Shtimi në peshë, shkaku gjendet tek pështyma
Keni tendencë të shtoni gjithmonë në peshë edhe pse nuk hani?! Mos u shqetësoni pasi nuk është në dorën tuaj. Sipas një studimi më të ri, shkaku i shtimit në peshë varet nga pështyma. Më saktë, një gjen që ndodhet në pështymë, prodhon një enzimë të veçantë, e cila na bënë të jemi të prirur të shtojmë në peshë. Kjo është diçka gjenetike dhe e trashëguar.
Zbulimi më i ri vjen nga Londra, por rrënjët e tij i ka në Itali. Studiues sardenjas Mario Falchi ka gjetur të dhëna mbi këtë gjen, duke hapur horizonte të reja për studimet e sëmundjes, (mbipeshës).
Trashëguar nga prindërit- Teknikisht, gjenet janë të pranishme në trupin tonë në çifte të shumta. Ata janë zakonisht janë në dy kopje dhe janë trashëguar nga të dy prindërit. Një nga këto gjene, prodhon një enzimë që gjendet në pështymë, i cili shërben për të prishur nivelin e sheqernave në gjak. Kopjet e këtij gjeni zakonisht janë, por disa njerëz kanë një numër më të ulët. Ky gjen menaxhon në mënyrë më të mirë karbohidratet, por në rast se ai është në nivele më të ulëta, atëherë rrezikohemi nga kilet e tepërta.
(e.m/BalkanWeb)
No comments:
Post a Comment