Total Pageviews

Translate

Sunday, February 16, 2014

Nga Vermoshi në Konispol si do të rindahet Shqipëria

Rrethi Elbasan, 3 bashki Në Elbasan do të kemi Bashkinë e Elbasanit, që do të përfshihet në njësitë vendore të kategorisë së parë me 125017 banorë. Ndërsa Bashkia e Belshit pritet të zgjerohet me Komunën Rrasë, Bradashesh dhe Graçen, duke u shndërruar në njësi vendore të kategorisë së parë me 31667 banorë. Bashkia e Cërrikut me 14906 banorë pritet të zgjerohet me disa komuna përreth: Fierzë, Funar, Gjergjan, Gjinar, Gostimë, Grekan, Kajan, Klos, Labinot-Fushë, Labinot-Mal, Mollas, Papër, Shalës, Shirgjan, Shushicë, Tregan, Zavalinë, që numërojnë gjithsej 111073 banorë. Por nisur nga numri i madh i komunave përreth dy bashkive, Belshit dhe Cërrikut, pritet që të krijohen një ose dy njësi të tjera vendore të kategorisë së parë, ku sipas ekspertëve, një njësi pritet të jetë ajo e Labinotit dhe tjetra ajo e Shushicës. Pra, nisur nga ndarja aktuale territoriale, me hartën e re do të kemi një reduktim nga 23 njësi vendore në tri të tilla. Rrethi Peqin, 1 bashki Rrethi i Peqinit, që është pjesë e Qarkut të Elbasanit, i cili do të shndërrohet automatikisht në një njësi të vetme nga 6 të tilla aktualisht, pra në Bashkinë e Peqinit me 31004 banorë, do të mbledhë pranë vetes dhe Komunën Shezë, Përparim, Pajovë, Karinë dhe Gjoçaj, duke u kthyer në njësi vendore e kategorisë së parë. Rrethi Gramsh, 1 bashki Rrethi i Gramshit do të ketë Bashkinë e kategorisë së parë atë të Gramshit, që do të zgjerohet së bashku me komunat: Kodovjat, Kukur, Kushovë, Pishaj, Poroçan, Shënepremte, Skënderbegas, Sult dhe Tunjë, me një numër të përgjithshëm banorësh 56720. Rrethi Librazhd, 2 bashki Me një popullsi prej 63192 banorësh, ky rreth do të ndahet në 2 bashki, atë të Librazhdit dhe Përrenjasit, dhe do të mbledhin pranë tyre 9 komunat: Stravaj, Steblevë, Rrajcë, Qukës, Qendër, Polis, Orenjë, Lunik e Hotolisht. Rrethi Fier, 3 bashki Është e paqartë skema e re ndarjes territoriale, por sipas përllogaritjes, pritet të ketë një ndarje me katër njësi vendore nga 17 të tilla, në të cilat do të jenë: Bashkia Fier me aktualisht 85031 banorë, Bashkia Patos me 30980 banorë dhe Bashkia Roskovec që aktualisht ka 8517. Por nisur nga fakti që këto dy bashki janë shumë afër Bashkisë së Fierit, ndarja e re nuk përjashton shkrirjen e të gjitha njësive vendore të Fierit në një të vetme, në bashkinë e madhe, të cilës do t’i bashkohen dhe komunat: Cakran, Dermenas, Frakull, Kuman, Kurjan, Levan, Libofshë, Mbrostar, Portëz Qendër, Ruzhdije, Strum, Topojë e Zharrëz. Rrethi Lushnjë, 2 bashki Në Rrethin e Lushnjës, që aktualisht numëron 143276 banorë, pritet të kemi 2 njësi vendore: Bashkinë e Divjakës dhe atë të Lushnjës, ku në këto dy njësi do të shkrihen dhe 14 komunat përreth këtyre dy bashkive. Bëhet fjalë për komunat: Allkaj, Ballagat, Bubullimë, Dushk, Fier-Shegan, Golem-Lushnjë, Grabjan, Gradisht, Hysgjokaj, Karbunarë, Kolonjë, Krutje, Remas e Tërbuf. Rrethi Mallakastër, 1 bashki Në rrethin e Mallakastrës pritet të kemi vetëm Bashkinë e Ballshit në të cilën do të shkrihen dhe komunat Aranitas, Fratar, Greshicë, Hekal, Kutë, Ngraçan, Qendër e Selitë, me një numër banorësh prej 31356 banorësh. Rrethi Gjirokastër, 3 bashki Aktualisht si rreth ka një popullsi prej 82259 banorësh. Për nga specifika do të ketë 3 njësi vendore, ku Dropulli i Poshtëm dhe i Sipërm do të shkrihen në një bashki. Ndërsa dy bashkitë e reja janë Gjirokastra dhe Libohova. E veçanta është se Lazarati mund t’i bashkëngjitet Bashkisë Gjirokastër. Rrethi Tepelena, 2 bashki Nga nëntë njësi administrative që ka aktualisht, Rrethi i Tepelenës mund të dalë me 2 bashki më vete. Tepelena dhe Memaliaj janë dy bashkitë e reja. Rrethi Përmet, 2 bashki Nisur nga mënyra e shtirjes, Rrethi i Përmetit mund të ketë 2 bashki me një popullsi prej 33302 banorësh. Përmeti dhe Këlcyra janë dy bashkitë e reja. Rrethi Korça, 3 bashki Në Rrethin e Korçës, që numëron gjithsej 198991 banorë, pritet të kemi një ndarje prej 3 njësish vendore: Në Bashkinë e Korçës, që numëron 87075 banorë, në Bashkinë e Maliqit, në të cilën pritet të bashkohen komunat Drenovë, Gore, Libonik dhe Liqenas, me një numër të përgjithshëm prej 33611 banorësh. Ndërsa një tjetër njësi vendore pritet të jetë ajo e Voskopojës, ku të bashkohen komunat: Lekas, Moglicë, Mollaj, Pirg, Pojan, Qendër (Korçë), Vithkuq, Voskop, Voskopojë e Vreshtas, popullsia e së cilës do të jetë 70454 banorë. Rrethi Kolonjë, 1 bashki Në Rrethin Kolonjë do të kemi vetëm një ndarje, Bashkinë e Ersekës, në të cilën do të bashkohet Bashkia Leskovik dhe komunat: Barmash, Çlirim, Mollas, Novoselë, Qendër Ersekë dhe Qendër Leskovik, një numër prej 20208 banorësh. Rrethi Pogradeci, 2 bashki Në Rrethin e Pogradecit, pritet të kemi dy njësi administrative: Bashkinë e Pogradecit me 38721 banorë dhe atë të Buçimasit me 51936 banorë, në të cilën do të përfshihen komunat: Buçimas, Çërravë, Dardhas, Udënisht, Proptisht, Trebinjë e Velçan.

No comments: