Total Pageviews

Translate

Friday, May 30, 2014

Sot zhvillohet provimi i Gjuhë-Letërsisë

Sot zhvillohet provimi i Gjuhë-Letërsisë për maturantët Tiranë, 30 Maj . Të paktën 45 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ky është provimi i dytë i detyruar ku maturantët do të testohen, por i pari që do të llogaritet në formulën shtetërore dhe që ka peshë në garën për në universitet. Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit , Nora Malaj, në nje deklaratë shpjegoi dje se, janë marrë të gjitha masat kundrejt mbarëvatjes së provimit. Ajo paralajmëroi maturantët dhe mësuesit se do te merren masa ndaj çdo lloj parregullsie qe nuk është në përputhje me rregulloren. Provimi i matematikës do të zhvillohet në 9 qershor, ndërsa lëndet me zgjedhje në 18 qershor. Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj do të afishohen nëpër shkolla përkatëse.

Zhvillohet sot provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2013"> 2014, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”

Zhvillohet sot provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2013"> 2014, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”. Lajmi u bë dje i ditur zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj e cila bëri me dije disa nga risitë për maturën shtetërore. "Sikurse jemi tashmë të informuar, nesër (më datë 30 maj) do të mbahet provimi i detyruar i Maturës Shtetërore 2013"> 2014, në lëndën “Gjuhë shqipe dhe Letërsi”. Numri i maturantëve, në të gjithë vendin, që do të hyjnë në këtë provim është 45,064. Ministria e Arsimit dhe Sportit, për këtë provim, sikurse për të gjithë provimet e Maturës Shtetërore 2013"> 2014, ka marrë të gjitha masat e nevojshme infrastrukturore, logjistike dhe mbështetëse, me qëllim garantimin e një procesi tërësisht normal dhe në përputhje me Rregulloren e Maturë Shtetërore 2013> 2014. Në këtë kontekst, kam kënaqësinë të falënderoj për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar: Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të cilët do të garantojnë sigurinë dhe normalitetin, në të gjitha qendrat e provimeve, në vend. Postën Shqiptare, e cila në këtë Maturë do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha drejtoritë dhe zyrat tona arsimore." u shpreh Malaj. Gjatë kësaj MatureShtetërore është mundësuar për herë të parë shërbimi postar në paketimin e sigurisë dhe transportin e materialeve të provimittë MSH. Deklarimi për herë të parë i "cut off", përpara provimittë MSH në 20% nga 10% që ishte, si dhe vlerësimin e mesatares së 3 viteve në MSH nga 20 % në 26%. U krijua, gjithashtu për herë të parë një guidë e nominuar për çdo maturant (emër për emër) dhe u mundësua hapja e Zyrës së karrierës e alternuar me Javën e inovacionit.

Thursday, May 22, 2014

Përgatitet riformatimi i KQZ-së

Përgatitet riformatimi i KQZ-së 21/05/2014 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të kthehet sërish shumë shpejt në një çështje shumë të nxehtë mes qeverisë dhe opozitës. Që prej largimit të 3 përfaqësuesve të zgjedhur nga Parta Socilaiste dhe LSI-ja, KQZ-ja ka mbetur me 4 anëtarë dhe pothuajse një vit larg zgjedhjeve të ardhshme lokale, ky insitucion është në pamundesi për të marrë vendime të rëndësishme. Këtë gjë e pohoi para komisionit të ligjeve kryetarja Lefterije Lleshi. “Ne, që të rishikojmë aktet nënligjore na nevojitet kuorumi. Nuk mund të proçedojmë pasi shumica e akteve normative kërkojnë votat”, deklaroi Lleshi. Kryetarja e KQZ-së ishte tek komisioni i igjeve për një raport vjetor rutinë, por relatori i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dha si zgjidhje për ngërçin riformatimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Por që tani është e qartë se opozita është kundër çdo ndryshimi të njëanshëm të formulës konsensuale. “Nuk mendoj se kolegët e PD që propozuan anëtarët e KQZ-së të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme pa një riformatim të këtij institucioni”, deklaroi Klosi. “Çdo aludim për reformatim, ndërkohë që ka një ligj konsensual, që nuk mund të ndryshohet vetëm sepse ka një shumicë votash, do të ishte kthim në vitet 2000-2001 dhe si i tillë i papranueshëm”, replikoi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Prej më shumë se 10 vjetësh çdo ndryshim në Kodin Elektoral dhe që prek Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është bërë me konsnesusin e dy partive të mëdha në vend. Por që kjo të faktohet sërish do të duhet edhe pak kohë, ose të paktën do të duhet një qëndrim zyrtar nga Partia Socialiste.

Baloo, Sher Khan dhe Leo, tre miqtë e pazakontë

Baloo, Sher Khan dhe Leo, tre miqtë e pazakontë 21/05/2014 Në habitatin natyror ndoshta nuk do t’i shihnim kurrë bashkë, ose do t’i shihnim vetëm në beteja për mbijetesë apo sigurim ushqimi. Por në kopështin zoologjik “Arka e Noes” në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara, një tigër, një luaneshë dhe një ari janë ‘miq për kokë’. Tre kafshët janë rritur së bashku, kanë ‘ngrënë nga i njëjti tas’, kanë luajtur bashkërisht dhe vazhdojnë t’i bëjnë të gjitha këto sërish të pandarë, pavarësisht natyrës së tyre, (përjashto luaneshën, dy kafshët e tjera janë heremite). Kujdestarët e kopështit zoologjik i ngritur nga një organizatë jofitimprurëse i kanë pagëzuar me emra përkatës, Baloo është ariu, Sher Khan është tigri dhe Leo është emri i luaneshës. Historia e tre kafshëve është e dhimbshme. Kur ishin vetëm disa-mujorshme ato u gjetën që të treja në kamionin e një trafikanti të keqtrajtuara dhe kequshqyera. Aty kopështit zoologjik i lindi ideja që t’i vendoste në të njëjtin ambient, por duke i vëzhguar 24 orë në 24 për të mos i lënë që të përfshihen në ndonjë incident. Fatmirësisht deri më tani, Baloo Sher Khan dhe Leo përvec përkëdhelive, ndoshta ndonjëherë të tepruara, asnjëherë nuk janë përleshur bashkë.

Shqipëria, mes 39 dhe 47 bashkive

Shqipëria, mes 39 dhe 47 bashkive 23/05/2014 Varianti përfundimtar i Reformës Territoriale do të zgjidhet mes dy hartave, asaj që parashikon ndarjen e vendit në 39 bashki dhe asaj që e ndan vendin në 47 të tilla. Në një mbledhje të gjatë me dyer të mbyllura, Komisioni i Reformës Territoriale dhe ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, në prani të kryeministrit Edi Rama, kanë informuar deputetët e Grupit parlamentar socialist dhe atij të LSI, mbi 5 variantet e propozuara. Pas prezantimit, diskutimet kanë ndalur në dy variantet e konsideruara të qendrës, variantit 2 dhe 3 të hartës territoriale. Burime nga mbledhja bënë me dije për Top Channel, se deputetët socialistë Pandeli Majko dhe Blendi Klosi propozuan që varianti final i hartës, që do të miratohet në komision, të ketë për bazë ndarjen me 39 bashki, por të huazojë elemente nga varianti i tretë me 47 bashki. Kjo do të thotë që, për njësi të mëdha si Tirana, Vlora, Elbasani apo Korça, të ruhet ndarja që parashikon varianti i tretë; pra respektivisht Kamza bashki më vete, Himara gjithashtu, si dhe Cerriku e Maliqi. Rrjedhimisht pritet që varianti përfundimtar të ketë një numër bashkish nga 39 në 47, që varësisht nga elementët që do të merren nga harta tre, mund të parashikojë një ndarje të vendit në rreth 44-45 bashki. Gjithësesi, vendimi për variantin përfundimtar të ndarjes së territorit të vendit do të merret të premten nga Komisioni i Reformës Territoriale, i cili do të konsultohet më tej edhe me qytetarët.

INSTAT: Shqipëria e pabarabartë

INSTAT: Shqipëria e pabarabartë 23/05/2014 Të dhënat e detajuara nga censusi i vitit 2011 nxjerrin në pah se lëvizjet demografike në dhjetë vitet e fundit kanë krijuar një realitet të polarizuar ekonomik duke lënë zona të tëra territoriale të pazhvilluara. Kryeministri Edi Rama tha se ky fenomen çon në tensione sociale dhe pabarazi mundësish ndaj kërkon ndërhyrje urgjente. “Kryefjala e kësaj përgjigjeje është reforma territoriale-administrative me një reduktim dramatik të numrit të njësive vendore që disponojnë kompetenca të plota dhe me rritje dramatike të të ardhurave për njësitë që do të dalin nga ky reduktim për të drejtuar tërësisht ndryshe qoftë zhvillimin njerëzor, qoftë zhvillimin natyror dhe ekonomik”, deklaroi Rama. Por përveç rritjes së pabarazisë, në konferencën e INSTAT, kreu i këtij institucioni publikoi dhe një tjetër të dhënë shqetësuese, që shtron nevojë për një tjetër reformë delikate. “Bazuar në projeksionet e reja të popullsisë, në vitin 2027, pra vetëm 13 vjet nga tani, rritja natyrore mund të bëhet negative, pra numri i vdekjeve do të tejkalojë numrin e lindjeve”, deklaroi kreu i INSTAT, Gjergji Filipi. “Kjo është një arsye më shumë që reforma e pensioneve që ne tanimë e kemi të formësuar të kryhet një orë e më parë, kaq shumë të shtyer vit pas viti për arsye politikës së ditës dhe për arsye të dritëshkurtësisë së qeverisjes deri më sot”, shtoi Kryeministri Rama. Vitin e kaluar sistemi i pensioneve mori rreth 500 milione dollarë nga paratë e taksapaguesve, ndërkohë që sipas INSTAT papunësia te të rinjtë u rrit nga 35 për qind në 2001 në 52 për qind në 2011. Paralelisht përgjatë kësaj dekade Shqipëria është përballur me një valë të dytë emigrimi, ku sipas INSTAT mbi 480 mijë vetë janë larguar në emigrim.

Ekipi shqiptar në Bosnjë

Ekipi shqiptar në Bosnjë 23/05/2014 Apokalipsi duket se ka ndodhur. Fshatrat e qytetzës Orashje në Bosnje çdo ditë e më shumë humbin në thellësinë e ujërave të lumenjve. Aty, grupi më i madh i skuadrave të shpëtimit përbëhet nga shqiptarët. Ata bëhen gati që në mëngjes dhe kalojnë pjesët e përmbytura. Deri diku me kamion dhe më pas vazhdojnë me varka. Ata thonë se janë pritur mirë nga banorët dhe se për Shqipërinë kjo është e rëndësishme në një mission ndërkombëtar. “Në përgjithësi jemi mirëpritur nga banorët. Ne po punojmë me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, thotë Lulëzim Beqiri, nënkomisar i FNSH-së së Shkodrës. “Ne jemi mobilizuar për të dhënë ndihmën tonë këtu, bashkë me njësitë vendase”, shprehet nga ana tjetër Nebi Muçaj, drejtor i Qendrës Vullnetare për Emergjencat Civile. Në këto fshatra uji është duke u rritur, pavarësisht se reshje nuk ka më. Në ndihmë u ka dalë edhe një shqiptar, bukëpjekës nga Kosova, i cili shpërndan çdo ditë bukë pa pagesë për banorët. “Kam qenë i kënaqur kur dëgjova se kanë ardhur ekipe shqiptare për t’i ndihmuar. Kështu që edhe unë vendosa t’i ndihmoj”, thotë Gani Uroshi. “Jam shumë i kënaqur dhe e falenderoj Shqipërinë për ndihmën që na ka dhënë, që të na i zbusë pasojat e kësaj katastrofe sado pak”, shprehet Damir Shoshiç, banor i fshatit Vidovicë.

Saturday, May 17, 2014

Thursday, May 15, 2014

Nesër provimi i parë për maturën ja si do të jetë testi i gjuhës së huaj

Nesër provimi i parë për maturën ja si do të jetë testi i gjuhës së huaj TIRANE-Nesër mbi 45 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore, pikërisht atij të gjuhës së huaj, provim që realizohet për herë të parë këtë vit. Ministria e Arsimit, tashmë ka bërë publike mënyrën dhe përmbajtjen e tezës së provimit për të gjithë maturantët, ndërkohë që nota e cila do të dalë në fund të vlerësimit nuk do të përfshihet në rezultatin përfundimtar të pikëve për të shkuar në universitet. Sa i përket provimit të gjuhës së huaj maturantët duhet t’u përgjigjen 25 pyetjeve të ndryshme, ndërsa niveli i tij i vështirësisë do të jetë ai A2 dhe do të jetë i ndarë në tre seksione. Agjencia Kombëtare e Provimeve saktëson se në sesionin e parë maturantet do të testohen mbi leximin. Vetëm kjo pjesë do të jetë e përbërë nga 12 pyetje, të cilat do të bazohen në një tekst, i cili mund të jetë një histori e shkurtër apo një e-mail mbi të cilin do të ndërtohen edhe pyetjet përkatëse. Kështu, maturantët duhet të përgjigjen për detaje të tekstit të dhënë, për specifikën e informacionit, apo edhe kuptimin e një fjale, apo fraze nga teksti i dhënë. Më pas do të jetë sesioni i dytë i cili do t’i kushtohet përdorimit të gjuhës, ose e thënë ndryshe gramatikës. Maturantët duhet t’i përgjigjen edhe këtu 12 pyetjeve të ndryshme. Ndërkohë që sesioni i tretë i testit do të jetë vetëm për shkrimin. Ky sesion është i përbërë vetëm nga një pyetje, ku maturantët duhet të shkruajë një email ose një histori të shkurtër e cila duhet të përmbajë 75 deri në 100 fjalë. Kjo është pyetja edhe me vlerësimin më të madh të pikëve, pikërisht me 10 pikë, nga 50 që janë në total. Hartuesit e tezës së provimit do të ndërtojnë pyetje të tilla për të kuptuar nëse maturantet janë në gjendje të kuptojnë fjali dhe shprehje të cilat përdoren në fusha të ndryshme siç janë informacionet personale, familjare, punësimi, gjeografia e zonës etj. Po kështu një tjetër qëllim i këtij testimi është edhe pjesa e përshkrimit të situatave të ndryshme. Nga ana tjetër MAS nuk ka harruar të përmendë edhe rregullat kryesorë për mbarëvajtjen e provimit si dhe rregullat që duhet të ndjekin maturantët në mënyrë që të mos penalizohen. Provimi do të fillojë në orën 10 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. “Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pike. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë” thuhet në përmbajtjen e guidës së maturës. Sipas procedurës së përcaktuar çdo maturant ka të drejtën e tërheqjes së një kopjeje të provimeve, por ato nuk do të rishikohen dhe nuk do të ketë rivlerësim note. Pra pavarësisht pretendimeve të maturantëve nota do të jetë e pandryshuar. Redaksia Online (d.a/ shqiptarja.com)

Sunday, May 11, 2014

PUBLICITET Plus communication http://plus.al

PUBLICITET Plus communication http://plus.al Albtelekom dhe Eagle Mobile http://albtelekom.al AMC http://amc.al Vodafon http://vodafon.al

Googleis an American multinational corporationspecializing in Internet-related services and products.

Googleis an American multinational corporationspecializing in Internet-related services and products. These include online advertisingtechnologies, search, cloud computing, and software. [ 6 ]Most of its profits are derived from AdWords. [ 7 ] [ 8 ] Google was founded by Larry Pageand Sergey Brinwhile they were Ph.D.students at Stanford University. Together they own about 16 percent of its shares. They incorporated Google as a privately held company on September 4, 1998. An initial public offeringfollowed on August 19, 2004. Its mission statementfrom the outset was "to organize the world's information and make it universally accessible and useful", [ 9 ]and its unofficial slogan was " Don't be evil". [ 10 ] [ 11 ]In 2006 Google moved to headquarters in Mountain View, California, nicknamed the Googleplex. Google on ad-tech London, 2010 Rapid growth since incorporation has triggered a chain of products, acquisitionsand partnerships beyond Google's core search engine. It offers online productivity softwareincluding email( Gmail), an office suite( Google Drive), and social networking( Google+). Desktopproducts include applications for web browsing, organizing and editing photos, and instant messaging. The company leads the development of the Androidmobile operating systemand the browser-only Chrome OS [ 12 ]for a netbookknown as a Chromebook. Google has moved increasingly into communications hardware: it partners with major electronics manufacturers in production of its high-end Nexusdevices and acquired Motorola Mobilityin May 2012. [ 13 ]In 2012, a fiber-optic infrastructure was installed in Kansas Cityto facilitate a Google Fiberbroadband service. [ 14

First European media available on Google Glass

First European media available on Google Glass As a pioneer in the digital consumption of news, Euronews joins a very selective line-up of international media to be available on Google Glass. The early adopters of Google Glass now benefit from receiving the latest Euronews videos directly on their device. The service is available in English via the Watchup for Glass app which was presented at the annual conference of the Online News Association in Atlanta

Triumph of the ‘bearded lady’: Conchita Wurst wins Eurovision Song Contest for Austria

Triumph of the ‘bearded lady’: Conchita Wurst wins Eurovision Song Contest for Austria The most talked-about act before the competition, Austria’s Conchita Wurst has won the Eurovision Song Contestin Copenhagen with “Rise Like a Phoenix”. The drag performer, whose real name is Tom Neuwirth, developed a consistent lead as voting progressed, and ended up with 290 points. More than 50 points behind, The Netherlands came second with 238 points, with Sweden in third on 218. The “bearded lady”, as the 25-year-old is known, had stirred controversy especially in some eastern European countries. But no fewer than 13 countries gave her a maximum 12 points. “This night is dedicated to everyone who believes in a future of peace and freedom. You know who you are. We are unity and we are unstoppable,” the winner said as she was presented with the trophy. The contest is not supposed to be political but Russia’s entry was booed – nothing to do with its teenage twin contestants and everything to do with its policies on Ukraine and gay rights. There was again disappointment for Britain and Molly Smitten-Downes who came 17th – and especially for France who finished last. But the night belonged to Conchita Wurst – whose triumph gives Austria its first Eurovision victory since 1966. Copyright © 2014euronews