Figo: Futbolli italian të ndryshojë stil
Ish-mesfushori i Barcelonës, Realit të Madridit dhe Interit, Luis Figo, analizon situatën e vështirë që po kalojnë klubet italiane në Kupat e Europës, duke dhënë këshilla të vlefshme, sidomos për sa i përket ndryshimit të mentalitetit dhe stilit të lojës. "Në Itali është një kulturë specifike, një mënyrë fikse për ta parë futbollin, por në Europë gjërat janë ndryshe. Duhet t'i përballosh ndeshjet me idenë për të fituar. Këshilla? Duhen marrë lojtarë të mirë, por kjo varet nga mundësitë ekonomike. Pastaj, duhet ndryshuar edhe stili i lojës. Juventusi ka kampionë të mëdhenj, por është realitet që në Champions nuk ka bërë mirë. Një vit mund të ndodhë, sepse mund të jetë thjesht rastësi. Ata që përgjigjen për futbollin italian duhet të reflektojnë", - u shpreh Figo.
(d.d/E.Ilnica/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment