Total Pageviews

Translate

Sunday, February 16, 2014

Nga Vermoshi në Konispol si do të rindahet Shqipëria

Nga Vermoshi në Konispol si do të rindahet Shqipëria Edhe pse ende nuk ka një projektim përfundimtar të hartës së re administrative të Shqipërisë, gazeta “Shqip”, në një përpjekje të saj për të krijuar një ide rreth hartës së re administrative, ka nxjerrë disa rezultate paraprake të numrit të njësive vendore që do të ketë Shqipëria pas realizimit të reformës administrativo-territoriale. Studimi është kryer duke iu referuar kritereve të shpallura tashmë nga ekspertët që po punojnë me këtë reformë, si dhe të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila u përdor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në shpërndarjen e mandateve të deputetëve të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit të kaluar. Ndarja e re administrative pritet të ketë një numër prej 70 njësish vendore. Ndarja e re Sipas specialistëve të Ministrisë për Çështjet Vendore, procesi i ndarjes administrativo-territoriale do të fillojë nga rrethet, si njësi bazë e qeverisjes vendore, ku bashkia qendër rrethi do të jetë qendra e re e njësisë bazë të qeverisjes vendore. Por brenda kësaj njësie, pra brenda rrethit, do të ketë dhe njësi të tjera vendore, por për ekzistencën apo krijimin e të cilave ky draft përcakton disa kritere strikte, siç është popullsia, vazhdimësia territoriale, tradita dhe distanca. Më konkretisht, njësi të reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve nëse njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vete, distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj, njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territorial, duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh, mbështetur edhe në karakteristikat gjeografike të zonës dhe ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të të gjithë territoreve përbërëse. Sa u përket këtyre njësive të reja që do të krijohen, në projektligj parashikohet që për zonat me densitet të lartë, numri i popullsisë duhet të jetë minimalisht 30 mijë, për zonat me densitet mesatar, 20 mijë dhe ato me densitet të ulët, 10 mijë banorë. Përjashtohen nga ky rregull njësitë aktuale, të cilat në shumicë banohen nga minoritetet. Rrethi Berat, 3 bashki Rrethi i Beratit aktualisht ka një popullsi prej 155,299 banorësh. Duke e përfshirë këtë rreth në kategorinë e parë, Berati mund të ketë 2-3 bashki nga 12 njësi vendore që ka. Bashkia Berat mund të shtrihet me komunat Otllak, Poshnje dhe Sinje. Ndërsa Bashkia Ura Vajgurore mund të marrë Komunën Velabisht. Rrethi Kuçovë, 1 bashki Ky rreth do të ketë një bashki, atë të Kuçovës, ku do të shkrihen komunat Perondi dhe Kozare. Në total ky rreth ka një popullsi prej 48 mijë banorësh. Rrethi Kolonjë, 1 bashki Rrethi Kolonjë me 20208 banorë do të ketë vetëm një njësi administrative, atë të Bashkisë së Leskovikut. Rrethi Skrapar, 2 bashki Me një popullsi prej 27833 banorësh, ky rreth me kriteret e reja të ndarjes territoriale mund të ndahet në 2 bashki nga 10 njësi administrative që ka tani. Bashkia e Çorovodës dhe e Poliçanit janë qendra kryesore. Rrethi Dibër, 2 bashki Me një popullsi prej 76722 banorësh, nga 13 njësi vendore që numëron aktualisht, do të ketë vetëm dy të tilla, Bashkinë e Peshkopisë dhe Komunën e Kalasë së Dodës. Rrethi Mat, 2 bashki Me një popullsi prej rreth 60 mijë banorësh, ky rreth në hartën e re administrative pritet të përfaqësohet me dy bashki të mëdha të kategorisë së parë, atë të Burrelit dhe atë të Klosit, ku në to do të bashkohen grupohen dhe 10 komuna që ekzistojnë aktualisht. Rrethi Bulqizë, 1 bashki Rrethi i Bulqizës nga 8, do të bashkohet në një njësi të vetme vendore të kategorisë së parë, me një numër popullsie prej 40289 banorësh. Rrethi Durrës, 3 bashki Ndërsa në Qarkun e Durrësit do të kemi Bashkinë e Durrësit me 205601 banorë. Në Bashkinë e Shijakut, që ka 13042 banorë, do të shtohen edhe komunat e Xhafzotajt, Rashbullës, Maminasit dhe Gjepalajt, duke e kthyer këtë bashki në një njësi vendore të kategorisë së parë me 65209 banorë. Ndërsa pritet të ketë dhe shkrirje të dy bashkive, atë të Manzit (11300 banorë) me Sukthin (26281 banorë) në një bashki të vetme, të cilës do t’i shtohen dhe komunat e Maminasit me 7020 banorë dhe ajo e Ishmit me 8790 banorë, duke u kthyer dhe kjo njësi e re vendore në njësi të kategorisë së parë me 53391 banorë. Pra, në Qarkun e Durrësit do të kemi gjithsej 5 njësi të reja vendore të kategorisë së parë sa i përket dendësisë së popullsisë në këto njësi vendore, nga 16 të tilla që janë aktualisht. Rrethi Krujë, 2 bashki Rrethit të Krujës, që aktualisht numëron 16262 banorë, do t’i bashkohet edhe Komuna e Cudhirit që numëron 3167 banorë, duke e kthyer Krujën në një bashki të kategorisë së dytë. Gjithashtu, Bashkia e Fushë-Krujës me 25261 banorë, do të zgjerohet edhe me Komunat e Bubqit, Niklës dhe Kodër Thumanë, duke u shndërruar në bashki të kategorisë së parë me 59312 banorë.

No comments: