De Biazi për Etrit Berishën: Ç'talent i rrallë për Shqipërinë
Etrit Berisha në katërkëndorin e La-cios. Një histori surprizuese, pasi 24-vjeçari shqiptar ia ka rrëmbyer vendin Marketit. Kështu e nis shkrimin "Tuttom ercato-web.com", që ka bërë një intervistë ekskluzive me trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. "Berishën e ndjek gjithnjë. Në ndeshjet e fundit ka luajtur shumë mirë. Është një portier që kishte nevojë të punonte në një shkollë portierësh si ajo italiane. Ka mësuar gjëra, është një talent i lindur", - thotë De Biazi. Ndërsa i pyetur nëse e priste të ishte kaq shpejt Berisha titullar në ekipin e Lacios, trajneri i kombëtares shqiptare është përgjigjur: "Nuk e prisja që në pak kaq kohë të ishte në këto nivele. Me trajnerin Reja pati mundësinë dhe e shfrytëzoi, sepse ka luajtur mirë. Uroj që të ketë vazhdimësi të tillë, pasi Berisha është modest, ambicioz dhe jo arrogant. Edhe nëse do të kishte përfunduar në stol, ai nuk do të bënte fjalë. "Portali në fjalë e ka pyetur trajnerin italian të skuadrës kuqezi edhe për ecurinë e kombëtares shqiptare. Dhe De Biazi është shprehur: "Shumica e lojtarëve të Shqipërisë kanë eksperiencë në kampionatet e huaja. Federata Shqiptare e Futbollit po promovon shumë kampionatin e saj. Kam ndjekur takimin Tirana-Partizani dhe mund t'ju them që niveli i futbollit vendës është ngritur. "Ndërsa sa i përket të ardhmes së vetë De Biazit, tekniku italian e ka mbyllur kështu komentin e tij: "Kontrata ime mbaron më 2015, ka pak që kam rinovuar deri në fund të eliminatores të Euro 2016. Do të provojmë të shkojmë në Kampionatin Europian, por së pari, duhet të shohim kë do të kemi në grup, pastaj të nisim të bëjmë llogari".
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment