Londër 2012, Phelps në histori, dështon Pellegrini
Andi Deçka
Përditësuar: 31 Korrik, 2012
Michael Phelps është sportisti me numrin më të madh të medaljeve në historinë e Olimpiadave. Notari amerikan fitoi medalje të artë në stafetë 4x200 me SHBA-në duke kaluar në kuotën e 19 medaljeve në total në 3 olimpiada, 15 ari, 2 argjendi e 2 bronzi. Bie rekordi i gjimnastes rusLatynina me 18 të tilla. Por për Phelps pati edhe një zhgënjim për rekordin e mundshëm të medaljeve të arit.
Një zgjatje e pabesueshme në centimetrat e fundit e Mat Le Clos nuk lejon Michael Phelps të shkruaj historinë, duke u bërë I pari atlet në not që arrin të triumfojë në të njëjtën disiplinë në tre olimpiada radhazi. Peshkaqeni nga baltimora u mund nga notari afrikano jugor Chad le clos, që në metrat e fundit ktheu në avantazh të tij një garë që dukej se po shkonte për Felps dukemarrë medaljen e artë në 200 metra flutur për meshkuj, ndërsa amerikaniduhet të kënaqet me argjendin.
Në vendin e tretë u rendit ndërkohë takeshi matsuda që mori medaljen e bronxtë. Në 200 metra stil I lirë për femra u thye rekordmenja olimpike dhe botërore Federika pellegrini, e cila në katër vjet nuk kishte humbur asnjëherë në këtë garë. Italiania I mbylli në vendin e pestë 200 metrat e saj, ndërsa medaljen e artë e fitoi me rekord olimpik amerikania schmit me kohën e 1 minutë 53 sekonda e 61 të qindtat, ndërkohë që medaljen e argjendtë e fitoi francezja,Kamil Mufa. Medalja e broxnit vajti ndërkohë përaustralianin, Bronte Barrat.
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Tuesday, July 31, 2012
Subscribe to:
Posts (Atom)