Total Pageviews

Translate

Tuesday, February 11, 2014

Aroma e trupit mund të përdoret si mjet identifikimi

Aroma e trupit mund të përdoret si mjet identifikimi MADRID-Fytyra, gjurmët e gishtave, skanimi i syrit së shpejti do të mbeten mbrapa me shpikjen më të re që do të përdoret si mjet identifikimi: aroma e trupit. Disa kërkues nga Universiteti Politeknik i Madridit, në Spanjë, në bashkëpunim me kompaninë teknologjike Ilia Sistemas SL, po krijojnë një sistem që mund të verifikojë njerëzit nga aroma e tyre e trupit. Çdo njeri disponon një aromë të veçantë që është e qëndrueshme në shumicën e kohës. Si e tillë, kjo aromë mund të identifikohet me një nivel saktësie prej 85%. Ilia Systems ka krijuar një sensor për identifikimin e aromave, i cili ka një ndjeshmëri të mjaftueshme për të identifikuar elementët e paqëndrueshëm në aromën e trupit. Kërkuesit mendojnë se kjo është një metodë më e mirë sesa masat ndërhyrëse që po përdoren tani. Studiuesit besojnë se kjo teknologji mund të përdoret si mjet identifikimi në aeroporte, në kufijtë kombëtarë, ose në çdo vend ku identifikimi është i nevojshëm. Së fundmi, biometrika po përdoret shumë si mjet sigurie dhe për koleksionim të dhënash, por suksesi i kësaj metode të re do të varet nga gatishmëria e individëve për të skanuar të dhënat e aromës së tyre (er.nu/BalkanWeb)

No comments: