Testi i thjeshtë që zbulon se pas sa vitesh do ikni nga kjo botë
Tiranë, NOA.al - Një test i thjeshtë bën të mundur tani që të mësosh nëse je duke iu afruar vdekjes në pesë vitet e ardhshme.
Bëhet fjalë për një analizë të thjeshtë gjaku e cila mund të identifikojë personat që kanë rrezik të lartë për të vdekur nga një sërë sëmundjesh, që nga sëmundjet e zemrës tek tumore të ndryshme.
Janë shkencëtarët nga Estonia dhe Finlanda ata të cilët kanë bërë zbulimin se kjo analizë mund të identifikojë shkaqe të një rreziku potencial vdekjeje.
Ata kanë publikuar të ashtuquajturin testin e vdekjes që bazohet tek një analizë e thjeshtë gjaku duke ftuar që ta bëjnë të gjithë.
Shkencëtarët vërejnë se edhe personat e shëndetshëm mund të kenë fatin e keq të vdesin herët, nëse identifikohen probleme përmes këtij testi-analize gjaku.
Shkencëtarët thanë se kanë studiuar për disa vite rresht, duke analizuar gjendjen shëndetësore të mëse 17 mijë njerëzve të shëndetshëm, raporton gazeta e specializuar mjekësore, PLoS Medicine.
Çdo vit atyre u janë bërë analizat e gjakut për të parë ecurinë dhe për të identifikuar praninë e mundshme të 100 kimikateve të ndryshme. Më pas shkencëtarët bënin krahasimin mes pacientëve që ishin gjallë dhe të tjerëve që kishin vdekur.
Katër komponentë, janë tregues të qartë nëse personi që bën këtë analizë gjaku, do të jetojë normalisht gjatë pesë viteve të ardhshme apo do të gjejë vdekjen ose do të shkojë drejt saj.
PLoS Medicine raporton se të katër këta komponentë gjenden në gjak, por i rëndësishëm dhe deciziv është niveli i tyre në gjak.
Deri dje, vetëm albumina, një nga katër komponentët, ishte lidhur më parë me ecurinë e shëndetit të njerëzve gjatë analizave.
Shkencëtarët kanë pohuar se testi që nisi me 17 mijë njerëz tani mund të përdoret më gjerë, por për t’u shtrirë në të gjithë botën kjo do të kërkojë kohë.
Gjithsesi ata e këshillojnë këtë test me qëllim që njerëzit të parandalojnë probleme të mundshme dhe të jetojnë në mënyrë të shëndetshme.
Ata veçojnë se njerëzit duhet të ruhen nga pirja e duhanit, obeziteti si dhe të kujdesen për presionin e gjakut dhe kolesterolin, sepse këto, bashkë me vitet që ikin, janë faktorët kryesorë të shkaktimit të vdekjes. /a.b/noa.al/
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Thursday, February 27, 2014
Predikues abuziv nga Elbasani, trondit mendërisht 3 vajza në Tiranë, Berat e Skrapar
Predikues abuziv nga Elbasani, trondit mendërisht 3 vajza në Tiranë, Berat e Skrapar
Transmetuar më 26.02.2014 - 19:19
Elbasan, 26 Shkurt 2014 NOA.al – Ka trokitur në banesat e tre familjeve në Tiranë, Berat e Skrapar, duke i bindur vajzat që gjente tek to, se duhet të dëgjonin predikimet e tij për fenë, që në fakt ishte një fe e sajuar prej tij.
Por i ka barsur me urrejtje për fenë që ata kishin, duke i detyruar me një bindje të verbër që të urrenin fenë e tyre e të përqafonin atë që i nxiste ai. E kjo fe nuk ishte asgjë tjetër veçse detyronte vajzat ta shihnin si “Mesia” shpëtimtari duke i kërkuar që të bindeshin në çdo orientim që u jepte.
Autori i kësaj traume psikologjike që u ka shkaktuar tre femrave, është I.H, 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan.
Burime zyrtare nga policia Elbasan i thanë agjencisë noa.al se ky shtetas, ka shkuar disa herë në banesat e A.Q, banues në Tiranë, Sh.H, banues në Berat, F.B, banues në Skrapar, ku me anë të predikimeve të bëra nga ana e tij u ka nxitur urrejtjen vajzave të tyre kundër besimeve e feve të tjera duke i rënduar ato nga ana psikologjike.
39 vjeçari ka bërë komente të ndryshme duke fyer dhe ofenduar persona të ndryshëm në emër të tij.
Ai u predikonte vajzave tek banesa e tij në Elbasan ku ato qëndronin çdo të diel. Ndërsa ditët e tjera ai u predikonte me telefon nga 2 orë në mëngjes dhe 2 orë në darkë. Fjalimet e tij predikuese bëheshin edhe në Skype po kështu u shkonte dhe në shtëpi.
“39 vjeçari prezantohej si përfaqësues i Zotit dhe u thoshte vajzave se ato duhet të dëgjonin çfarë thoshte dhe duhet t’i besonin vetëm atij. Por penetrimi abuziv i 39 vjeçarit shkonte deri aty, sa ai nxiste vajzat e moshës 18 deri 25 vjeçe, që të dëgjonin vetëm atë dhe t’i bindeshin veç atij, deri në përzgjedhjen e bashkëshortëve të tyre.
Ai u thoshte “mos besoni por duhet të më besoni vetëm mua”.
Në këtë mënyrë, ai u mbushte mendjen vajzave që ta shihnin atë si “perëndi”, duke u thënë: “Ja, unë nuk jam me asnjë fe dhe jeta ime është shumë e bukur”.
Policia e Elbasanit tha se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 39 vjeçarin. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave apo feve”, parashikuar nga neni 265 Kodit Penal”. /a.b/noa.al/
Elbasan: Hyn në Facebook-un e një personi, shan miqtë e tij
Elbasan: Hyn në Facebook-un e një personi, shan miqtë e tij
Disa miq të një banori të Elbasanit janë shtangur kur nga adresa e rrjetit social Facebook të mikut të tyre i kanë mbërritur një “lumë” sharjesh e fyerjesh që ata besuan se ua bënte pikërisht ai.
Por këto sharje dhe fyerje me komente nga më të ndryshme, i bënte 37 vjeçari I.K, , banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan.
Ky shtetas, ka ndërhyrë në adresën personale në rrjetin social Facebook të shtetasit F.Sh, banues në lagjen “5-Maji Elbasan”, ku ka bërë komente të ndryshme duke fyer dhe ofenduar persona të ndryshëm në emër të tij.
Policia tha se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërhyrje në rrjetin social”. Policia nuk përmendi nenin e Kodit Penal që i referohet kësaj vepre penale. /a.b/noa.al/
Kupa, Skënderbeu eliminon fituesit Flamurtari kalon në gjysmëfinale
Kupa, Skënderbeu eliminon fituesit
Flamurtari kalon në gjysmëfinale
Janë përcaktuar 4 ekipet që do të vazhdojnë garën për Kupën e Shqipërisë këtë edicion. Ndeshjet e fundit çerekfinale kanë qenë mjaft të forta duke dhuruar gola, emocione dhe spektakël.
Në fund fati i ka buzëqeshur Skënderbeut, Kukësit, Teutës dhe Flamurtarit. Ndeshja më e fortë u zhvillua në Vlorë mes Flamurtarit dhe ekipit të Vllaznisë.
Pas ndeshjes së parë në Shkodër e përfunduar në barazim pa gola, kuqezinjtë kërkonin fitoren me cdo kusht për të kaluar më tej.
Pas një pjese të parë me shumë raste dhe pa gola, në fillim të fraksionit të dytë Abilaliaj vendos me golin e tij në minutën e 50 duke kaluar ekipin e Gjokës në gjysmëfinale.
Kukësi pas fitores në Ballash ka fituar me Bylisin edhe në Kukës 2-1. Për ekipin e Starovës kanë shënuar Cikalleshi dhe Hysa, ndërsa golin e vetëm për ekipin e Egbosë e shënoi Idrizi.
Teuta vazhdon avancimin në Kupë edhe pas largimit të Sorrentinos duke fituar me Lushnjen 3-2.
Golat për Teutën u shënuan nga Nika 50’, Dosti 54’ dhe Hodo 67’, ndërsa për miqtë shënuan Cela 33’, K.Arbri 73’.
Kampionët e Superligës kanë eliminuar fituesit e Kupës, Laçin, pasi e mundi edhe në Korçë 2-0. Për ekipin e Josës shënuan Tomic 51’, Tahirllari 90+2’.
d.b/ shqiptarja.com
Reali shkatërron Shalken me një 'tërmet' 6 ballësh,
Reali shkatërron Shalken me një
'tërmet' 6 ballësh, Ronaldo rekord
Reali i Madridit është ekipi më në formë për momentin në botë. Galaktikët e drejtuar nga Carlo Ancelotti zhvilluan një super ndeshje në Gjermani duke shkatërruar Shalken me rezultatin 1-6 dhe hipotekuar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Ndeshja nisi mjaft e mirë për Realin që kalon shumë shpejt në avantazh me Benzema në të 13’ pas një aksioni të Bale dhe Ronaldo, në fund francezi konkretizon. Bale në të 21’ dyfishon me një super gol duke treguar klasin e lartë që zotëron. Radhën e ka Ronaldo në pjesën e dytë që shënon emrin në listën e golashënuesve, 5’ më pas Benzema realizon dopietën personale.
Golat shthurin mbrojtjen vendase, ç’ka bën që edhe Ramos të japë një asist për Balen që në pozicion të dyshimtë bën ‘manita’ për madrilenët dhe dopietë personale. Në fund nuk kishte si të mungonte edhe dopieta e Ronaldos që shënon golin e gjashtë dhe të 11 në 7 ndeshje, tjetër rekord.
Kur edhe Casillas po i gëzohej një tjetër ndeshjeje pa gol, ish-shoku i ekipit, Huntelar shënon një super gol duke detyruar legjendën e Realit të nxjerrë topin nga rrjeta pas shumë ndeshjesh. Ndërsa ndeshja tjetër mes Gallatasarait dhe Çelsit ka përfunduar në barazim 1-1. Londinezët kanë kryesuar deri në minutën e 64 me golin e Torres, por Aurelien Chedjou ka barazuar duke lënë të hapur kualifikimin.
d.b/ shqiptarja.com
SHBA, këmbësori gjuan kofanon e makinës, shoferi e shtyp
SHBA, këmbësori gjuan kofanon
e makinës, shoferi e shtyp VIDEO
SHBA -Kamerat e sigurisë në një pikë karburanti në Las Vegas të SHBA kanë kapur momentin kur një makinë ka shtypur një këmbësor.
Siç mund të shihet në video, i moshuari po largohej kur një makinë e cila po ecte me shpejtësi i ndaloi te këmbët.
Burri duket disi i hutuar në momentin e parë, por shoferi i makinës i lëshon frenat duke e shtyrë lehtë. Burri i nxehur me veprimin e shoferit qëllon me grushta kofanon e makinës.
Piërkisht ky veprim i tij e çon shoferin ti japë gaz makinës duke e vënë posht rrotave të moshuarin. Ai mund të shihet në tokë ndërsa mban këmbën me dorë nga dhimbja.
Policia nuk ka bërë të ditur emrin e viktimës, por është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes. Sipas zëdhënësit të policisë, shoferi i makinës është një 30 vjeçar i bardhë.
Redaksia Online
(a.ç/ shqiptarja.com)
WhatsApp së shpejti edhe me mesazhe zëri Pas blerjes nga kompania Facebook
WhatsApp së shpejti edhe me mesazhe zëri
Pas blerjes nga kompania Facebook duket se në aplikacionin “WhatsApp” do të nisin ndryshimet. Brenda pak muajve synohet të shkëmbehen mesazhe me zë të cilat vijnë për herë të parë në këtë aplikacion.
WhatsApp aktualisht ka një funksion me zë, por vetëm në formë të shënimeve. CEO Jan Koum është shprehur se shërbimi me zë do të zhvillohet për telefonat Android dhe Iphone gjatë kësaj pranvere, ndërsa për Blackberry, Microsoft dhe Nokia kjo do të realizohet më vonë.
Me këto ndryshime synohet rritja e numrit të përdoruesve ndërkohë momentalisht numri arrin në 450 milionë përdorues aktiv.
Redaksia Online
(xh.k/ shqiptarja.com)
Ja si do të jetë Samsung Galaxy S5
Ja si do të jetë Samsung Galaxy S5
Gamës së smartphonëve Samsung do ti shtohet së shpejti edhe Galaxy S5. Po cili është ndryshimi i këtij telefoni nga paraardhësit tij dhe përse konsiderohet si smartphone me cilësi më të mirë? Sipas prodhuesve të Samsung, telefoni i ri do të jetë kundra ujit por edhe me një skaner të cilit do ti nevojiten gjurmët e gishtave për të zhbllokuar telefonin.
Kjo do të bëjë që siguria e këtij telefoni të jetë më e lartë. Gjithashtu me të realizohen edhe më lehtë pagesa të ndryshme në rrjet. Sa i përket cilësisë së kamerës ajo arrin në 16 megapixel dhe do të vi në ngjyrën e shampanjës ashtu si konkurrenti i tij IPhone 5S. “Samsung Galaxy S5”do të jetë në treg gjatë muajit prill.
Redaksia Online
(xh.k/ shqiptarja.com
Cifti bëhet milioner gjatë shëtitjes gjen monedha ari me vlerë 10 mln$
Cifti bëhet milioner gjatë shëtitjes
gjen monedha ari me vlerë 10 mln$
SHBA –Një burrë dhe një grua kanë fituar një pasuri marrramendëse pasi gjetën 10 milionë dollarë monedha ari të groposura në pronën e tyre në pjesën lindore të Kalifornisë.
Vendi ku u zbuluan monedhat e arit në Kaliforni mendohet të jetë më i madhi në historinë e SHBA-së, përsa i përket sasisë së këtyre mnedhave që gjenden të groposura nën tokë.
Njerëzit kalojnë në atë zonë cdo ditë dhe nuk është e pazakontë që të bëhen të pasur. Burri dhe gruaja që gjetën monedhat dëshirojnë që të mbeten anonim. Gjithcka ndodhi në shkurt të 2013.
Ata ishin duke shëtitur së bashku me qenin me tyre, kur vunë re dicka të shndritshme në sipërfaqe të tokës. Cifti filloi të gërmonte dhe zbuloi 8 kanace metalike që përmbanin 1400 monedha ari. Askush nuk e di se si ato monedha kanë përfunduar aty apo se kujt i përkasin.
Një mundësi është që dikush mund ti ketë varrosur dhe vdiq pa e marrë vesh kush që kishte një pasuri të tillë. Monedhat janë të llojit 5$, 10$ dhe 20$ dhe datojnë që nga vitet 1847-1894. Ekspertët besojnë se vlera e tyre mund të shkojë dicka më shumë se 10 milionë dollarë.
(v.gj/ shqiptarja.com
FOTOLAJM/Gjinia femërore dominon në Ministerialin e NATO-s BRUKSEL
FOTOLAJM/Gjinia femërore
dominon në Ministerialin e NATO-s
BRUKSEL- Duket se gjinia femërore dominon në Ministerialin e NATOS, që po zhvillohet në Bruksel. Janë 5 ministre pjesëmarrëse në këtë ministerial, ndër të cilat edhe ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Në këtë foto, ju mund të shihni ministren Kodheli, bashkë me homologen holandeze Jeanine Plasschaert, atë gjermane Ursula Von der Leyen, ministren e mbrojtjes së Norvegjisë Ine Marie Eriksen Soreide dhe ministren italiane të Mbrojtjes Roberta Pinotti, emëruar pak ditë më parë.
Kjo foto është bërë në fillim të një takimi të këshillit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel.
Redaksia Online
(l.n/e.s/ shqiptarja.com)
Greqi, grabiste turistët në Akropoli identifikohet shqiptari i arrestuar
Greqi, grabiste turistët në Akropoli
identifikohet shqiptari i arrestuar
GREQI-Policia greke publikoi gjeneralitetet dhe fotografitë e shqiptarit që grabiste turistët në Akropoli të Athinës, teksa i ndiqte ata këmba-këmbës. Mediet greke njoftojnë se u hartuan dispozitat përkatëse nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë, duke u publikuar identitetet dhe fotot e 25-vjeçarit Ervis Skënderaj, nga Shqipëria.
Mediat greke raportojnë gjithashtu se sipas policisë, ky anëtar i bandës plaçkiste këmbësorë dhe turistë në Gurit të Shenjtë në Akropoli, në kodrën Filopapou.
Shqiptari 25-vjeçar është arrestuar së bashku me dy të mitur si bashkëpunëtorë.
(Foto/I arrestuari Ervis Skënderaj)
Redaksia Online
(e.s/ shqiptarja.com)
Do të mbyllet varreza e makinave në aksin Gjirokastër–Sarandë
Do të mbyllet varreza e makinave
në aksin Gjirokastër–Sarandë
SARANDË- Një vendim i Këshillit të Ministrave, që ka hyrë në fuqi muaj më parë ndalon krijimin e varrezave të makinave në një distancë më të afërt se një kilometer me akset nacionale.
Por për këtë vendim nuk është informuar pronari i një prej vendgrumbullimeve të makinave të vjetra që ndodhet në aksin nacional Gjirokastër –Sarandë.
Kreu i komunës Finiq, Sokrat Spiro, që ka nën administrim vendin ku është ndërtuar kjo varrezë, shprehet se së shpejti do të nisin procedurat për mbylljen e saj.
“Ai është një biznes i jashtëligjshëm dhe nuk mund të pranohet njw figurw e atilllw. Ne kemi nisur të gjithë prosedurat për mbylljen e saj”, thotë Spiro.
Pozicioni i këtij vendgrumbullimi makinash në aksin nacional përbën edhe një imazh negative për turistët e shumtë që vizitojnë këtë zonë.
Redaksia online
(e.sh/ shqiptarja.com)
Furgonat 8+1 protestë në të gjithë vendin
Furgonat 8+1 protestë
në të gjithë vendin
TIRANE- Drejtuesit e furgonave 8+1 kanë zhvilluar ditën e djeshme një protestë kombëtare në mënyrë të kordinuar, për të kundërshtuar vendimin e marrë pak ditë më parë nga qeveria, për rikthimin në fuqi të ligjit të vitit të 1998 “për kryerjen e rrugës së kthimit pa pasagjerë”. Protestat janë zhvilluar në akse të ndryshme të vendit, ku drejtuesit e këtyre mjeteve në disa raste kanë bllokuar për disa orë edhe rrugët nacionale.
Fier e Elbasan, bllokohet rruga
Rreth 200 shoferë të furgonave 8+1 në qytetin e Fierit kanë protestuar dje në rrethrrotullimin e unazës së qytetit. Për shkak të numrit të madh të automjeteve që ishin pjesë e protestës, për rreth 15 minuta qarkullimi rrugor është bllokuar dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë normalizimin e trafikut. Edhe aksi rrugor Tiranë-Elbasan ka qënë i bllokuar për rreth një orë ditën e djeshme.
Të nisur nga qendra e qytetit të Elbasanit, drejtuesit e furgonave janë afruar deri në afërsi të tunelit që lidh Tiranën me Elbasanin dhe aty kanë zhvilluar protestën e tyre, deri në momentin që ka ndërhyrë Policia Rrugore dhe ka bërë të mundur lëvizjen e automjeteve të tjera që prisnin të qarkullonin. Radha e taksive 8+1 e vendosur në Qafë-Plloç shkonte në disa kilometra. Aksi që lidh jug-lindjen e vendit ka qënë i paralizuar për disa orë, ndërkohë që, protestës ditën e djeshme iu bashkuan edhe automjetet e ardhura nga Erseka, Pogradeci dhe Bilishti.
Kalaja:Kërkojmë vetëm të drejtën tonë
Kreu i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, në mbështetje të këtyre drejtuesve të mjeteve, i ka kërkuar qeverisë të tërheq vendimin për rikthimin e ligjit të vitit 1998 dhe të luftojë konkurencën e pandershme. “ Kjo është një protestë e drejtë për vendin tuaj të punës, askënd prej nesh, nuk na ka punësuar asnjë qeveri. Jemi të vetëpunësuar dhe jemi të gjithë bashkë, furgonat nga të gjitha qytetet e Shqipërisë për të kërkuar vetëm të drejtën tonë”, është shprehur Kalaja, para drejtuesve të furgonave në Korçë.
Ministria e Arsimit urdhër për largimin e ambulantëve
Ministria e Arsimit urdhër
për largimin e ambulantëve
TIRANE-Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli në tetor të vitit që lamë pas, përmes një letre të hapur u kërkoi të gjithë drejtuesve të shkollave të arsimit parauniversitar të shkëpusnin çdo lloj marrëdhënie me subjektet private që ushtronin aktivitetin e tyre në brendësi të secilit prej institucioneve arsimore.
Duke qenë se shumë prej institucioneve arsimore kanë qenë në marrëdhënie ekonomike me subjekte të caktuar, duke u ofruar ambjente me qera apo në përdorim brenda shkollave, u kërkua që të gjitha këto marrëveshje të ndërpriteshin. Urdhri i Ministres Nikolli, u zbatua nga të gjitha institucionet arsimore por, në mbyllje të gjithë këtyre subjekteve që ndodhen në brendësi të shkollave, ato vazhduan aktivitetin e tyre pas mureve dhe hekurave të shkollave.
Edhe pse në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Arsimit, këta tregëtar ambulantë filluan të shesin produkte ushqimore dhe mallra të ndryshëm ushqimor jashtë çdo lloj kontrolli.
Platini: Topi i Artë do të dominohet nga Messi e Ronaldo
Platini: Topi i Artë do të dominohet nga Messi e Ronaldo
Temat më aktuale të botës së futbollit, por edhe parashikime për të ardhmen. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini rrëfehet për të gjitha në një intervistë dhe e nis me eventin e rëndësishëm që do të presë vendi i tij pas dy vjetësh, me Euro 2016.
“Janë bërë rikonstruksione të rëndësishme si në Marseille dhe Saint Etienne. Nuk e di nëse rezultati do të jetë si në vitin 1998, por është momenti për të ëndërruar.
Jam i bindur se niveli i këtij kompeticioni nuk do të bjerë nga fakti që numri i skuadrave pjesëmarrëse është rritur në 24 nga 16 që ishte më parë”.
Platini foli edhe për dominimin bavarez në Europë dhe mundësitë e Paris Saint Germain për të triumfuar në Champions.
“Me Bayernin po ndodh e njëjta gjë si me Barcelonën, por asnjë ekip nuk ka mundur ta fitojë Championsin dy herë radhazi. Sot me këtë Bayern dhe Barcelonë kemi arritur teknikisht futbollin total dhe të globalizuar.
Gjermanët drejtohen nga një spanjoll, ndërsa Chelsea dhe Arsenali i janë larguar stilit anglez. Në lidhje me parizienët të gjithë thonë se mund ta fitojnë Championsin.
Nëse unë them të kundërtën, do të më vrasin, por mund të them me bindje se do të dominojnë në kampionatin francez për 10 vjet dhe Monaco do të jetë pas tyre”.
Për Topin e Artë 2013, Platini u shpreh se votoi për Ribery, sepse ai kishte fituar gjithçka me klubin e tij, por nëse kriteret në votim do të mbeten të pandryshuara, atëherë do të jenë vetëm Messi dhe Ronaldo që do të triumfojnë në vitet në vazhdim. Nuk kishte si të mungonte një parashikim edhe për Botërorin 2014.
“Do të jetë e vështirë të kalohen amerikano-jugorët, pra Brazili, Argjentina, Uruguaji dhe Kili. Vlerat tona të sigurta janë Spanja dhe Italia, dy gjenerata të rritura, ndërsa Gjermania nuk ësht pjekur ende.
Llorente: Golat, vendimtarë për të shkuar në Botëror
Llorente: Golat, vendimtarë për të shkuar në Botëror
Transmetuar më
Javën e ardhshme Spanja do të përballet me Italinë, në një miqësore ku edhe sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente shpreson të jetë i pranishëm, citon Supersport.
Për lojtarin spanjoll kjo sfidë me të kaltërit ka një domethënie të veçantë, shpreson të zbresë në fushë përballë disa prej shokëve të Zonjës së Vjetër.
“Pothuajse gjysma e Juventusit është pjesë e kombëtares italiane. Do të ishte diçka shumë e bukur dhe emocionuese për mua që të luaja përballë tyre”.
Ish bomberi i Athletic Bilbaos, autor i 10 golave në sezonin e tij të parë në Serinë A, është optimist ndërkohë, se mund ta arrijë objektivin që i ka vendosur vetes për të qenë edhe ai pjesë e Botërorit të Brazilit.
“Spanja ka sulmues të mëdhenj. Do të jetë një garë e gjatë ku golat do të ndikojnë në vendimin që tekniku Del Bosque do të marrë në fund”.
Llorente, i cili sapo ka mbushur 29 vjeç, foli edhe për talentin e Realit të Madridit, Jese Rodriguez, një nga rivalët për vendin në kombëtaren La Roja, duke thënë se sulmuesi 21-vjeçar po ecën mjaft mirë me klubin e tij.
Furgonat 8+1,Haxhinasto : S`ka kthim prapa do rrisim sigurinë rrugore
Furgonat 8+1,Haxhinasto : S`ka kthim prapa do rrisim sigurinë rrugore
Transmetuar më 27.02.2014 - 10:36
Tiranë, 27 shkurt 2014, NOA.al- Qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi i saj në lidhje me vendimin që ka marrë pak kohë më parë për furgonat taksi 8+1, të cilët duhet të vijnë me pasagjer në Tiranë dhe të kthehen bosh mbrapsht.
Ky konfirmim është bërë sot nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.
I pranishëm në tryezën e organizuar me temë ‘Siguria Rrugore’, Haxhinasto theksoi se s`do të ketë kthim prapa pasi qeveria është e vendosur për të rritur sigurinë rrugore. Mbështetja e paligjshme në fushën e transportit, - tha ministri, - e çon Shqipërinë prapa. Gjatë fjalës së tij, ministri u shpreh se, numri i aksidenteve rrugore është rritur. Gjithashtu ai tha se, siguria rrugore nuk mund të vendoset në radhën e fundit të prioriteteve.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE, Etore Sekui, i cili u shpreh se numri i viktimave në rrugët e Shqipërisë është dy herë më i lartë sesa në vendet e tjera të BE. /e.gj/noa.al/
Debate në Kuvend, Topalli-Ramës: Je kryeministri më i pafytyrë që ekziston
Debate në Kuvend, Topalli-Ramës: Je kryeministri më i pafytyrë që ekziston
Transmetuar më 27.02.2014 - 09:28
Tiranë, 27 shkurt 2014, NOA.al- Mjaft e ashpër ishte ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa akuzonte qeverinë për shkelje të kushtetutshmërisë së institucioneve të pavarura.
Pasi ka akuzuar Metën për demontimin e shtetit, Topalli ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, i cili ndërhyri gjatë fjalës së saj.
Duke i kërkuar që të mos ndërhynte kur ajo fliste, Topalli i tha kryeministrit Rama se, “zoti kryeministër mos fol pas shpinës time, bëhu njëherë burrë dhe dil fol. Është e turpshme. Kryeministri zgërdhihet, shan, i turret opozitës, një minimum edukate duhet ta tregosh përpara deputetëve dhe shqiptarëve. Ti je kryeministri më i pafytyrë që mund të ekzistojë, dil dhe fol përballë dhe mos belbëzo aty mbrapa duke fyer e duke kërcënuar. Mos fol pa leje, je kryeministri më qesharak që ky parlament ka parë ndonjëherë”.
Subscribe to:
Posts (Atom)