Vdes në Itali pas operacionit në
gojë një 2-vjeçare shqiptare FOTO
ITALI- Përveç dy rasteve të ditëve të fundit ku dy pacientë të spitalit “Hygeia” humbën jetën, një fat të ngjashëm ka pasur edhe një bashkëadhetare shqiptare në Itali, vetëm 2 vjeç e gjysmë. Vogëlushja ka ndërruar jetë rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës(15.02.2014), 2 orë pasi ishte operuar në gojë.
Prindërit e vogëlushes, 34-vjeçari Endrit Prendi dhe nëna 24 vjeçe Elvira, bënë një kallëzim penal për mjekët që e kishin operuar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Pordenone më Itali, ku vogëlushja iu nënshtrua operacionit në spitalin “Santa Maria degli Angeli”.
Aty mjekët kishin planifikuar ndërhyrjen kirurgjikale, për heqjen e një problemi në gojë, i cili e pengonte vajzën për ushqimin.
Pas kallëzimit, drejtori i spitalit, Giuseppe Sclippa, shprehu tronditjen, duke deklaruar se arsyet e vdekjes së vogëlushes mbeten mister.
Ndërkohë, organet e prokurorisë po hetojnë dosjen mjekësore të 2-vjeçares shqiptare.
(Në foto: Prindërit e vajzës së vogël që ndërroi jetë të shtunë (15.02.2014) në një spital në Itali)
Redaksia Online
(e.s/ shqiptarja.com)
No comments:
Post a Comment