Berisha: Shoferët e furgonave t’i bashkohen marshit të 20 shkurtit
TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për heqjen e furgonave të udhëtarëve, duke akuzuar qeverinë se po shkatërron së paku 17 mijë deri në 20 mijë vende pune.
“Të dashur miq, beteja me furgonat e qeverisë Rama-Meta, është një akt shumë i papërgjegjshëm dhe fund e krye korruptiv që shkatërron më së paku 17-20 mijë vende pune. Unë ju bëj thirrje të gjithë shoferave të furgonave, familjarëve të tyre, të mos përkulen por të përdorin të gjitha mjetet demokratike, demostratat dhe grevat për të mbrojtur vendet e tyre të punës. Ju bëj thirrje qytetarëve të solidarizohen me shoferët e furgonave dhe familjet e tyre në protestën e tyre të drejtë”, shprehet Berisha.
Duke nxitur protesta masive, Berisha shprehet, “Unë ftoj të gjithë shoferat e furgonave, familjarët e tyre të bashkohen me ne në marshin mbare popullor të 20 shkurtit kundër mashtrimeve të mëdha elektorale, shkatërrimit masiv të vendeve të punës dhe rritjes të pandalshme të papunësisë, vendosjes së faturës aforfe të energjisë që detyron qytetarët të paguajnë 2.5 herë për energjinë më shumë se sa kreu i qeverisë, kundër vendimit për furgonat që i pret bukën e gojës 17-20 mijë familjeve shqiptare. Marshi i 20 shkurtit është antidodi, përgjigjia më e merituar ndaj revanshit të qeverisë Rama – Meta”, përfundon mesazhi i tij në faqen e facebook-ut.
(m.a/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment