanë në mendje salamandrat elektorale përmes reformës së njëanshme administrative territoriale dhe shitblerjen e votës që eksperimentuan në Korcë. Opozita paralajmëron jo vetëm mosnjohjen e cdo produkti të reformës së njëanshme administrative territoriale, por dhe një kundërshtim të fuqishëm mbarëpopullor të reformës arbitrare pë interesa të fëlliqura elektorale”, tha Basha. (d.b/BalkanWeb)

No comments: