Vlorë, të shtëna në mes të rrugës
11/01/2014
Të shtëna armësh janë regjistruar pasditen e së shtunës në mes të rrugës, në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve të fundit, të shtënat kanë qenë në adresë të një makine, në vendin e quajtur Kali i Trojës.
Policia lokale, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, njofton se nga të shtënat për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Nga dëshmitë e mbledhura uniformat blu kanë zbuluar se plumbat kanë ardhur nga një makinë tjetër, e cila është larguar me shpejtësi.
Burimet zyrtare shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit, përveç dëshmive po mundohen të mbledhin edhe prova në vendin e ngjarjes.
Ata pritet të marrin në pyetje edhe pronarin e automjetit të qëlluar, për të hedhur dritë mbi sulmin e armatosur
No comments:
Post a Comment