Perla e Balotelli-t shpëton Milanin
Një super gol i Mario Balotelli-t në minutat e fundit të takimit i dha tre pikët Milanit në ndeshjen hapëse të javës së 24 të Serisë A.
Kuqezinjtë luajtën të premten në mbrëmje në fushën e tyre përballë Bolonjës. Edhe këtë takim u pa paqartësia në sulm e skuadrës së Seedorf që megjithëse mundi të krijonte një volum loje të konsiderueshëm, rastet e pastra për shënim ishin të pakta.
Në minutën e 86, atëherë kur mendohej se takimi po i shkonte drejt barazimit, Balotelli me një goditje nga rreth 35 metra dhe diagonale befason portierin mik dhe i jep tre pikë mjaft të rëndësishme Milanit.
Pas kësaj fitoreje, kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 32 pikëve, po aq sa Lacio që ka një ndeshje më pak.
Ndërkohë sonte në mbrëmje luhet Fiorentina-Inter. Vendasit do kërkojnë fitoren për të mos humbur trenin për një vend në Ligën e Kampioneve, ndërsa zikaltërit janë në kërkim të pikëve për të patur shpresa për të njëjtin objektiv
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Saturday, February 15, 2014
‘Mushkonja vrastare’, projekti i nazistëve gjatë luftës
‘Mushkonja vrastare’, projekti i nazistëve gjatë luftës
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, nazistët shpenzuan gjithë energjinë, kohën dhe burimet financiare në dobi të makinerisë vrastare të luftës.
Puna e shkencëtarëve gjermanë të atyre viteve u përqendrua në zbulimin e armëve të reja, gjithnjë e më shumë vdekjeprurëse. Krahas avionëve luftarakë, që për kohën ishin më modernit, u punua edhe për një armë të padukshme…mushkonjat.
Dr Klaus Reinhardt nga Universiteti Tuebingen thotë se në kampin e përqëndrimit në Dachau në Gjermani, studiuesit për muaj me radhë shqyrtuan mundësinë e përdorimit në luftë si armë të mushkonjave të infektuara me malarje.
Dr Reinhardt thotë se studiuesit nazistë u përpoqën të identifikojnë mushkonjat të afta për të jetuar jashtë habitatit të tyre natyral. Sipas tij u veçua një lloj mushkonje në gjendje që të jetonte për 4 ditë pa ushqim dhe ujë.
Eksperimentet kryheshin në kamp nga udhëheqësi i punës kërkimore, Dr Claus Schilling. Schilling infektonte të burgosurit e kampit që përdoreshin si kavje. Në fund të luftës ai u dënua me vdekje dhe u var në gjyqin e zhvilluar në Dachau.
Messi: Nuk e vras mendjen për kritikat
Messi: Nuk e vras mendjen për kritikat
Leo Messi deklaroi se nuk i vë aspak rëndësi kritikave ndaj tij. Në një intervistë për ‘Radio La Red’, ylli i Barcelonës foli për formën e tij dhe për Botërorin që pret Argjentinën.
Forma pas dëmtimit dhe kritikat– E mora me qetësi rekuperimin. Ndenja shumë kohë pa luajtur, por tani jam i qetë. Sa më shumë ndeshje kalojnë, aq më mirë ndihem. Po mundohem të arrij nivelin tim më të mirë dhe po mendoj vetëm për të luajtur futboll. Nuk e vras mendjen për atë që mund të thonë njerëzit.”
Botërori– Po afrohet gjithmonë e më shumë, por ndërkohë të gjithë po luajmë ndeshje të rëndësishme me klubet tona. Argjentina gjithmonë është kandidate për Kupën e Botës, në formë të mirë apo të keqe qoftë. Kësaj radhe po shkojmë në Botëror në formë shumë të mirë.
Pozicioni i tij në fushë– Kam dëgjuar që thonë se po luaj më mbrapa apo që po luaj në një pozicion tjetër nga ai që luaja më parë. Unë them që ne vazhdojmë të luajmë pa sulmues të mirëfilltë dhe unë jam sulmuesi i fshehur, ashtu siç kam qenë në kohën e Guardiolës. Luaj në po të njëjtin pozicion.
Tata Martino– Pak nga pak po njeh klubin, gazetarinë në Spanjë, njerëzit… Është një trajner dhe njeri shumë i zgjuar.
Ibra shpreson të fitojë Champions-in
Ibra shpreson të fitojë Champions-in
Zlatan Ibrahimovic ka përsëritur dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampioneve para se të tërhiqet nga futbolli.
32-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij me skuadra të mëdha si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona dhe Milan, por kurrë nuk e ka fituar trofeun më të rëndësishëm për klube.
Sulmuesi shpreson që një ditë ta fitojë Champions-in, por për këtë sezon do të ishte i kënaqur edhe me një vend në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni me skuadrën e tij aktuale, PSG.
"Nëse do të arrijmë në gjysmëfinale, do të ishte një hap i madh përpara për ne. Projekti i PSG-së ka nisur para dy vitesh dhe jemi ende herët. Kemi një ekip cilësor dhe po forcohemi gjithmonë e më shumë si grup", tha Ibra
Ellen Page del hapur
Ellen Page del hapur
Ellen Page, aktorja e bërë e famshme në vitin 2007 për rolin e saj në filmin “Juno” pranoi publikisht në ditën e Shën Valentinit se është homoseksuale.
26-vjeçare bëri publik orientimin e saj seksual gjatë fushatës për të drejtat e njeriut në Las Vegas. Aktorja tha se me vendimin e saj shpresonte që të ndihmonte të tjerët që të dilnin hapur.
“Jam këtu sot sepse jam gay dhe ndoshta mund të bëj diferencën për të ndihmuar të tjerët që të kenë ditë më të lehta dhe më me shpresë. Sa për mua, me dukej një detyrim personal dhe shoqëror që të bëja publike këtë lajm”, tha ajo.
Ellen pranoi gjithashtu se që pas marrjes së famës në vitin 2007 e kishte të vështirë për të qenë vetvetja.
“Është e cuditëshme sepse sot jam këtu duke përfaqësuar, të paktën në disa aspekte, një industri që na imponon standardet e bukurisë, të suksesit, standarde që më vjen keq ta pranoj, por që më kanë prekur edhe mua”, tha ajo
Romancë Jared Leto-Lupita Nyong’o?
Romancë Jared Leto-Lupita Nyong’o?
Jared Leto dhe Lupita Nyong’o duket se nuk i bashkon vetëm kandidimi për cmimet OSCAR, përkatësisht si aktor joprotagonist dhe aktore joprotagoniste.
Mediat rozë në Shtetet e Bashkuar flasin për një romancë mes të dyve. Së fundmi ata janë fotografuar thuajse të pandarë në daljet në publik, që prej ndarjes së cmimeve “Golden Globe”.
Pas kësaj 42-vjeçari dhe 30-vjeçarja janë frekuentuar më shpesh dhe të mërkurën janë parë duke darkuar në restorantin e një hoteli në Nju Jork. Dëshmitarët okularë thanë se ata dukeshin të afërt dhe të ngrohtë me njëri-tjetrin.
Për momentin asnjëri prej tyre nuk ka reaguar mbi këtë lajm.
Jared Leto kandidon për çmimet OSCAR si aktor joprotagonist për rolin e tij në filmin “Dallas Buyers Club”, ndërsa Lupita Nyong’o për rolin e saj në filmin “12 Years as a Slave”
Fëmijët të pambrojtur në internet
Fëmijët të pambrojtur në internet
Janë me mijëra të mitur që shohin materiale pornografike apo mund të bëhen pre e ngacmimeve pedofilile në Shqipëri gjatë kohës që qëndrojnë në internet.
Por a mund t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe si mund t’i ndihmojmë. Ekspertët e IT theksojnë se prindërit duhet të shmangin kompjuterin në dhomën e fëmijëve, pasi ata mund të bëhen pre e abuzimeve edhe në mënyrë të pandërgjegjshme.
Prinderit mund të vendosin filtra në kompjuterat e fëmijëve të cilat ndalojnë këto programe dhe ato mund t’i gjejnë fare lehtë në treg apo në internet. Por a është mjaftueshëm?
“Ka tre llojë filtrash që psh Microsoft Windows i ka të gatshme dhe duhet vetëm që prindërit të mësojnë si t’i instalojnë. Disa filtra mund t’i blejnë në treg jo më shumë se 20-30 dollarë, ka edhe filtra që bllokojnë materialet pornografike në rang kombëtar. Më shumë se 50 përqind e fëmijëve shkarkojnë materiale pornografike, ndaj në shkolla, internet kafe apo shtëpi duhet të ketë filtra për bllokimin e tyre. Është domosdoshmëri që të ketë ligje të vecanta që polica të hetojë kush shkarkon në mënyrë të pavullnetëshme këto materiale në kompjuterat e fëmijëve tanë”, thotë Yiannis Laouris, Drejtor Ekzekutiv i “CyberEthics Center”.
62 përqind e fëmijëve kanë internet dhe kompjuter në dhomat e tyre, dhe shumë adoleshentë kanë telefona ku navigojnë me internet. Një pjesë e madhe e të rinjve qëndrojnë në bar kafe ku askush nuk i kontrollon për materialet që ata shohin.
Ekspertët kanë kërkuar forcimin e legjislacionit dhe vendosjen e paketave të sigurisë në shkolla, si një masë për mbrojtjen e fëmijëve,
“Legjislacioni është gjysma e punës, por pjesa tjetër i takon prindërve të cilët duhet të dijnë se cfarë shikojnë fëmijët kur qëndrojnë në internet. Prindërit duhet të sigurohen për mbrojtjen e fëmijëve, prindërit gjithashtu duhet të mësojnë më shumë për teknologjinë. Në shkolla është e detyruar me ligj që të mos ketë mundësi për hapjen e një sërë faqesh. Ndoshta problemi më i madh janë internet kafetë, dhe një zgjidhje në Europë është bllokimi i këtyre faqeve me ligj”, thotë Laouris.
Por kjo është epoka e internetit dhe të rinjtë kanë shumë herë më tepër njohuri se prindërit e tyre, ndaj është domosdoshmëri jo vetëm marrja e masave me filtra, por krijimi i një komunikimi miqësor me fëmijët në mënyrë që ata të kuptojnë cfarë është e drejtë ose jo.
Krimi kibernetik ka avancuar me shpejtësi, pasi shumë fëmijë bëhen pjesë e filmimeve pornografike pa qenë në dijeni. Mjafton një kamera në kompjuter dhe ajo mund të aktivizohet sapo një vajzë nis të zhvishet, këto plane shfaqen në mijëra kompjutera, duke u shitur në kohë reale. Ndaj një nga kërkesat e ekpertëve është largimi i kompjuterave nga dhomat e gjumit
Gostivar, helmohen 40 nxënës e mësues
Gostivar, helmohen 40 nxënës e mësues
Rreth 40 nxënës dhe profesorë shqiptarë janë helmuar në shkollën e mesme Ekonomike të Gostivarit mbrëmjen e së premtes.
Nga informacionet e para dyshohet se një person i panjohur ka hedhur një lloj gazi helmues, i cili ka ndikuar rëndë tek nxënësit dhe profesorët. Gazi është hedhur pasdite vonë, në turnin e dytë, kur vijojnë mësimet nxënësit shqiptarë.
“Tek nxënësit dhe profesorët për një moment u paraqit kollitje, probleme me frymëmarrjen, lotim, djegie në hundë dhe fyt. Kështu që ndërhymë duke i nxjerrë të gjithë nxënësit në oborrin e shkollës”, ka deklaruar Kasam Kasami, nëndrejtor i shkollës.
Për shkak të gjendjes së rënduar 12 nxënës nga Spitali i Gostivarit janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, për ndihmë mjekësore.
“Bëhet fjalë për nxënës të moshës 18-vjeçare dhe ka disa profesorë. Të gjithë janë me lëndime të lehta, deri tani nuk kemi persona të prekur rëndë dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje intensive. Megjithatë, ne do t’i mbajmë në spital deri sa të shërohen”, ka thënë Andon Xhibishev, drejtor i Toksikologjisë.
Nxënësit e shtruar në Klinën e Shkupit janë vizituar nga kryeministri Gruevski dhe ministrat shqiptarë në kabinetin e tij. “Në bazë të informacioneve që kam marrë nga mjekët dhe drejtori i spitalit, të prekurit nuk janë në rrezik jete”, ka deklaruar zv.ministri i Arsimit, Safet Neziri.
Në Spitalin e Gostivarit ka qëndruar ndërkohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zemri Qamili, i cili ka thënë se policia ka disa persona të dyshuar për këtë rast.
“Për momentin nuk mund të spekulojmë. Si polici jemi duke punuar për zbardhjen e rastit. Kemi disa persona të dyshuar dhe më vonë do të dalim me të dhëna më konkrete”, ka sqaruar Qamili.
Nga helmi thuhet se është prekur edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzad Bejta, i cili ka thënë se helmimi i nxënësve dhe profesorëve është një vepër çnjerëzore.
Përse përgjaken rrugët tona?
Përse përgjaken rrugët tona?
Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri ndodhin dyfishi i aksidenteve automobilistike, jo vetëm në raport me numrin e popullsisë, por edhe me numrin e automjeteve që janë në qarkullim.
Çdo vit, për çdo një milion banorë në Shqipëri, raportohen se humbasin jetën në aksidente autombolistike 119 shtetas, nderkohe qe ne vendet e Bashkimit Europian humbasin jeten ne aksidente automobolistike 40 deri ne 60 shtetas.
Që nga viti 1992 deri ne vitin 2013 ne Shqiperi kane humbur jeten ne aksidentet automobilistike 6 939 persona. Vihet re nje trend ne rritje i aksidenteve automobilistike, te cilat per kete hark vitesh kane regjistruar shifren e 19 441 aksidente, pjesa derrmuese e tyre te mbyllur me te plagosur e te gjymtuar.
Nese do t'i referohemi raporteve policore, ne menyre sistematike eshte thene se shkaku kryesore i aksidenteve, eshte shpejtesia tej normave te lejuara apo shkelja e rregullave nga drejtuesit e mjeteve.
Por, ne nje rekomandim te dorezuar ne Kuvend nga Avokati i Popullit menjehere pas aksidentit tragjik te Himares ne vitin 2012, radhiten nje sere faktoresh qe ndikojne ne shkaktimin e aksidenteve. Ne raportin qe Top Channel disponon thuhet se faktori rruge, cilesia dhe mungesa e sinjalistikes jane elemente qe jane shkaktaret kryesore te aksidenteve.
Raporti thotë se nga verifikimet e bëra në terren konstatohet se projektet në zbatim lihen përgjysmë dhe shfrytëzimi i rrugëve fillon pa perfunduar rruga ose kur ka probleme te medha teknike. Rrugët merren në dorëzim pa përfunduar dhe në disa raste pa raportin e supervizorit. Shpesh supervizorët, thotë raporti, janë përfaqësues të investitorit dhe që këtu fillon konflikti i interesit".
Raporti thotë se nga statistikat, rreth 10 per qind e aksidenteve behen ne rruge te lagura duke qene se akset mbajne pellgje me uje. Si shkak i dyte i aksidenteve radhitet rritja e numrit te mjeteve motorrike e per rrjedhoje kjo rritje e numrit pa u paraprirë nga planifikime të mirëfillta të zonave urbane dhe në mungesë të aksesit për këmbësorët dhe biçiklistët, çon në rritjen e rrezikut të tyre në përfshirjen në aksidente rrugore dhe uljen gjithnjë e më shumë të numrit të udhëtimeve të pamotorrizuara dhe të transportit publik.
Me tej, Avokati i Popullit, evidenton mungesen e ndriçimit publik në rrugët nacionale. Si faktor per aksidentet vijohet me tej me pasigurine e automjeteve, pasi tregu vijon te dominohet nga mjete te perdorura. Nderkohe qe per shpejtesine dhe perdorimin e alkoolit Avokati i Popullit thekson vijojne te jene problem serioz qe sjell perfshirje ne aksidente, sikurse edhe perdorimi i telefonit gjate drejtimit te automjetit, por edhe mungesa e edukates se duhur nga perdoruesit e rruges. TOP CHANNEL.
Renditja e FIFA-s, Shqipëria +1 vend
Renditja e FIFA-s, Shqipëria +1 vend
Kombëtarja e Shqipërisë fitoi një vend në renditjen e FIFA-s për muajin Janar, duke u ngjitur në vendin e 55-të në botë.
Renditja vazhdon të kryesohet nga Spanja, Gjermania dhe Argjentina, por bie në sy ngjitja në vendin e katërt e Portugalisë së udhëhequr prej Ronaldos.
Ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje prej muajit Nëntor, Zvicra është ngjitur me dy vende në pozicionin e gjashtë, ndërsa Brazili ngjitet në pozicionin e nëntë, duke lënë pas Holandën.
Midis pozicioneve të para, Danimarka është kombëtarja me rritjen më të madhe, me pesë vende, duke u renditur e 20-ta, ndërsa pas disa dështimeve të njëpasnjëshme, Mali është përfaqësuesja me rënien më të keqe, me 19 vende nga muaji i mëparshëm, duke u renditur e 59-ta.
Renditja e 20 vendeve të para të FIFA-s
Pikë Përfaqësuesja
1. Spanjë 1 506
2. Gjermani 1 314
3. Argjentinë 1 255
4. Portugali 1 214
5. Kolumbi 1 211
6. Zvicër 1 159
7. Uruguaj 1 157
8. Itali 1 135
9. Brazil 1 125
10. Holandë 1 122
11. Belgjikë 1 117
12. Greqi 1 088
13. SHBA 1 044
14. Kili 1 038
15. Angli 1 032
16. Kroaci 966
17. Bosnje 919
18. Ukrainë 917
18. Francë 917
20. Danimarkë 907
Subscribe to:
Posts (Atom)