Gjiknuri inspektim në dy HEC-e: Kuotat deri tani janë të menaxhuesh me
SHKODËR-Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri inspektoi sot dy hidrocentrale, atë të Vaut të Dejës dhe të Komanit, për të parë nga afër situatën pas reshjeve të ditëve të fundit.
Gjatë një prononcimi të dhënë për mediat, Ministri theksoi se reshjet e fundit kanë shtuar prurjet në hidrocentrale, duke përmirësuar situatën hidroenergjitike, si edhe duke garantuar furnizimin me energji në vend.
Gjiknuri tha se kuotat deri tani janë të menaxhueshme, por duke ju referuar shkarkimeve të mundshme, u shpreh se janë marrë të gjitha masat, në bazë të rregulloreve të parashikuara, si dhe duke njoftuar banorët në kohë.
Ministrit ka siguruar që ky dimër s’do të ketë asnjë problem me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.
Sipas rregulloreve, kuotat deri tani janë të menaxhueshme, tha ministri ndërsa shtoi se “në qoftë se do të ketë prurje të mëdha, dhe nëse do të ketë ndonjë problem në lidhje me shkarkimet e mundshme, janë marrë masat për ta përballuar situatën, dhe për t’i koordinuar me të gjithë strukturat e tjera. Çka është më e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se situata hidrologjike po përmirësohet”.
Ajo që është më e rëndësishme për ne, që është një lajm i mirë, është që po bie shi. Është gjëja më e mirë për këtë vend që koha e lagësht është kthyer. Qeveria shqiptare përgatiti edhe një paketë financiare për të blerë energji për këtë çështje, por me ndryshimet e reja atmosferike, ne po e shikojmë me kujdes në mënyrë që t’i administrojmë siç duhet ato para. Lajm që duhet të na gëzojë, është që edhe në ditët që vijnë pritet të jenë kohë me reshje. Është lajm i mirë nga pikëpamja e rezervës energjetike që krijohet”, u shpreh Gjiknuri.
(er.nu/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment