Total Pageviews

Translate

Saturday, January 25, 2014

Reforma territoriale, LSI: Ftoj opozitën t'a realizojmë me konsensus.

Reforma territoriale, LSI: Ftoj opozitën t'a realizojmë me konsensus. Basha: Kundërshtim mbarëpopull or TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri ftesë sot opozitës që në kuadër të reformës administrativo- territoriale të bëhet pjesë e komisionit të posacëm parlamentar të ngritur për këtë arsye. "Të jetë pjesë e rëndësishme kontributore për të bërë të mundur që të gjithë sëbashku përmes një konsensusi, partneriteti dhe bashkëpunimi serioz të realizojmë reformën administrative-territoriale", u shpreh në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama. ekretari i përgjithshëm i LSI i bëri thirrje opozitës, Partisë Demokratike në veçanti që të bëhet pjesë e komisionit të posaçëm për realizimin e reformës administrativo-territoriale. Rama tha se LSI kërkon që PD dhe opozita të bëhen kontributore të rëndësishme, për të bërë të mundur që të gjithë bashkë, të realizojnë reformën, duke dëshmuar kështu përballë shqiptarëve dhe partnerëve, seriozitet. “Në terësinë e reformave të mëdha që duhet të përmbushë vendi në kuadër të anëtarësimit të procesit të integrimit në BE, për të bërë të mundur që vetë ecuria e reformave në vend të jetë e atillë qe edhe për nga cilësia dhe shtrirja të jenë të ngjashme me reformat që meriton një vend i BE. Reforma administrativo-territoriale merr një rëndësi të dorës së parë. Ndaj LSI , jo vetëm e konsideron një hap të rëndësishëm, por do jetë kontributore e rëndësishme për të bërë të mundur që të realizohet reforma administrative dhe territoriale në mënyrë që çdo pjesë e këtij vendi, cdo pëllëmbë e këtij vendi të jetë pjesë e projekteve të mëdha të zhvillimit. Prandaj duke e parë si çështje të rëndësishme që s’mund të mbetet më peng e interesave të ngushta, partiake dhe meskine të klaneve tëndryshme politike, LSI fton opozitën në mënyrë të veçantë PD që të zërë vend në këtë komision dhe të jetë pjesë e rëndësishme kontributore për të bërë të mundur që të gjithë sëbashku përmes një konsensusi, partneriteti dhe bashkëpunimi serioz të realizojmë reformën administrative-territoriale duke dëshmuar përpara opinionit publik, por dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë seriozitet, angazhim dhe përgjegjshmëri ashtu siç i takon të sillet një force politike europiane në Shqipërinë europiane”. I pyetur sesi do veprojë mazhoranca në rast se opozita nuk do ta njohë këtë Komision, Sekretar i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama tha: “Nuk kam arsye të besoj që opozita dhe PD nuk janë të angazhuara dhe nuk e kanë në prioritetet e tyre realizimin e kësaj reforme. Ndaj jam këtu në emër të LSI, ta ftoj PD për tu bërë pjesë e reformës. Çdo hap drejt përafrimit me BE ka nevojë për një opozitë serioze, luajale dhe konstruktive. Është gjithmonë koha për të reflektuar me përgjegjshmëri përballë interesave të vendit në radhë të parë, por që edhe opozita të mosvetëpërjashtohet siç ka ndodhur për fat të keq më parë, por të jetë pjesë integrale në këtë proçes. Jam i bindur që në PD do fitojë logjika e shëndoshë që vendi ka nevojë për reforma të mëdha dhe reformat e mëdha kanë nevojë për kontributin e PD dhe opozitës. Nuk është çështje interesash partiake, trillesh individuale por çështje që lidhet me interesat e vendit, ndaj jam i bindur që PD do gjejë seriozitetin për të dhënë angazhimin. Janë shprehur parimisht po, të gjitha kushtet që ofron vendimi i Kuvendit për ti dhënë rol prioritar opozitës në këtë vend janë të mjaftueshme për të kuptuar seriozitetin e ofertës politike që ka bërë mazhoranca dhe përballë tij pritet e njëjta gjë edhe nga opozita” theksoi Rama. Nga ana tjetër ai ka lënë të hapur mundësinë që partia e tij të dalë me një paketë propozimesh për këtë reformë, krahas asaj të PS. BASHA NGA KORCA: NUK E NJOHIM PRODUKTIN E NJËANËSHËM TË KËSAJ REFORME Korca ka qenë ndalesa e radhës e kreut të opozitës, Lulzim Basha në kuadër të 23-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij Basha ka shprehur qëndrimin e opozitës për reformën administrative territoriale duke paralajmëruar se Partia Demokratike nuk do të njohë produktin e njëanshëm të kësaj reforme, që sic tha ai po bëhet për interesa elektorale. "Ata kanë në mendje salamandrat elektorale përmes reformës së njëanshme administrative territoriale dhe shitblerjen e votës që eksperimentuan në Korcë. Opozita paralajmëron jo vetëm mosnjohjen e cdo produkti të reformës së njëanshme administrative territoriale, por dhe një kundërshtim të fuqishëm mbarëpopullor të reformës arbitrare pë interesa të fëlliqura elektorale”, tha Basha. (d.b/BalkanWeb)

Tahiri: Policia e Shtetit është në këmbë, ata le të çirren

Tahiri: Policia e Shtetit është në këmbë, ata le të çirren TIRANE-Pas arrestimit të bujshëm të një super të kërkuari nga policia greke, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri zhvilloi sot një takim në ambientet e Policisë së Qarkut të Tiranës me krerë të kësaj policie dhe kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi. Pas takimit, Tahiri theksoi se operacioni i sotëm për kapjen e Kupës është një sukses i bashkëpunimit të policisë shqiptare dhe asaj greke. Tahiri tha se nuk mund të japë detaje mbi operacionin sepse priten zhvillime të reja duke mos mohuar, as ndonjë arrestim tjetër të mundshëm. “Aksioni vazhdon dhe tani që flasim, ne jemi të vendosur të luftojmë krimin në cdo skutë. Mos prisni detaje prej meje, hetimet kanë nisur së pari prej arratisjes së tij në Greqi pastaj dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në Tiranë. Detaje lidhur me operacionit s’ja vlen ti jap se pres rezultate të tjera. Por ju them që Policia e Shtetit është në këmbë dhe do flasin rezultatet me cdo një nga ata që cirret sot duke majisur paniç tek qytetarët. Shumë shpejt do merrni vesh”. I pyetur a ka lidhje me rastin e ‘Babagjyshëve, Tahiri tha se “Unë besoj që arrestimi i ilir Kupës është një medalje në gjoksin e Policisë së Shtetit, policisë së Tiranës, FNSH-së, forcave RENEA, të gjithë ne. Keni dijeni për karrierën kriminale të Kupës, atë që ka ndodhur në Greqi, ndjekjen e vazhdueshme të policisë greke. Përtej shkëmbimit të informacionit në lidhje me atë që ka bërë dhe bashkëpunimit me policinë greke, kemi hetuar dhe çështje që kanë qenë goxha sensitive në Shqipëri, si dhe grabitjet me armë, do na cojnë besoj në rrugën e duhur”. (d.b/BalkanWeb)

Gjiknuri inspektim në dy HEC-e: Kuotat deri tani janë të menaxhuesh

Gjiknuri inspektim në dy HEC-e: Kuotat deri tani janë të menaxhuesh me SHKODËR-Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri inspektoi sot dy hidrocentrale, atë të Vaut të Dejës dhe të Komanit, për të parë nga afër situatën pas reshjeve të ditëve të fundit. Gjatë një prononcimi të dhënë për mediat, Ministri theksoi se reshjet e fundit kanë shtuar prurjet në hidrocentrale, duke përmirësuar situatën hidroenergjitike, si edhe duke garantuar furnizimin me energji në vend. Gjiknuri tha se kuotat deri tani janë të menaxhueshme, por duke ju referuar shkarkimeve të mundshme, u shpreh se janë marrë të gjitha masat, në bazë të rregulloreve të parashikuara, si dhe duke njoftuar banorët në kohë. Ministrit ka siguruar që ky dimër s’do të ketë asnjë problem me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike. Sipas rregulloreve, kuotat deri tani janë të menaxhueshme, tha ministri ndërsa shtoi se “në qoftë se do të ketë prurje të mëdha, dhe nëse do të ketë ndonjë problem në lidhje me shkarkimet e mundshme, janë marrë masat për ta përballuar situatën, dhe për t’i koordinuar me të gjithë strukturat e tjera. Çka është më e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se situata hidrologjike po përmirësohet”. Ajo që është më e rëndësishme për ne, që është një lajm i mirë, është që po bie shi. Është gjëja më e mirë për këtë vend që koha e lagësht është kthyer. Qeveria shqiptare përgatiti edhe një paketë financiare për të blerë energji për këtë çështje, por me ndryshimet e reja atmosferike, ne po e shikojmë me kujdes në mënyrë që t’i administrojmë siç duhet ato para. Lajm që duhet të na gëzojë, është që edhe në ditët që vijnë pritet të jenë kohë me reshje. Është lajm i mirë nga pikëpamja e rezervës energjetike që krijohet”, u shpreh Gjiknuri. (er.nu/BalkanWeb)

Saturday, January 11, 2014

Bundesliga, Borussia heq dorë nga titulli

Bundesliga, Borussia heq dorë nga titulli 10/01/2014 Borussia e Dortmundit tërhiqet nga lufta për titull, të paktën në fjalët e kapitenit të saj, Sebastian Kehl. Në një intervistë të publikuar në faqen e klubit, Kehl pranoi se forma e Borussias në pjesën e parë të sezonit mund të kishte qenë më e mirë dhe se 12 pikët diferencë janë shumë ndaj këtij Bajerni. Pas 17 ndeshjeve të para të Bundesligës, kampionët e Europës në fuqi janë e vetmja skuadër ende e pamposhtur dhe Kehl tha: “Përmbysja e madhe. Është pothuajse e pamundur të mbërrihet Bajerni, por objektivi ynë është vendi i dytë. Unë jam i sigurt që do t’ia dalim deri në fund të sezonit” “Ne kemi një seri objektivash si klub. Duam të jemi më të suksesshëm, duam të rikthejmë atë futboll spektakolar që kemi zhvilluar në vitet e fundit dhe të ngjitemi sa më lart në klasifikim”, shtoi Kehl. Sipas kapitenit, me titullin në Gjermani pothuajse të paarritshëm, Borussia mund të përqendrohet tek Champions, ku ka një short relativisht të lehtë për raundin e një të tetave përballë Zenitit.

Bundesliga, Borussia heq dorë nga titulli

Bundesliga, Borussia heq dorë nga titulli 10/01/2014 Borussia e Dortmundit tërhiqet nga lufta për titull, të paktën në fjalët e kapitenit të saj, Sebastian Kehl. Në një intervistë të publikuar në faqen e klubit, Kehl pranoi se forma e Borussias në pjesën e parë të sezonit mund të kishte qenë më e mirë dhe se 12 pikët diferencë janë shumë ndaj këtij Bajerni. Pas 17 ndeshjeve të para të Bundesligës, kampionët e Europës në fuqi janë e vetmja skuadër ende e pamposhtur dhe Kehl tha: “Përmbysja e madhe. Është pothuajse e pamundur të mbërrihet Bajerni, por objektivi ynë është vendi i dytë. Unë jam i sigurt që do t’ia dalim deri në fund të sezonit” “Ne kemi një seri objektivash si klub. Duam të jemi më të suksesshëm, duam të rikthejmë atë futboll spektakolar që kemi zhvilluar në vitet e fundit dhe të ngjitemi sa më lart në klasifikim”, shtoi Kehl. Sipas kapitenit, me titullin në Gjermani pothuajse të paarritshëm, Borussia mund të përqendrohet tek Champions, ku ka një short relativisht të lehtë për raundin e një të tetave përballë Zenitit.

Topi i Artë, Ribery: O sot, o kurrë!

Topi i Artë, Ribery: O sot, o kurrë! 11/01/2014 Mesfushori i Bajernit të Mynihut dhe i kombëtares franceze, Franck Ribery është i vetëdijshëm se sivjet ka mundësitë më të mira për të fituar “Topin e Artë”. Në një intervistë të gjatë për “L’Equipe”, dy ditë para ndarjes së çmimit, ai flet për mundësitë e tij për të fituar trofeun prestigjoz dhe vlerëson rivalët që ka në këtë garë, Ronaldo dhe Messi. Ribery thotë se mes tij, argjentinasit dhe portugezit ka ndryshim në lojë dhe se nuk duhen vlerësuar në bazë të golave të shënuar. “Unë kam dhënë maksimumin që të shmang dëmtimet dhe kam patur paraqitje të rregullta. Ronaldo dhe Messi shënojnë që të dy shumë gola dhe pavarësisht se e kanë penguar disa dëmtime këtë sezon, ai mbetet lojtari më i mirë në botë”, thotë Ribery. “Unë besoj që mund të fitoj Topin e Artë dhe nëse e arrij, ia kushtoj familjes time”, thotë francezi

SHBA, drogë në bazat ushtarake

SHBA, drogë në bazat ushtarake 11/01/2014 Forcat ajrore amerikane po hetojnë 10 oficerë, nëntë togerë dhe një kapiten në gjashtë baza ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, për përdorim të paligjshëm të drogës. Të përfshirë janë edhe dy oficerë të kontrolleve bërthamore në Bazën ajrore të Malmstromit, në Montana, bëjnë të ditur mediat amerikane. Fillimisht hetimet u përqendruan tek dy oficerë në bazën ajrore Eduards, në Kaliforni, e dyta për nga madhësia e Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. “Më pas ato u përhapën, bazuar në kontaktet me oficerët në fjalë në lidhje me zotërimin e drogës qetësuese”, deklaroi zëdhënësi Brett Ashworth për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Hetimet janë zgjeruar duke përfshirë oficerë në bazat e tjera të Vandenbergut në Kaliforni, FE Warren në Uajoming, Schreiver të Kolorados, si dhe në atë ajrore Lakenheath në Angli. Baza ajrore Malmstrom mbikëqyr 420 raketa bërthamore të armatosura ndërkontinentale, ndërsa ajo Schreiver është shtëpi e Organizatës Balistike të Mbrojtjes Raketore.

Shumë parregullsi në blerjen e Neymar

Shumë parregullsi në blerjen e Neymar 10/01/2014 Transferimi i Neymar tek Barcelona është shoqëruar me shumë parregullsi, të cilat mund të çojnë në dënimin me burg të presidentit Sandro Rosell, raportoi të premten shtypi spanjoll. Disa muaj më parë, një nga aksionerët e Barcelonës, Jordi Cases, depozitoi në prokurori një denoncim për abuzime nga presidenti Rosell, në lidhje me këtë operacion merkato. Atëherë, Rosell tha se çështja nuk kishte baza dhe se gjithçka do të mbyllej shumë shpejt, por pasi shqyrtoi dosjen, prokuroria vendosi që të referojë dosjen në gjykatë. Neymar i kushtoi Barcelonës 72 milionë euro, të cilat iu paguan klubit të Santosit, një konsorciumi dhe babait të futbollistit, që kishin të ndarë mes tyre kartonin e 22-vjeçarit. Megjithatë, ndërsa paratë që janë derdhur në arkën e Santosit janë të dokumentuara, nuk është e qartë se ku kanë shkuar 40 milionë euro, destinacioni i të cilave duhet ende të shpjegohet prej Rosell.

Greqi, alarm për armët kimike siriane

Greqi, alarm për armët kimike siriane 10/01/2014 Reagime të mëdha ka shkaktuar në Greqi lajmi se, arsenali i armëve kimike të regjimit të Sirisë do të shkatërrohet në ujrat ndërkombëtare në jug-perëndim të Kretës. Deputetë të opozitës greke kanë kërkuar interpelance nga qeveria, pasi i janë referuar një reportazhi të rrjetit britanik BBC, sipas të cilit një anije amerikane do të shkatërrojë armët kimike me anë të hidrolizës, në një zonë detare midis Greqisë, Italisë, Libisë dhe Maltës. Shkatërrimin e gati 1400 ton armësh kimike siriane e ka marrë përsipër Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe, pas kundërshtimit të shumë shteteve, si Shqipëria, Belgjika, Norvegjia, etj., përveç pjesës që ka marrë përsipër Gjermania, SHBA-të kanë propozuar metodën e hidrolizës, për efikasitetin e së cilës, shkencëtarë grekë dhe të huaj kanë shprehur rezervat e tyre, si dhe për faktin se a mund të përdoret ajo në një det të mbyllur, siç është Mesdheu. Shqetësimet e tyre vijnë vetëm dy ditë, pasi mbikqyrësit e OPCW i kanë bërë thirrje qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, që të përshpejtojë dorëzimin e kimikateve të mbetura. “Ne këshillojmë qeverinë siriane të intensifikojë përpjekjet e saj, në mënyrë që të mund të përfundojmë këtë pjesë kritike të këtij misioni, sa më shpejt që ta lejojnë kushtet”, ka thënë Michael Luhan, zëdhënës i OPCW. Sipas BBC, ngarkesa e parë e armëve kimike është nisur nga Siria, me destinacion Italinë, ku më pas do të ngarkohet në një anije të flotës ushtarake amerikane, e cila do ta çojë në vendin e përcaktuar në Detin Mesdhe. Zëdhënësja e grupit parlamentar të “Demokracisë së Re” ka deklaruar se qeveria greke është kundër këtij akti, ndërsa përfaqësuesi i “Ekologëve të Blertë” ka kërkuar sqarime nga Komisioni Europian, nëse është në dijeni të këtij plani, nëse ka pëlqimin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike dhe OKB-së, nëse procesi i hidrolizës është në përputhje me dispozitat e Konventës dhe Protokollit të Londrës për parandalimin e ndotjes së detit dhe dëmtimit të ekosistemeve detare dhe specieve, si dhe nëse do të monitorohet ky proces

Vlorë, të shtëna në mes të rrugës

Vlorë, të shtëna në mes të rrugës 11/01/2014 Të shtëna armësh janë regjistruar pasditen e së shtunës në mes të rrugës, në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të fundit, të shtënat kanë qenë në adresë të një makine, në vendin e quajtur Kali i Trojës. Policia lokale, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, njofton se nga të shtënat për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar. Nga dëshmitë e mbledhura uniformat blu kanë zbuluar se plumbat kanë ardhur nga një makinë tjetër, e cila është larguar me shpejtësi. Burimet zyrtare shtojnë më tej se agjentët e anti-krimit, përveç dëshmive po mundohen të mbledhin edhe prova në vendin e ngjarjes. Ata pritet të marrin në pyetje edhe pronarin e automjetit të qëlluar, për të hedhur dritë mbi sulmin e armatosur

Abuzimi me ndihmën ekonomike

Abuzimi me ndihmën ekonomike 11/01/2014 Prokuroria e Tiranes nis hetimet për abuzimet me fondet për dhënien e asistencës ekonomike, por edhe për dyshimet e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave nga krerët e komunave Paskuqan dhe Krrabë. Burime pranë prokurorisë bënë të ditur për Top Channel se për të dy rastet është regjistruar proçedimi penal, jo vetëm për krerët e komunave në fjalë por edhe anëtarët e këshillit të komunës, në bazë të dy raporteve të depozituara nga Shërbimi Social Shtetëror. Njëra prej tyre është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës në fund të dhjetorit për komunën e Paskuqanit, ndërsa tjetra për komunën e Krrabës e bërë publike në fillim të vitit. Burimet e prokurorisë pohuan se prokurorët e njësisë taskf forcë po studiojnë dosjet në fjalë për të vendosur se çfarë veprimesh të mëtejshme hetimore do të ndërmarrin. Në rastin e komunës së Paskuqanit, Shërbimi Social Shtetëror pretendon se është shkelur skema e ndihmës ekonomike për gati 600 persona. Ndërkohë, për komunën e Krrabës, sipas raportit, nga 228 persona që kishin përfituar nga skema e asistencës ekonomike, 193 prej tyre e kanë përfituar në shkelje të kritereve ligjore

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive 11/01/2014 Ora 11 e së shtunës shënoi kohën kur autobusi me të cilin udhëtoi qeveria e Shqipërisë nga Tirana ndaloi në qytetin e Prizrenit për t’u takuar me qeverinë e Kosovës në mbledhjen e shumë pritur të përbashkët. Ishte kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, ai i cili iu kthye historisë së dhimbshme të kombit shqiptar, duke filluar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri te përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, kur përfundimisht kufiri i Kosovës me Shqipërinë u thye dhe shqiptarët sot janë të lirë. “Kjo mbledhje e dy qeverive tona është një dëshmi dhe respekt ndaj heronjve tanë të periudhave të ndryshme, se mundi, djersa dhe gjaku i dëshmorëve po respektohet. Por, ne nuk jemi këtu sot për të evokuar të kalurën, por për të punuar për të ardhmen. Duhet të përpiqemi të kemi rritje ekonomike më të lartë, investime të huaja, punësim më të madh, pensione më dinjitoze, sistem shëndetësor dhe arsimor të standardeve europiane, si dhe një përkujdesje sociale dinjitoze për qytetarët. Duhet t'i kapitalizojmë mundësitë e jashtëzakonshme që na ofrohen nga përmirësimi i infastrukturës fizike ndërmjet dy vendeve. Konkretisht, Rruga e Kombit duhet të rezultojë me një qarkullim më masiv të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve ndërmjet vendeve tona. Po ashtu, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit duhet të përkthehet në një integrim të dy sistemeve energjitike të Kosovës dhe Shqipërisë. Ka vullnet të bollshëm politik, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, që marrëdhëniet mes nesh të jenë shembull për rajonin dhe më gjerë, ndaj nevojiten veprimtari të tilla si kjo e sotmja”, deklaroi Thaçi. Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ajo çfarë i bashkoi dy qeveritë është kontributi i tyre për integrimin rajonal në Europën e bashkuar. Por Rama u ndal edhe te kritikët e këtij bashkëpunimi. Ai tha se mbledhja e përbashkët nuk ka përse të trembë askënd, pasi shqiptarët do ta mbajnë besën e dhënë, siç tha ai, për SHBA-të dhe Bashkimin Europian që kufijtë të mos ndryshojnë. “Nëse mbledhja e përbashkët të dy qeverive të një kombi të shtrirë në dy shtete bëhet arsye trembjeje apo inkurajimi për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare, duhet ta them që në fillim, fort dhe qartë se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është për ne shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm, si një vijë që na kujton qoftë pamundësinë e historisë nga njëra anë, apo përpjekjen heroike, që solli krijimin e shtetit të dytë shqiptar nga ana tjetër dhe qoftë edhe detyrimin tonë për t'i qëndruar besës së dhënë, atyre pa të cilët Kosova e lirë dhe e pavarur do të kishte mbetur një ëndërr e përgjakur, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimin Europian”, theksoi Rama. Në mbledhjen, e cila vazhdoi punimet me dyer të mbyllura, qeveritë kishin para vetes një rend dite prej 13 pikash. Marrëveshja për lehtësime tregtare dhe ajo për bashkëpunim në fushën e transportit dhe infrastrkutrës morën firmat e ministrave përkatës. Disa propozime dhe ide janë diskutuar në këtë mbledhje dhe njëra ndër to ka të bëjë me bashkëfinancimin e festivalit të filmit dokumentar Doku Fest. Qeveria e Kosovës ndërkaq propozoi idenë për themelimin e fondit zhvillimor për Luginën e Preshevës. Dokumenti më i rëndësishëm i takimit, Deklarata e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës u nënshkrua nga kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Në këtë deklaratë kryeministrat konfirmojnë angazhimin për çështje që kanë të bëjnë me politikat e jashtme dhe të sigurisë. Qeveria e Shqipërisë ofroi mbështetje për avancimin e dialogut të nisur mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut i drejtëpërdrejtë dhe kryesor në dobi të qytetarëve, për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon e më gjërë. Drejtësia, ekonomia, energjia, transporti, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit janë fusha në të cilat është shprehur vullneti për të bashkëpunuar. Sipas kësaj deklarate, mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive do të mbahen çdo vit në bazë të një kalendari të rregullt dhe mbi parimin e rotacionit. Komisione përkatese do të ngrihen për zbatimin e gjithë asaj që arrihet. Qeveritë kanë vendosur që mbledhja e radhës të mbahet në maj apo qershor në qytetin e Vlorës. Thaçi e Rama firmosin në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit Në oborrin e ndërtesës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u bë nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim në Lehtësimin e Tregtisë, nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim në Transport dhe Infrastrukturë dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian. Dy kryeministrat, Rama dhe Thaçi, dolen më pas në një konference te perbashket per mediat. Kryeministri Thaçi e konsideroi takimin e parë mes dy qeverive si të suksesshëm, ndërsa e cilësoi angazhimin e Ramës për iniciativë si mjaft efikase

Friday, January 10, 2014

Rruga Tiranë-Elbasan, nis puna

Rruga Tiranë-Elbasan, nis puna 10/01/2014 Në rrugën Tiranë-Elbasan kanë rinisur punimet e ndërtimit, duke bërë riparimin e dëmeve. Rruga mbeti ne mes dhe prej muajsh askush nuk punonte aty per shkak se ndaj kompanise ndërtuese ishte krijuar një mal me borxhe të pashlyera. Mungesa e rimbursimit te TVSH per muajt Korrik-Tetor nga qeveria e mepershme kundrejt firmes greke 'Aktor' beri qe kjo e fundit te pezulloje punimet deri ne nje afat te papercaktuar. Venia ne funksion e kesaj rruge ende e paperfunduar, per shkaqe elektorale dhe pezullimi i punimeve per disa muaj, bene qe shume shpejt aty te krijohen probleme per qarkullimin e mjeteve. Perdoruesit e rruges ankohen per demtime serioze te saj, te cilat shpesh here jane bere burim aksidentesh.Nderkohe e kontaktuar ne telefon nga Top Channel, Drejtoresha e njesise se menaxhimit te Projektit Tirane-Elbasan, Majlinda Gjonaj tha se pas shlyerjes se borxhit do te kete nje mobilizim te plote deri ne perfundumin e ketij aksi rrugor. Ajo tha se po punohet paralelisht per riparimin e defekteve, ne menyre qe rruga te mos jete e rrezikshme dhe ne vazhdimin e punimeve per hapjen e korsise tjeter. Aktualisht ne pjeset e demtuara, sidomos ne hyrje dhe dalje te urave po vendosen pjese gome te cilat zvogelojne tronditjen e mjeteve.

Frenimi i abuzimit me çmimet

Frenimi i abuzimit me çmimet 10/01/2014 Qeveria ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për të ndalur rritjen abuzive të çmimeve në treg. Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Zhvillimit Ekonomik njoftoi se në përgjigje të shqetësimit qytetar për rritjen e çmimeve në periudhat e fundvitit, ka nisur marrjen e masave konkrete për monitorimin e tregut. Në këtë kuadër, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani kanë firmosur Urdhrin e Përbashkët “Për ngritjen e grupit të punës për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg”. Sipas njoftimit, në aksion do të përfshihet edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe ajo e Tatimeve. Ministria e Zhvillimit Ekonomik bën të ditur se mbetet e angazhuar për mbrojtjen konsumatorëvë nga rritjet abuzive të çmimeve

Taksat për koncensionarët e naftës

Taksat për koncensionarët e naftës 10/01/2014 "Bankers Petroleum", kompania që ka me koncesion pjesën dërrmuese të industrisë së naftës në Shqipëri, deklaroi se po negocion me Qeverinë për efektet e taksave të reja. Në paketën e re fiskale, Qeveria vendosi të taksojë me akcizë nënproduktet e naftës që kompanitë koncesionare të kësaj industrie importojnë për nevojat e veta. Sipas Ministrisë së Financave kjo do të sillte 35 milionë dollarë të ardhura në buxhet për vitin 2014, para që do u merreshin koncesionarëve. Por përmes një njoftimi për shtyp, të publikuar në faqen zyrtare, 'Bankers Petroleum' citon presidentin e saj të thotë: "Kompania është në negociata me zyrtarë të lartë të Qeverisë shqiptare për të vlerësuar plotësisht impaktet e ligjeve të reja dhe për të arritur një marrëveshje që do të kompesonte efektet financiare, e drejtë e cila na buron nga marrëveshja koncesionare që ne kemi me Shqipërinë." Top Channel ka mësuar se institucioni i ngarkuar është Ministria e Energjetikës. Burime zyrtare nga kjo Ministri konfirmojnë lajmin, por bëjnë të ditur se deri më tani nuk është zhvilluar asnjë diksutim konkret. Sipas këtyre burimeve, ato pritet të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, me të gjitha kompanitë që operojnë në industrinë e naftës dhe preken nga taksat e reja. Kontributi në buxhet i kompanive që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit, ka qenë një temë e nxehtë debatit politik, i përdorur fort nga socialistët, kur ishin në opozitë. Me ardhjen në pushtet Qeveria e majtë hartoi fillimisht një draft i cili vendoste akcizën mbi importet e koncesionarëve, në të gjitha fazat kërkim zhvillim dhe shfrytëzim. Por vetëm dy ditë më vonë, në Kuvend, Ministria e Financave e korrigjoi draftin duke ripërjashtuar importet në fazën e kërkimit. Tashmë mbetet për t'u parë se cili do të jetë rezultati i negociatave të reja. A do të ketë të tjera ndryshime në ligjin që vendos akcizën mbi koncesionarët apo Qeveria do e mbajë atë të pandryshuar? Ndërkohë burime konfidenciale jashtë Ministrisë së Energjetikës thonë se një nga kërkesat e koncesionarëve është ajo që taksat e reja t'u njihen si shpenzime të zbritshme për efekt të llogaritjes së fitimit. Deri më tani kompanitë që shfrytëzojnë naftën në Shqipëri nuk kanë paguar asnjë lek tatim mbi fitimin, pasi deklarojnë se ende nuk kanë rekuperuar investimet. Pak javë më parë, ministri i Financave tha në Kuvend se edhe për vitin 2014, buxheti nuk do të përfitojë asnjë të ardhur tatim fitimi nga nafta, eksportet e të cilës vitin e kaluar ishin gati gjysmë miliardi dollarë ose rreth 4 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Mbështetja e punësimit të të rinjve

Mbështetja e punësimit të të rinjve 10/01/2014 Pas një jave hapet në Tiranë Zyra e Punës në bashkëpunim me qeverine gjermane një zyre që do ketë në fokus punësimin kryesisht të të rinjve. Kjo u deklarua nga ministri Erjon Veliaj, pas një inspektimi në një nga impiantet që punëson një numër të madh personash në portin e Shëngjinit. "Javën tjetër në Tiranë hapim Zyrën e parë të Punës, në bashkëpunim me Qeverinë gjermane, për të ofruar një standard të ri sesi shteti duhet të jetë ndërmjetësues midis punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe bashkë me Inspektoriatin e punës do të kemi një fushatë inspektimesh në të gjithë Shqupërinë që të sigurohemi që punëtorëve shqiptarë u garantohet siguria në punë, shëndeti në punë, paga e rregullt, e drejta e tyre për t'u sindikalizuar dhe mbi të gjitha mbështetje për biznesin", tha Veliaj. Veliaj beri te ditur faktin se per te nxitur kryesisht punesimit e te rinjve, te vajzave e grave do hapet nje konkurs per kompanite qe

Një e treta e Tiranës pa energji

Një e treta e Tiranës pa energji 10/01/2014 Një e treta e lagjeve të kryeqytetit, përfshirë Spitalin e Sanatoriumit përballen për orë të tëra me mungesën e energjisë elektrike gjatë tre ditëve të fundit. CEZ Shpërndarje thotë se shkak për këtë është dëmtimi i linjave të tensionit, në mënyrë të përsëritur nga një firmë private që po punon për ndërtimin e rrugës mbi liqenin e Farkës. 'Gjithë zona poshtë liqenit të Farkës, mbi ish-Uzinën Traktori, zona e qytetit Studenti, zona e Komunës së Parisit, zona e stadiumit 'Qemak Stafa', ambasada amerikane, rruga "Budi",deri në rrugën e Elbasanit ka probleme energjie", thotë Petrit Shkëmbi, kryeinxhinier në CEZ-Shpërndarje. CEZ Shpërndarje ka kërkuar nga organet shteterore që të marrin masa sa më shpejt për të mos lejuar që kompani apo persona abuzivë të pengojnë punën e kompanisë dhe të lënë pa energji abonentët. "Dy ditë më parë u bë denoncimi zyrtarisht. Sot është përsëritur e njëjta gjë, sërish firma ka dëmtuar, sërish banorët janë pa energji elektrike", thotë Shkëmbi. Për riparimin e dëmit nga ana e specialistëve të CEZ Shperndarjes u deshën 5 orë. Ndërkaq, për të evidentuar dëmin e shkaktuar nga kompania e ndërtimit të rrugës, në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë. Energjia Interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë CEZ pret lidhjet e paligjshme Fati i pasurive tona

Vilë në bregdet për të “pastrehët”

Vilë në bregdet për të “pastrehët” 10/01/2014 'Fiks Fare' denoncoi rastin flagrant se, si dy ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë 'Berisha', morën kredi të butë si të pastrehë, për të blerë një shtëpi në një bllok rezidencial në Gjirin e Lalzit, në Durrës. Kamerat e 'Fiks Fare' dokumentuan gjithçka me ane te pamjeve filmike, duke denoncuar haptaz manipulimin e bere nepermjet dokumentave ligjore. 'Fiks Fare' nxorri fakte sesi ish-keshilltari per çeshtjet ligjore i ish-kryeministrit Berisha, Admir Drago dhe ish-zevendësministrja e drejtesise ne Qeverine 'Berisha', Brikena Kasmi, perfituan te dy nga nje kredi lehtesuese prej 5 milione lekesh secili, per te njejtin apartament me siperfaqe 107.24 metra katrore ne zonen A te vilave, ekzektesisht Vila nr 9, e ndodhur ne Gjirin e Lalzit ne Durres. Ne dokumentat qe ju dorezuan bankes qe leshoi kredine, verehet se te dy keta persona janë bere dorezanes per njeri-tjetrin per kredine qe ka marre secili dhe kane blere te

‘Blackberry’ i rikthehet dashurisë së parë

‘Blackberry’ i rikthehet dashurisë së parë 09/01/2014 Një hap pas për të bërë shumë të tjerë përpara. Kompania kanadeze ‘Blackberry’ vazhdon përpjekjet për të rigjetur suksesin e dikurshëm në tregun e telefonave inteligjentë, të dominuar nga androidët dhe ‘Apple’. Kreu i ri ekzekutiv i kompanisë, John Chen deklaroi gjatë panairit të teknologjisë në Las Vegas se Blackberry do të heqë dorë nga prodhimi i telefonave me prekje dhe do të përqendrohet tek produktet me tastjerë fizike, duke synuar treg kryesisht tek drejtuesit e lartë qeveritarë dhe biznesmenët, ashtu si në vitet e arta. Ai tha se kjo nuk do të thotë që do të hiqet dorë plotësisht nga prodhimi i telefonave me prekje, si modeli i fundit Z10, por se parësore do të jetë prodhimi i pasardhësve të Q10, telefon inteligjent që krahas ekranit me prekje ka edhe butona fizikë në trup. Prej muajsh tashmë kompania kanadeze lundron në ujëra të turbullta financiare duke njohur humbje prej miliarda dollarësh dhe rënie drastike në treg. Në tetor u përfol për një shitje të saj, por më vonë drejtuesit hoqën dorë nga kjo ide dhe rinisën përpjekjet për ringjallje. Pjesë e saj ishte zëvendësimi i drejtorit ekzekutiv, Thorsten Heins me John Chen dhe marrëveshja me “Foxconn”, kompania tajvaneze e prodhimit të aksesorëve kryesorë të telefonave inteligjentë që siguron produktet e para edhe për ‘Apple’.

Gruaja që ha biftekun e stërmadh për 3 minuta 10/01/2014 Molly Shuyler ka hyrë në librin e rekordeve Guiness pasi hëngri një biftek me peshë 2 kilogramë për 2 minuta e 44 sekonda. 34-vjeçarja amerikane, nënë e 4 fëmijëve, ka postuar një video në YouTube ku tregohet se si ka arritur të hajë aq shumë mish për aq pak kohë. Videoja është realizuar në 3 janar dhe në të shihet Molly duke ngrënë me duar. Kur i ka mbetur edhe çereku i biftekut, dëgjohet një person që thotë: “Këtu ndalojnë meshkujt… pasi ka kaluar një orë.” Rekordi i mëparshëm i ngrënies së një bifteku prej 2 kg ishte 6 minuta e 48 sekonda dhe mbahej nga një burrë që merrej me “body building”, ndërsa gruaja në fjalë është tepër elegante. Kur u pyet për aftësinë e të ngrënit shpejt, Molly tha: “Është e lindur. Kështu kam qenë përherë dhe kam nisur të marr pjesë nëpër konkurse të tilla vetëm një vit më parë. Me biftekun ishte e vështirë pasi mua nuk më pëlqen mishi.” Në vitin 2013, zonja Schuyler ka marrë pjesë në më shumë se 20 konkurse të ngrënies së shpejtë në të gjithë Amerikën.