Total Pageviews

Translate

Wednesday, April 9, 2014

Bateria që është e aftë të ushqejë pajisjet në vetëm 30 sekonda

Bateria që është e aftë të ushqejë pajisjet në vetëm 30 sekonda Për vite me radhë, jetëgjatësia e baterisë ka qenë një shqetësim i madh për përdoruesit e telefonave inteligjentë. Bateritë litium-jon nuk janë edhe aq efikas, dhe pajisjet ndodh shpesh të prishen duke u ushqyer bateria shpesh. Kompania e nanoteknologjisë, StoreDot, po shqyrton mundësinë që ta ndryshojë atë: Sot, ato zbuluan një bateri të re e aftë për të ushqyer një pajisje në kapacitet të plotë për vetëm 30 sekonda. Megjithatë, qëllimi kryesor i kompanisë është kujdesi që duhet të kushtojmë për mjedisin, prandaj edhe bateria është krijuar vetëm nga materiale bio-organike, si nanokristalet të bëra nga pesticidet dhe zinxhirët e aminoacideve. Bateria është shfaqur në simpoziumin Think Next të Microsoft-it, një konferencë e mbajtur në Tel Aviv, izrael. StoreDot demonstroi baterinë e saj tek telefoni Galaxy S3, dhe siç pretendohej nga kompania, bateria shkoi nga 27% në 100% në vetëm 26 sekonda- një rritje me afërsisht 41,500% krahasuar me baterinë normale të telefonit Galaxy 3, i cili merr gati tre orë për t’u ushqyer. Këto kanë potencialin për të qenë më të sigurt se bateritë e ditëve të sotme, të cilat janë të përbëra kryesisht prej metaleve të rënda si litium apo kadmium. Kjo teknologji për momentin do të jetë e limituar për vetëm disa kompani, por shpresohet se në të ardhmen të mund të bëhet më komerciale. (e.m/BalkanWeb)

No comments: