E rrallë, mbyllet restoranti në
Nigeri, servirte mish njeriu
NIGERI -Një restorant në Nigeri është mbyllur nga autoritetet pasi u konfirmua që aty servirej mish njeriu. Lajmi bëhet i ditur nga faqja boingboing.net. Sipas saj, kjo ishte një ngjarje tronditëse.
Pas kontrollit, policia zbuloi një kokë të përgjakur dhe një trup të mbështjellë. Policia konfirmoi se në menunë e restorantit kishte të përfshirë mish njerëzor. Edhe një klient ishte befasuar kur kishte mësuar se atij i ishte shërbyer mish njeriu.
Ky fakt bëri që ai të shkonte në polici dhe të denonconte këtë gjë. "Shkova në restorant në fillim të këtij viti. Pasi përfundova së ngrëni, një nga punëtorët më tha që kisha ngrënë mish njeriu. Isha i tronditur", kishte deklaruar një klient në polici.
(v.gj/ shqiptarja.com)
No comments:
Post a Comment