Total Pageviews

Translate

Saturday, February 15, 2014

‘Mushkonja vrastare’, projekti i nazistëve gjatë luftës

‘Mushkonja vrastare’, projekti i nazistëve gjatë luftës Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, nazistët shpenzuan gjithë energjinë, kohën dhe burimet financiare në dobi të makinerisë vrastare të luftës. Puna e shkencëtarëve gjermanë të atyre viteve u përqendrua në zbulimin e armëve të reja, gjithnjë e më shumë vdekjeprurëse. Krahas avionëve luftarakë, që për kohën ishin më modernit, u punua edhe për një armë të padukshme…mushkonjat. Dr Klaus Reinhardt nga Universiteti Tuebingen thotë se në kampin e përqëndrimit në Dachau në Gjermani, studiuesit për muaj me radhë shqyrtuan mundësinë e përdorimit në luftë si armë të mushkonjave të infektuara me malarje. Dr Reinhardt thotë se studiuesit nazistë u përpoqën të identifikojnë mushkonjat të afta për të jetuar jashtë habitatit të tyre natyral. Sipas tij u veçua një lloj mushkonje në gjendje që të jetonte për 4 ditë pa ushqim dhe ujë. Eksperimentet kryheshin në kamp nga udhëheqësi i punës kërkimore, Dr Claus Schilling. Schilling infektonte të burgosurit e kampit që përdoreshin si kavje. Në fund të luftës ai u dënua me vdekje dhe u var në gjyqin e zhvilluar në Dachau.

No comments: