Total Pageviews

Translate

Saturday, January 25, 2014

Tahiri: Policia e Shtetit është në këmbë, ata le të çirren

Tahiri: Policia e Shtetit është në këmbë, ata le të çirren TIRANE-Pas arrestimit të bujshëm të një super të kërkuari nga policia greke, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri zhvilloi sot një takim në ambientet e Policisë së Qarkut të Tiranës me krerë të kësaj policie dhe kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi. Pas takimit, Tahiri theksoi se operacioni i sotëm për kapjen e Kupës është një sukses i bashkëpunimit të policisë shqiptare dhe asaj greke. Tahiri tha se nuk mund të japë detaje mbi operacionin sepse priten zhvillime të reja duke mos mohuar, as ndonjë arrestim tjetër të mundshëm. “Aksioni vazhdon dhe tani që flasim, ne jemi të vendosur të luftojmë krimin në cdo skutë. Mos prisni detaje prej meje, hetimet kanë nisur së pari prej arratisjes së tij në Greqi pastaj dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në Tiranë. Detaje lidhur me operacionit s’ja vlen ti jap se pres rezultate të tjera. Por ju them që Policia e Shtetit është në këmbë dhe do flasin rezultatet me cdo një nga ata që cirret sot duke majisur paniç tek qytetarët. Shumë shpejt do merrni vesh”. I pyetur a ka lidhje me rastin e ‘Babagjyshëve, Tahiri tha se “Unë besoj që arrestimi i ilir Kupës është një medalje në gjoksin e Policisë së Shtetit, policisë së Tiranës, FNSH-së, forcave RENEA, të gjithë ne. Keni dijeni për karrierën kriminale të Kupës, atë që ka ndodhur në Greqi, ndjekjen e vazhdueshme të policisë greke. Përtej shkëmbimit të informacionit në lidhje me atë që ka bërë dhe bashkëpunimit me policinë greke, kemi hetuar dhe çështje që kanë qenë goxha sensitive në Shqipëri, si dhe grabitjet me armë, do na cojnë besoj në rrugën e duhur”. (d.b/BalkanWeb)

No comments: