Total Pageviews

Translate

Friday, May 30, 2014

Sot zhvillohet provimi i Gjuhë-Letërsisë

Sot zhvillohet provimi i Gjuhë-Letërsisë për maturantët Tiranë, 30 Maj . Të paktën 45 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ky është provimi i dytë i detyruar ku maturantët do të testohen, por i pari që do të llogaritet në formulën shtetërore dhe që ka peshë në garën për në universitet. Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit , Nora Malaj, në nje deklaratë shpjegoi dje se, janë marrë të gjitha masat kundrejt mbarëvatjes së provimit. Ajo paralajmëroi maturantët dhe mësuesit se do te merren masa ndaj çdo lloj parregullsie qe nuk është në përputhje me rregulloren. Provimi i matematikës do të zhvillohet në 9 qershor, ndërsa lëndet me zgjedhje në 18 qershor. Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj do të afishohen nëpër shkolla përkatëse.

No comments: