Sanjol: Mesi po ofendon tifozët
Vili Sanjol, ish-lojtari i kombëtares franceze, qorton ashpër Lionel Mesin pas humbjes të së mërkurës me Atletikon e Madridit dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve. Ish-mbrojtësi i Bajernit të Mynihut ka goditur performancën e Mesit në humbjen e fundit të Barcelonës në Champions League. Argjentinasi, që ka përshkuar vetëm 6.8 kilometra gjatë humbjes 1-0 të ekipit të tij në "Vicente Calderon", vetëm 1.4 km më shumë se portieri katalanas Jose Pinto, shpërdoroi dy shanse të mira shënimi në pjesën e parë. Ish-francezi ndërkombëtar beson se performanca e 26-vjeçarit ishte një shenjë e mosrespektimit të tifozëve dhe se ai nuk ka treguar angazhim të mjaftueshëm kohët e fundit, duke injoruar tifozët.
(d.d/E.Ilnica/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment