Total Pageviews

Translate

Sunday, February 16, 2014

Alarmi, në “Fb” ekzistojnë të paktën 67 mln profile fantazmë

Alarmi, në “Fb” ekzistojnë të paktën 67 mln profile fantazmë Të dhënat e publikuara nga rrjeti social “Facebok” tregojnë për një numër në rritje të profileve të rreme apo të padëshirueshme. Një shifër e tillë varion nga 67 në rreth 137 milionë. Duke qenë se në “Facebook” numërohen rreth 1.23 miliardë përdorues të regjistruar, padyshim që mund të quhet “një nga vendet më të mëdha në botë”. Por nëse do ishte kështu, të paktën një pjesë e banorëve të saj do të ishin fantazma. Bëhet fjalë, për llogari pas të cilave nuk ekziston askush, apo në raste të tjera, mund të ketë “mostra”, gati për të goditur, duke vjedhur të dhënat e kartës së kreditit të përdoruesve të tjerë, apo gjeneralitet e tyre të publikuara online. Ky risk ekziston vërtet, pasi një pjesë e llogarive të hapura në “Facebook” janë të rene, dhe këtë e konfirmon edhe vetë rrjeti social në statistikat e publikuara për periudhën e 10 viteve pune. Në fakt, “Facebook” llogarit se një përqindje e caktuar të përdoruesve (mes 4.3 dhe 7.9 %) përdorin më shumë se një profil, edhe pse kjo është e ndaluar shprehimisht nga rregullorja e rrjetit social. Një pjesë tjetër e llogarisë (mes të 0.8 dhe 2.1 %) nuk ka një person fizik pas tyre, por kafshë shtëpiake, kompani të ndryshme, kompani, organizata, apo raste të ngjashme. Ndërkaq disa llogari të tjera ( mes 0.4 dhe 1 , 2 %) janë llogari " të padëshiruara" në një farë mënyre, sepse ata shkelin kushtet e ofrimit të shërbimit, pasi përdoren për të dërguar “spam” apo “viruse”. Kjo do të thotë se llogaritë që duhet të fshihen janë mes 67 dhe 137 milionë të tilla, por ky proces nuk do të jetë i shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë botën. Gjithashtu sipas analistëve të rrjetit social “Facebook”, në vendet e zhvilluara si në SHBA apo Britaninë e Madhe, nuk janë shumë llogaritë e rreme që duhet të fshihen, pasi në këto vende ka pak gjasa që të krijohen llogari të rreme. Por në vende të tjera, e kryesisht në ato në zhvillim si Indi dhe Turqi, ndodh që një person të krijojë tre apo katër llogari, qoftë edhe me synimin për të shpërndarë foto, video, apo lojëra të ndryshme. Por ndërkaq përmendet edhe një temë tjetër reale dhe aktuale, që ka të bëjë me llogaritë e personave që ndërrojnë jetë, të cilat shpesh qëndrojnë të hapura për një kohë të gjatë. Të dhënat e raportuara nga “Facebook” në çdo rast duhet të pranohet me kujdes, sepse të njëjtat analistë theksojnë se numri i madh i variablave apo mostra e ulët statistikore e përdorur në rastin e analizave të tilla, i bën shifrat jo plotësisht të besueshme, për këtë ndikon edhe kompleksiteti i të dhënave. Redaksia Online (e.s/ shqiptarja.com)

No comments: