Zhvillohet sot provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2013"> 2014, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”. Lajmi u bë dje i ditur zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj e cila bëri me dije disa nga risitë për maturën shtetërore.
"Sikurse jemi tashmë të informuar, nesër (më datë 30 maj) do të mbahet provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2013"> 2014, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”. Numri i maturantëve, në të gjithë vendin, që do të hyjnë në këtë provim është 45,064. Ministria e Arsimit dhe Sportit, për këtë provim, sikurse për të gjithë provimet e Maturës Shtetërore 2013"> 2014, ka marrë të gjitha masat e nevojshme infrastrukturore, logjistike dhe mbështetëse, me qëllim garantimin e një procesi tërësisht normal dhe në përputhje me Rregulloren e Maturë Shtetërore 2013> 2014. Në këtë kontekst, kam kënaqësinë të falënderoj për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar:
Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të cilët do të garantojnë sigurinë dhe normalitetin, në të gjitha qendrat e provimeve, në vend.
Postën Shqiptare, e cila në këtë Maturë do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha drejtoritë dhe zyrat tona arsimore." u shpreh Malaj.
Gjatë kësaj MatureShtetërore është mundësuar për herë të parë shërbimi postar në paketimin e sigurisë dhe transportin e materialeve të provimittë MSH. Deklarimi për herë të parë i "cut off", përpara provimittë MSH në 20% nga 10% që ishte, si dhe vlerësimin e mesatares së 3 viteve në MSH nga 20 % në 26%. U krijua, gjithashtu për herë të parë një guidë e nominuar për çdo maturant (emër për emër) dhe u mundësua hapja e Zyrës së karrierës e alternuar me Javën e inovacionit.
No comments:
Post a Comment