Total Pageviews

Translate

Monday, March 3, 2014

Tuna lë “X-Factor”, ja statusi në Facebook

Tuna lë “X-Factor”, ja statusi në Facebook Këngëtarja ekstravagante Altuna Sejdiu ka publikuar një status në faqen e saj në Facebook, ku shprehet se nuk do të jetë me pjesë e talent show-t “X-Factor Albania”. Përmes këtij postimi të gjatë Tuna falenderon bashkëpunëtorët e saj në këtë rrugëtim dhe sidomos fituesit e X-Factor 2 dhe 3, Arilenën dhe Ergin. Ajo që vihet në dukje është se këngëtarja nuk ka përmendur në falenderimet e saj prezantuesen e programit Alketa Vejsiu dhe as nuk ka bërë të ditur të cilat janë arsyet e këtij largimi. Postimi i këngëtares Tuna Sejdi në Facebook: E kisha të vështirë ti shkruaj këto rreshta sepse lamtumirat janë gjithmonë të tilla. Erdhi momenti i lamtumirës me produksionin më të cilin ndava momente nga më të hidhurat deri te më të gëzuarat në karrierën time. Ja ky është realiteti i çdo spektakli të atyre suazave, ku derdhet 'gjak', ku sakrifikohet nga jeta private e secilit,që në fund nga pak të bëhet diçka e madhe në skenën shqiptare. Dhe secilin nga këto njerëz që janë pjesë e X-sit, duke filluar nga figurat e mëdha që kontribojnë për artin tonë e deri te asistentet vollonter aty- I dua pafund. (dhe derisa po e shkruaj k'të po bëj nga ato fytyrat e mia "ready të shperthej n'lot". Do t'doja ta shihnit tani:) Njeriu të cilit ja dedikoj ktë falenderim është Vera Grabocka , profesori i madh i jetës time. Ajo që bëre ti për mua tejkalon bashkëpunimin tone në x factor. Ti si njeri me këshillat e tua më bëre më të fortë në botën e hidhur të shoëbizit. Arilena Ara, Ergi Dini - ma keni kompletuar zemrën, më keni dhënë gëzim më të madh nga ato që kam përjetuar në arritjet e mia ndër vite. Do të ndihem krenare sa herë që do t'ju shoh në jetë duke ecur majave, dhe e di që jeni në atë rrugë dhe para juve janë megasuksese të cilat do ti gëzoj dhe unë kudo që do të jem. Ju jeni vet meritë e vetes, jeni aty ku jeni fale vetes-un vetëm qëllova aty, rastësisht, mu si në foto;)( ouchhhh) Albani,- do më mungoj humori jot i matur, Soni: do të më mungoj faqja jote ta shtrydh pak sepse je një njeri me zemër t'madhe, (ngaqë të njoh privatisht e them të vulosur). I love u momma dhe me padurim pres shpërthimin tënd në projektet e rradhës. Pandi - do më mungoje të dielave krahu jot i djathtë që më mban duke zbritur shkallët në live shoë. (Shërim të shpejtë.) Lili Ismaili, gaforre dhe artiste e madhe, flm që më zbukurove me duart e tua të praruara. Flm për njerëzoren që ma mundësove. Ke qenë sup për të qarë, për tu rrëfyer, për tu keshilluar - si 'birin/bijen" e vet , psikolog për secilin nga ne aty. Je njeri i rrallë dhe une jam mirënjohëse për gjithçka që ke berë për mua. Faleminderit X, X miliona herë të dua. Do më mungosh. X (hapsirë) TUNA PS :E kënaqur me atë që kam bërë në X factor - I did it my way, the best way. Redaksia Online (xh.k/ shqiptarja.com

Apple prezanton kontrollin zanor të iPhone për shoferët e makinave

Apple prezanton kontrollin zanor të iPhone për shoferët e makinave Apple bën lëvizjen e rradhës në teknologjinë e smartphoneve. Ajo prezanton një sistem të ri, që konsiston në kontrollin zanor për shoferët e makinave. Ky system është i integruar në telefonat iPhone. Prezantimi i sistemit të ri u bë në makina Ferrari, Mercedes-Benz dhe Volvo. Sipas Apple, ky software i lejon shoferët të kontrollojnë iPhonët e tyre jo vetëm me touch por edhe me zë. Kjo risi e Apple mundëson që shoferët, pa lëshuar timonin, vetëm me anë të zërit, të aksesojnë listën e kontakteve në telefonin e tyre, të bëjnë telefonata, apo të dëgjojnë mesazhet zanore. Gjithashtu ata mund të përdorin harta, të dëgjojnë muzikë, të lexojnë dhe kthejnë mësazhet, vetëm me një fjalë. Sistemi do të jetë i disponueshëm edhe për prodhues të tjerë makinash si BMW, Ford, General Motors, Honda, Hyundai, PSA Peugeot Citroën, Subaru, Suzuki adhe Toyota Motor Corp. Redaksia online (os/ shqiptarja.com)

Rita Ora shkëlqen në festën pas çmimeve “Oskar”

Rita Ora shkëlqen në festën pas çmimeve “Oskar” Pas ceremonisë së ndarjes të çmimeve “Oskar 2014” të gjithë artistët e botës kinemtografike dhe jo vetëm kanë festuar në festën e organizuar nga revista e njohur “Vanity Fair”. Në këtë festë së bashku me yjet e hollivudit ka qenë e ftuar edhe këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora, e cila kohët e fundit është duke nisur një karrierë edhe në botën kinematografike. E veshur me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve ngjyrë kremi, Rita ka shfaqur hiret e saj në këtë event të rëndësishëm të botës së spektaklit. Redaksia Online (xh.k shqiptarja.com)

“BB7”, Esida - Eraldit: “Shko tek Viola, lojën do ta bëj vetëm"

“BB7”, Esida - Eraldit: “Shko tek Viola, lojën do ta bëj vetëm" Pas qëndrimit në të njëjtin shtrat me Violën, Eraldi shkon shkon në dhomën tjetër të gjumit dhe afrohet tek Esida. Të dy fillojnë të flasim me zë të ulët, ndërsa Eraldi i kërkon të futet në shtratin e saj për të fjetur gjumë. Në këtë moment, Esida ngre zërin dhe i kërkon atij që të shkojë të flejë aty ku ishte deri tani, duke nënkuptuar Violën dhe qëndrimin e gjatë me të. Esida fillon ti flaës Eraldit në lidhje me debatin që ky i fundit pati me Esterinën, duke i shprehur se ai është përgjegjës për këtë gjë. “Ajo është fëmijë, por ti pse ngrite zërin me të pa folur me mua?”, i thotë Esida. “E ka fryrë dikush tjetër”, ia kthen Eraldi, si për ta qetësuar. Esida i tregon atij se e ka larguar krevatin e tij nga i saji, pasi nuk dëshiron që ta bëjnë më lojën bashkë, por secili të luajë më vete. Më pas ajo i shprehet Eraldit:- “I ziu ti nëse dalim nga shtëpia këtë javë”. Ajo i bën të qartë se banorët e tjerë si Esterina dhe Viola, janë duke ia prishur lojën dhe planet e saj dhe për këtë ka vendosur që të luajë e vetme. Eraldi mundohet të anashkalojë muahbetin duke i thënë Esidës se ai lart ishte me Meridianin. Por kjo e fundit, e cila ka parë çdo lëvizje me vëmendje i thotë se Meridiani pak ndenji atje dhe zbriti poshtë. “Unë nuk jam Esterina. Nëse do të bësh lojën, do ta bësh siç duhet, ndryshe s’kam nevojë për ty”, i thotë Esida. Ajo i kërkon llogari për sjelljen e tij, duke e vendosur me shpatulla pas murit e duke i kërkuar që nëse do lojë të përbashkët, të shpenzojë më tepër kohë me të. (b.t/ shqiptarja.com)

Veliaj: Jo ndihmë ekonomike pa u trajnuar për një zanat

Veliaj: Jo ndihmë ekonomike pa u trajnuar për një zanat TIRANE-Në kushtet kur 95 mijë familje shqiptare jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike, mundësia e përfitimit të një zanati, duket se do të ulë ndjeshëm varësinë ndaj kësaj skeme. Tashmë, kushdo që bëhet pjesë e këtij përfitimi ekonomik, do ta ketë të detyrueshme t'i nënshtrohet kurseve profesionale për të marrë një zanat. Kjo nismë e re e qeverisë e cila pritet të aplikohet së shpejti, përfshin të gjithë ata persona që janë në moshë për të punuar. Madje do të ketë penalizime deri në përjashtim nga skema për ata persona që i ofrohet një vend pune, por që e rezufojnë. Gjatë takimit me bizneset, ministri Veliaj deklaroi sot se përfshirja në këto kurse do t’i japë fund zanateve të pacertifikuara, duke i dhënë fund një tregu ku çdo kush bën elektricistin apo hidraulikun, por askush s’mban përgjegjësi për dëmët që shkaktojnë. Ministri Veliaj kërkoi që kurset profesionale më së shumti do të jenë të orientuara drejt Shqipërisë së Veriut, ku është edhe numri më i lartë i papaunësisë. Në ndryshimet që i janë bërë deri më tani skemës së ndihmës ekonomike, është edhe detyrimi i prindërve për ti cuar fëmijët në shkollë. Redaksia online (sg/ shqiptarja.com)