Ellen Page del hapur
Ellen Page, aktorja e bërë e famshme në vitin 2007 për rolin e saj në filmin “Juno” pranoi publikisht në ditën e Shën Valentinit se është homoseksuale.
26-vjeçare bëri publik orientimin e saj seksual gjatë fushatës për të drejtat e njeriut në Las Vegas. Aktorja tha se me vendimin e saj shpresonte që të ndihmonte të tjerët që të dilnin hapur.
“Jam këtu sot sepse jam gay dhe ndoshta mund të bëj diferencën për të ndihmuar të tjerët që të kenë ditë më të lehta dhe më me shpresë. Sa për mua, me dukej një detyrim personal dhe shoqëror që të bëja publike këtë lajm”, tha ajo.
Ellen pranoi gjithashtu se që pas marrjes së famës në vitin 2007 e kishte të vështirë për të qenë vetvetja.
“Është e cuditëshme sepse sot jam këtu duke përfaqësuar, të paktën në disa aspekte, një industri që na imponon standardet e bukurisë, të suksesit, standarde që më vjen keq ta pranoj, por që më kanë prekur edhe mua”, tha ajo
No comments:
Post a Comment