Sot zhvillohet provimi i Gjuhë-Letërsisë për maturantët
Tiranë, 30 Maj .
Të paktën 45 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ky është provimi i dytë i detyruar ku maturantët do të testohen, por i pari që do të llogaritet në formulën shtetërore dhe që ka peshë në garën për në universitet.
Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit , Nora Malaj, në nje deklaratë shpjegoi dje se, janë marrë të gjitha masat kundrejt mbarëvatjes së provimit. Ajo paralajmëroi maturantët dhe mësuesit se do te merren masa ndaj çdo lloj parregullsie qe nuk është në përputhje me rregulloren.
Provimi i matematikës do të zhvillohet në 9 qershor, ndërsa lëndet me zgjedhje në 18 qershor. Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj do të afishohen nëpër shkolla përkatëse.
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Friday, May 30, 2014
Zhvillohet sot provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2013"> 2014, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”
Zhvillohet sot provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2013"> 2014, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”. Lajmi u bë dje i ditur zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj e cila bëri me dije disa nga risitë për maturën shtetërore.
"Sikurse jemi tashmë të informuar, nesër (më datë 30 maj) do të mbahet provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2013"> 2014, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”. Numri i maturantëve, në të gjithë vendin, që do të hyjnë në këtë provim është 45,064. Ministria e Arsimit dhe Sportit, për këtë provim, sikurse për të gjithë provimet e Maturës Shtetërore 2013"> 2014, ka marrë të gjitha masat e nevojshme infrastrukturore, logjistike dhe mbështetëse, me qëllim garantimin e një procesi tërësisht normal dhe në përputhje me Rregulloren e Maturë Shtetërore 2013> 2014. Në këtë kontekst, kam kënaqësinë të falënderoj për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar:
Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të cilët do të garantojnë sigurinë dhe normalitetin, në të gjitha qendrat e provimeve, në vend.
Postën Shqiptare, e cila në këtë Maturë do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha drejtoritë dhe zyrat tona arsimore." u shpreh Malaj.
Gjatë kësaj MatureShtetërore është mundësuar për herë të parë shërbimi postar në paketimin e sigurisë dhe transportin e materialeve të provimittë MSH. Deklarimi për herë të parë i "cut off", përpara provimittë MSH në 20% nga 10% që ishte, si dhe vlerësimin e mesatares së 3 viteve në MSH nga 20 % në 26%. U krijua, gjithashtu për herë të parë një guidë e nominuar për çdo maturant (emër për emër) dhe u mundësua hapja e Zyrës së karrierës e alternuar me Javën e inovacionit.
Subscribe to:
Posts (Atom)