Total Pageviews

Translate

Thursday, February 27, 2014

Reali shkatërron Shalken me një 'tërmet' 6 ballësh,

Reali shkatërron Shalken me një 'tërmet' 6 ballësh, Ronaldo rekord Reali i Madridit është ekipi më në formë për momentin në botë. Galaktikët e drejtuar nga Carlo Ancelotti zhvilluan një super ndeshje në Gjermani duke shkatërruar Shalken me rezultatin 1-6 dhe hipotekuar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Ndeshja nisi mjaft e mirë për Realin që kalon shumë shpejt në avantazh me Benzema në të 13’ pas një aksioni të Bale dhe Ronaldo, në fund francezi konkretizon. Bale në të 21’ dyfishon me një super gol duke treguar klasin e lartë që zotëron. Radhën e ka Ronaldo në pjesën e dytë që shënon emrin në listën e golashënuesve, 5’ më pas Benzema realizon dopietën personale. Golat shthurin mbrojtjen vendase, ç’ka bën që edhe Ramos të japë një asist për Balen që në pozicion të dyshimtë bën ‘manita’ për madrilenët dhe dopietë personale. Në fund nuk kishte si të mungonte edhe dopieta e Ronaldos që shënon golin e gjashtë dhe të 11 në 7 ndeshje, tjetër rekord. Kur edhe Casillas po i gëzohej një tjetër ndeshjeje pa gol, ish-shoku i ekipit, Huntelar shënon një super gol duke detyruar legjendën e Realit të nxjerrë topin nga rrjeta pas shumë ndeshjesh. Ndërsa ndeshja tjetër mes Gallatasarait dhe Çelsit ka përfunduar në barazim 1-1. Londinezët kanë kryesuar deri në minutën e 64 me golin e Torres, por Aurelien Chedjou ka barazuar duke lënë të hapur kualifikimin. d.b/ shqiptarja.com

No comments: