Rrethi Devolli, 1 bashki
Në Rrethin e Devollit do të kemi vetëm një njësi vendore, atë të Bashkisë së Bilishtit me një numër popullsie prej 42589 banorësh, ku do të përfshihen edhe komunat: Hoçisht, Miras e Qendër Bilisht.
Rrethi Kukësi, 2 bashki
Në Rrethin e Kukësit do të kemi dy njësi vendore të kategorisë së parë, nga 17 të tilla. Bëhet fjalë për Bashkinë e Kukësit dhe atë të Krumës. Bashkia e Kukësit do të përfshijë komunat: Kolsh, Bushtricë, Bicaj, Ujmisht, Grykë-Çajë dhe Kalis, me një numër të përgjithshëm prej 35315 banorësh. Ndërsa Bashkia e Krumës do të përfshijë edhe komunat: Arrën, Malzi, Shishtavec, Shtiqën, Surroj, Terthorë, Topojan, Gjinaj e Zapod, ku numri i kësaj bashkie do të jetë 32918 banorë.
Rrethi Has, 1 bashki
Ndërsa Rrethi i Hasit do të bashkohet në një njësi të vetme vendore nga dy të tilla, e cila do të jetë e kategorisë së tretë me 12282 banorë.
Rrethi Tropojë, 1 bashki
Edhe Tropoja do të bashkohet në një njësi të vetme vendore, nga 8 të tilla. Pra do të kemi vetëm Bashkinë Bajram Curri, në të cilat do të përfshihen edhe komunat: Tropojë, Margegaj, Llugaj, Bujan, Fierzë (Tropojë), Bytyç e Lekbibaj. Kjo bashki do të jetë një bashki e kategorisë së dytë me një numër të përgjithshëm prej 28235 banorë.
Rrethi Lezhë, 3 bashki
Me një popullsi prej 104848 banorësh, ky rreth mund të pësojë një ndarje me tri njësi të mëdha vendore, ku përveç Bashkisë Lezhë mund të kemi dhe një bashki në zonën e Zejmenit dhe një njësi në zonën e Shëngjinit ose të Shënkollit, si njësitë me numër më të madh të popullsisë.
Rrethi Mirditë, 1-2 bashki
Me një popullsi prej 37434 banorësh, Rrethi i Mirditës do të ketë vetëm një ose dy njësi vendore në hartën e re administrative nga 6 të tilla që ka aktualisht. Nisur nga relievi i këtij rrethi, mund të kemi vetëm Bashkinë e Rrëshenit dhe atë Rubikut, ku këto njësi do të jenë bashki të kategorisë së parë.
Rrethi Kurbin, 1-2 bashki
Me një popullsi prej 72894 banorësh, ky rreth pritet të ketë dy njësi vendore të kategorisë së parë nga katër të tilla, që do të grupohen në Bashkinë e Laçit dhe atë të Mamurrasit.
Rrethi Shkodër, 3 bashki
Në Rrethin e Shkodrës, në hartën e re administrative, pritet të jenë 3 njësi administrative. Bashkisë Shkodër, që aktualisht numëron 111892 banorë, pritet t’i bashkohet dhe Komuna Rrethinat me 23051 banorë, ku numri i përgjithshëm i kësaj njësie vendore do të jetë 134943. Ndërsa në Bashkinë e Vaut të Dejës, e cila së bashku me Komunën e Temalit numëron 15028 banorë, do t’i shtohen dhe komunat e Hajmelit, Vig Mnelë, ku numri i përgjithshëm do të jetë 23429 banorë, duke e kthyer atë në njësi vendore të kategorisë së dytë. Ndërsa mund të kemi dhe një shkrirje në Komunën e Bushatit (23471 banorë) dhe të komunave të tjera, si: Komuna Ana-Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Komuna Velipojë, ku numri i përgjithshëm i kësaj njësie vendore pritet të jetë 67938 banorë. Ndërsa komunat Postribë, Pult, Shalë, Shllak dhe Shosh pritet t’i kalojnë Rrethit të Malësisë së Madhe nisur nga pozicioni gjeografik, që njihen ndryshe si komunat e Dukagjinit, ku këto komuna lidhjen më të afërt e kanë me Malësinë e Madhe sesa me Shkodrën.
Rrethi Malësi e Madhe, 1 bashki
Sa i përket Malësisë së Madhe, ajo të ndahet në një njësi të vetme administrative në Bashkinë e Koplikut, ku do të përfshihen edhe komunat Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Qendër (Malësi e Madhe), Shkrel ku numri i popullsisë së kësaj bashkie pritet të shkojë në 53833 banorë. Por nëse i shtojmë këtu dhe popullsinë e komunave: Postribë, Pult, Shalë, Shllak dhe Shosh numri i popullsisë në këtë njësi vendore do të shkojë në 75656 banorë.
Rrethi Pukë, 1 bashki
Rrethi i Pukës do të bashkohet në një njësi të vetme vendore në Bashkinë e Pukës, dhe do të ketë një numër prej 28303 banorësh.
Rrethi Tiranë, 3-4 bashki
Nisur nga kjo tabelë, rezulton se Bashkisë së Tiranës, që numëron 717426 banorë, pritet t’i bashkohen edhe komunat: Kashari (22786 banorë), Farka (12096 banorë) e Dajti (12899 banorë). Ndërkohë, sipas të dhënave, pritet një bashkim i komunave të vendosura në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në një komunë të vetme, atë të Petrelës që aktualisht numëron 6460 banorë, së cilës do t’i bashkohen: Komuna e Kërrabës me 3099 banorë, Komuna e Baldushkut me 5340 banorë, Komuna Bërzhitë me 5803 banorë dhe Komuna Bërxull me 9740 banorë, duke e kthyer kështu Komunën e Petrelës në një komunë të kategorisë së parë me rreth 30500 banorë. Ndërsa, Bashkia Kamzë, që numëron 83648 banorë, pritet të zgjerohet me Komunën e Paskuqanit, që edhe pse ka një popullsi prej më shumë se 39 mijë banorë, nuk është një zonë urbane që të përfitojë statusin e bashkisë. Gjithashtu, Kamza do të zgjerohet edhe me Komunën e Shëngjergjit, Zall Herrit dhe Zall Bastarit. Ndërsa Bashkia e Vorës, që aktualisht numëron 19232 banorë, pritet të zgjerohet me Komunën e Prezës me 6771 banorë, duke e kthyer Bashkinë e Vorës në njësi vendore të kategorisë së dytë. Ndërsa pritet një bashkim i komunave të tjera si ajo e Pezës, Vaqarrit dhe Ndroqit, Gazeta Shqip
No comments:
Post a Comment