Total Pageviews

Translate

Thursday, February 27, 2014

Elbasan: Hyn në Facebook-un e një personi, shan miqtë e tij

Elbasan: Hyn në Facebook-un e një personi, shan miqtë e tij Disa miq të një banori të Elbasanit janë shtangur kur nga adresa e rrjetit social Facebook të mikut të tyre i kanë mbërritur një “lumë” sharjesh e fyerjesh që ata besuan se ua bënte pikërisht ai. Por këto sharje dhe fyerje me komente nga më të ndryshme, i bënte 37 vjeçari I.K, , banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan. Ky shtetas, ka ndërhyrë në adresën personale në rrjetin social Facebook të shtetasit F.Sh, banues në lagjen “5-Maji Elbasan”, ku ka bërë komente të ndryshme duke fyer dhe ofenduar persona të ndryshëm në emër të tij. Policia tha se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërhyrje në rrjetin social”. Policia nuk përmendi nenin e Kodit Penal që i referohet kësaj vepre penale. /a.b/noa.al/

No comments: