Total Pageviews

Translate

Tuesday, February 11, 2014

Specifikat e “çmendura” të iPhone 6

Specifikat e “çmendura” të iPhone 6 SHBA -Deri më sot janë dëgjuar një numër i madh thashethemesh në lidhje me iPhone 6, madje është thënë se gjenerata e re e telefonit të Apple do të vijë me një ekran më të madh, ndoshta rreth 5 inç në madhësi. Ekrani i iPhone 6, i cili pritet të sjellë madhësi të re dhe jo të zakonshme për telefonat e famshëm të Apple, thuhet se do të jetë i përbërë nga safiri. Në mesin e pohimeve të shumta të publikuara gjatë javëve të fundit hyn edhe lajmi se karikuesi i iPhone 6 do të mund të jetë i bazuar në energji diellore. Këto janë disa nga karakteristikat e mundshme të iPhone 6, të cilat janë listuar nga burime dhe raporte të ndryshme mediatike: Retina 2 – YRGB Pikselë SolarCharging përmes ekranit të iPhone Ekrani me diagonale prej 5.1 inç – madhësi e njëjtë e telefonit Kamera e pasme me 10 MegaPiksel Mundësi incizimi të videove në 4K Incizim i videos në 500 FPS Ndriçimi 2 – 10 X Shpejtësi më të madhe të transferimit të të dhënave – Mbushje të Baterisë MINI AUX, për ruajtjen e hollësisë së telefonit Stereo Sound IN/Out Natyrisht, që ende nuk dihet nëse iPhone 6 do të mund ti sjellë të gjitha këto karakteristika, por nëse këto do të përfshihen në telefonin e ri, me siguri se Apple do të hedhë në treg një telefon të “çmendur”. (er.nu/tg/BalkanWeb)

No comments: