Kosova ftesë zyrtare Januzajt: Eja
luaj vetëm 10 minuta në miqësore
Federata e Futbollit të Kosovës i ka bërë ftesë zyrtare Adnan Januzajt të luajë në ndeshjen miqësore që do të zhvillojë më datë 5 Mars përballë ekipit të Haitit në Mitrovicë.
“Ftesa për Januzajn është simbolike, por ne besojmë se ai e ka obligim t’i tregoj popullit të vet se do të jetë atje kur është e nevojshme në një moment historik.
Presim një përgjigje deri në fund të kësaj jave dhe paraqitja e Januzajt, thjeshtë, do të tregoj se ai nuk e ka harruar popullin e vet, ai mund të luajë vetëm 10 ose 15 minuta” tha sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Në vazhdim të intervistës, Salihu ka rrëfyer bisedën me babanë e Adnanit, duke i sqaruar se 19 vjeçari nga Istogu është i lirë të zgjedhë se për cilën kombëtare do të luaj në të ardhmen.
“Kjo është ndeshje miqësore, kështu që nuk do të paraqesë asnjë pengesë dhe ai do të jetë në gjendje të luaj për këdo që e zgjedhë”, tha Salihu.
d.b/ shqiptarja.com
No comments:
Post a Comment