Total Pageviews

Translate

Wednesday, April 9, 2014

Eklipsi i Hënës, në 15 prill 'Hëna e përgjakur

Eklipsi i Hënës, në 15 prill 'Hëna e përgjakur' Eklipsi i plotë i Hënës, që do të ndodhë më 15 prill, shënon fillimin e fenomenit të katër eklipseve të hënës të pritshme për dy vitet e ardhshme. Për shkak të përthyerjeve të rrezeve Hëna do të marrë ngjyrë të kuqe. Ndërsa astronomët i gëzohen kësaj skene të rrallë, disa të krishterë besojnë se kjo dukuri përbën serinë e të ashtuquajturës “Hëna e përgjakur” që lidhet me profecinë e fundit të botës (apokalipsin). Eklipset hënore ndodhin kur Dielli, Toka e Hëna “barazohen” në pozicion mes tyre, ku hija e Tokës bie mbi Hënën dhe e errëson. Ngjyra e kuqe e të ashtuquajturës ”Hëna e përgjakur” , sipas astronomëve, shkaktohet nga përthyerja e rrezeve të diellit përmes atmosferës së Tokës. (da.xha/BalkanWeb)

No comments: