Total Pageviews

Translate

Thursday, February 27, 2014

Kupa, Skënderbeu eliminon fituesit Flamurtari kalon në gjysmëfinale

Kupa, Skënderbeu eliminon fituesit Flamurtari kalon në gjysmëfinale Janë përcaktuar 4 ekipet që do të vazhdojnë garën për Kupën e Shqipërisë këtë edicion. Ndeshjet e fundit çerekfinale kanë qenë mjaft të forta duke dhuruar gola, emocione dhe spektakël. Në fund fati i ka buzëqeshur Skënderbeut, Kukësit, Teutës dhe Flamurtarit. Ndeshja më e fortë u zhvillua në Vlorë mes Flamurtarit dhe ekipit të Vllaznisë. Pas ndeshjes së parë në Shkodër e përfunduar në barazim pa gola, kuqezinjtë kërkonin fitoren me cdo kusht për të kaluar më tej. Pas një pjese të parë me shumë raste dhe pa gola, në fillim të fraksionit të dytë Abilaliaj vendos me golin e tij në minutën e 50 duke kaluar ekipin e Gjokës në gjysmëfinale. Kukësi pas fitores në Ballash ka fituar me Bylisin edhe në Kukës 2-1. Për ekipin e Starovës kanë shënuar Cikalleshi dhe Hysa, ndërsa golin e vetëm për ekipin e Egbosë e shënoi Idrizi. Teuta vazhdon avancimin në Kupë edhe pas largimit të Sorrentinos duke fituar me Lushnjen 3-2. Golat për Teutën u shënuan nga Nika 50’, Dosti 54’ dhe Hodo 67’, ndërsa për miqtë shënuan Cela 33’, K.Arbri 73’. Kampionët e Superligës kanë eliminuar fituesit e Kupës, Laçin, pasi e mundi edhe në Korçë 2-0. Për ekipin e Josës shënuan Tomic 51’, Tahirllari 90+2’. d.b/ shqiptarja.com

No comments: