Mbërrin në Shqipëri kampioni i Europës Erkand Qerimaj
10/04/2014
Mbërrin në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ kampioni i Europës në peshëngritje Erkand Qerimaj. Qerimaj u prit në aeroport nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Linidta Nikolla si dhe deputeti Fidel Ylli. (er.cu/BalkanWeb)
Changing news agenda. ONE NEWS is informative website 24 hours a day / 7 days a week, that provides constant coverage of the powerful news and access information in every kind of country, region and world.
Friday, April 11, 2014
Prifti këndon “Hallelujah” në altar, emocionohet nusja
Prifti këndon “Hallelujah” në altar, emocionohet nusja
10/04/2014
Një prift ka habitur të gjithë sidomos çiftin, që do të martonte përpara altarit, kur ka nisur të këndojë hitin e famshëm “Hallelujah”. At Ray Kelly befasi aq shumë çiftin, Chris and Leah O Kane saqë nusja filloi të qaj. (er.cu/BalkanWeb)
Çfarë botërori do të ishte Brazil 2014-ta, pa Larissa Riquelme
Çfarë botërori do të ishte Brazil 2014-ta, pa Larissa Riquelme ?!
08/04/2014
Çfarë botërori do të ishte Brazil 2014-ta pa Larissa Riquelme ? Modelja e bukur paraguaiane ka xhiruar një spot të ri tepër seksi për “Hot Flowers” dhe mendohet të jetë sërish ikona e Botërorit në Brazil. Larissa u bë e famshme në botërorin e katër vieteve më parë në Afrikën e Jugut me format e saj seksi dhe shveshjet tepër bujare. (er.cu/BalkanWeb)
Misteri i rrathëve prej betoni të ndërtuar nga nazistët në Rusi -
Misteri i rrathëve prej betoni të ndërtuar nga nazistët në Rusi - FOTO
RUSI –Gjatë Luftës së Dytë Botërore nazistët kanë ndërtuar në veri të Rusisë disa rrathë prej betoni, funksioni i të cilëve mbetet mister edhe në ditët e sotme.
Rrathët e ndërtuar në afërsi të fshatit Liinakhamari janë mbajtur të fshehtë nga autoritetet sovjetike, por tashmë ata kanë dalë në dritë duke ngjallur kureshtje të madhe.
Studiuesit dyshojnë se këta rrathë përdoreshin nga nazistët si pikë referimi për hedhjen e predhave në drejtim të anijeve sovjetike. Por gjithashtu ekzistojë dyshime se shkencëtarët gjermanë mund të kenë ndërtuar disqe fluturuese.
(er.nu/BalkanWeb)
Facebook Messenger do të jetë aplikacion i veçantë
Facebook Messenger do të jetë aplikacion i veçantë
SHBA-Facebook ka njoftuar se ka vendosur që të heqë shërbimin e Facebook Messenger nga aplikacioni mobil, për ta krijuar atë si aplikacion të veçantë, i cili është i ndarë dhe i pavarur nga ai i rrjetit social.
Njoftimin për këtë ndryshim e ka bërë vet Mark Zuckerberg, i cili i ka dhënë edhe arsyet për këtë vendim.
“Qëllimi i ndarjes është që Messenger të mos jetë si shërbim dytësor brenda aplikacionit kryesor të Facebook në telefonat mobil. Kjo do ta bëjë përdorimin e Messenger dhe dërgimin e mesazheve një përvojë më të fokusuar për përdoruesit” ka thënë Zuckerberg.
Ndryshimi në aplikacionin mobil të Facebook duket se ka filluar të bëhet tek përdoruesit evropian, dhe do të arrijë edhe në vendet tjera në një të ardhme të afërt. Me aplikacionin e ndarë mobil, Facebook gjithashtu shpreson që dërgimi i mesazheve nga Messenger të bëhet më i shpejtë.
(m.a/tg/BalkanWeb)
Apple kërkon 2.2 miliardë dëmshpërblim nga Samsung
Apple kërkon 2.2 miliardë dëmshpërblim nga Samsung
TIRANE -Dy kompanitë më të mëdha për prodhimin e pajisjeve teknologjike, Apple dhe Samsung, shkojnë përsëri në gjyq. Ato akuzojnë njëra-tjetrën për kopjim të karakteristikave të pajisjeve inteligjente. Tani është thënë se Apple ka kërkuar që kompania koreane Samsung të paguajë një dëmshpërblim prej 2.2 miliardë dollarë me pretekstin se kjo kompani ka përdorur 5 nga patentat e saj kur ka prodhuar telefonat inteligjentë.
Christopher Vellturo, i punësuar nga Apple si ekspert i dëmeve, tha në gjykatën e qarkut në SHBA, në Kaliforni, se këto patenta janë përdorur nga Samsung për të shitur mbi 37 milionë telefona inteligjentë dhe tabletë nga gushti i vitit 2011 deri në fundin e vitit të kaluar.
Gjyqi i fundit Apple-Samsung vjen rreth dy vjet pasi një gjykatë federale shpalli Samsung-un fajtor për kopjimin e teknologjisë dhe karakteristikave të pajisjeve të Apple-it. Samsung u dënua me 900 milionë dollarë, por ka apeluar çështjen dhe është lejuar ndërkohë të vijojë të shesë produktet që përdorin këtë teknologji.
(er.nu/BalkanWeb)
Renditja e FIFA-s, Shqipëria -16 vende
Renditja e FIFA-s, Shqipëria -16 vende
FIFA-Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie prej 16 vendesh në renditjen mujore (prillin) të FIFA-s. Nga vendi i 54-t, që mbante në mars, skuadra e drejtuar nga De Biazi e sheh veten tashmë në vendin e 70-të, një pozicion që kishte muaj pa e shijuar.
Në fakt, gjatë periudhës kohore mes dy renditjeve në fjalë, mars-prill, kuqezinjtë tanë nuk kanë luajtur ndonjë ndeshje, qoftë edhe miqësore, por kjo “baticë” e tyre ka ardhur si pasojë e ngjitjes së skuadrave të tjera. Me 486 pikët e grumbulluara nga përllogaritja specifike e kësaj renditjeje mujore të FIFA-s, Shqipëria detyrohet të zbresë njëherazi 16 shkallë. Në një situatë të tillë mbetet të shihet rikuperimi i pozicioneve të humbura, që mund të vijë nga miqësoret e planifikuara në muajt maj dhe qershor.
Për të qenë në veprim, kombëtarja e De Biazit duhet të presë datën 31 maj 2014, kur të përballet me Rumaninë në një miqësore që do të luhet në Sion të Zvicrës. Pas saj do të luhen edhe dy ndeshje të këtij karakteri, ndaj Hungarisë më 4 qershor dhe ndaj San Marinos më 8 qershor të këtij viti. Përsa u përket skuadrave tona rivale në Grupin I kualifikues të “Euro 2016”, renditja mujore e FIFA-s i ka buzëqeshur Portugalisë së Ronaldos, në vendin e tretë, ndërsa të tjerët kanë pësuar rënie si edhe kuqezinjtë.
Sidoqoftë, ulja e Armenisë, Serbisë dhe Danimarkës ka qenë e lehtë. Listën vijon ta kryesojë Spanja, kampione e Botës dhe Europës në fuqi, e ndjekur nga Gjermania dhe Portugalia.
(a.n/Panorama Sport/BalkanWeb)
FIFA: Klasifikimi kryesohet nga Spanja,
FIFA: Klasifikimi kryesohet nga Spanja, Portugalia në vendin e tretë
Portugalia, pa luajtur, ka hyre ne podiumin e klasifikimit te FIFA-s, nderkohe qe Argjentina, ish-numri 3, ka zbritur ne vendin e 6-te, sipas publikimit te te enjtes.
Klasifikimi i FIFA-s i 10 prillit eshte:
1. Spanja
2. Gjermania
3. Portugalia (+1 vend)
4. Kolumbia (+1)
5. Uruguaji (+1)
6. Argjentina (-3)
. Brazili (+3)
8. Zvicra (-1)
9. Italia (-1)
10. Greqia (+3)
11. Anglia (+1)
12. Belgjika (-2)
13. SHBA (+1)
14. Kili (+1)
15. Holanda (-4)
16. Franca (+1)
17. Ukraina (+1)
18. Rusia (+1)
19. Meksika (+1)
20. Kroacia (-4).
(d.b/BakanWeb)
Figo: Futbolli italian të ndryshojë stil
Figo: Futbolli italian të ndryshojë stil
Ish-mesfushori i Barcelonës, Realit të Madridit dhe Interit, Luis Figo, analizon situatën e vështirë që po kalojnë klubet italiane në Kupat e Europës, duke dhënë këshilla të vlefshme, sidomos për sa i përket ndryshimit të mentalitetit dhe stilit të lojës. "Në Itali është një kulturë specifike, një mënyrë fikse për ta parë futbollin, por në Europë gjërat janë ndryshe. Duhet t'i përballosh ndeshjet me idenë për të fituar. Këshilla? Duhen marrë lojtarë të mirë, por kjo varet nga mundësitë ekonomike. Pastaj, duhet ndryshuar edhe stili i lojës. Juventusi ka kampionë të mëdhenj, por është realitet që në Champions nuk ka bërë mirë. Një vit mund të ndodhë, sepse mund të jetë thjesht rastësi. Ata që përgjigjen për futbollin italian duhet të reflektojnë", - u shpreh Figo.
(d.d/E.Ilnica/BalkanWeb)
Sanjol: Mesi po ofendon tifozët Vili Sanjol
Sanjol: Mesi po ofendon tifozët
Vili Sanjol, ish-lojtari i kombëtares franceze, qorton ashpër Lionel Mesin pas humbjes të së mërkurës me Atletikon e Madridit dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve. Ish-mbrojtësi i Bajernit të Mynihut ka goditur performancën e Mesit në humbjen e fundit të Barcelonës në Champions League. Argjentinasi, që ka përshkuar vetëm 6.8 kilometra gjatë humbjes 1-0 të ekipit të tij në "Vicente Calderon", vetëm 1.4 km më shumë se portieri katalanas Jose Pinto, shpërdoroi dy shanse të mira shënimi në pjesën e parë. Ish-francezi ndërkombëtar beson se performanca e 26-vjeçarit ishte një shenjë e mosrespektimit të tifozëve dhe se ai nuk ka treguar angazhim të mjaftueshëm kohët e fundit, duke injoruar tifozët.
(d.d/E.Ilnica/BalkanWeb)
Nga laboratori, direkt në treg, domatja e zezë
Nga laboratori, direkt në treg, domatja e zezë me shumë vlera ushqyese
Nga laboratori, direkt dhe në treg. Tashmë vjen domatja e zezë, me një fuqi shumë të fortë antioksidante dhe e aftë për t'ju ndihmuar të qëndroni në gjendje të mirë shëndetësor. Kjo domate nuk është Omgj, por një perime që i përmban të gjitha vlerat e saj ushqyese.
Kjo është një risi që vjen nga një projekt kërkimor i zhvilluar në bashkëpunim mes disa universiteteve italiane. “Black Sun”, kështu e kanë quajtur studiuesit perimen me përmbajtje të lartë antioksidante. Sipas studiuesve, ky produkt nuk është aspak Omgj, por tepër natyral.
Pasi u bë dhe regjistrimi i markës, shumë shpejt pritet të nis dhe marketingu për shitjen dhe kultivimin e fidanëve të këtyre domateve të veçanta për nga ngjyra dhe jo përmbajtja.
(e.m/BalkanWeb)
Thursday, April 10, 2014
Qerimaj kampion Europe në shtytje, Godelli me medalje, dëmtohet Begaj
Qerimaj kampion Europe në shtytje, Godelli me medalje, dëmtohet Begaj
TIRANE -Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe, ndërsa Daniel Godeli renditet i dyti! Rezultat i mrekullueshëm i peshëngritësit shkodran, që ka ngritur 194 kg në stilin e shtytjes, duke merituar kësisoji medaljen e artë. Po ashtu, Qerimaj ka ngritur 325 kg në dygarësh dhe ka marrë një tjetër medalje ari. Rikthehet në këtë mënyrë bindshëm, me dy medalje ari dhe një bronzi, peshëngritësi ynë i mirënjohur, pas atij pezullimi. Daniel Godelli i dyti, teksa ngriti 192 kg dhe mori medalje argjendi në shtytje. Godelli fitoi tre medalje argjendi, në shkëputje, shtytje dhe dygarësh.
Ndërkohë, Romela Begaj nuk ishte me fat në këtë Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Tel Aviv. Ajo nuk ia doli dot të ngrejë lart flamurin kuqezi në garimin në kategorinë 63 kg për femra, edhe pse tentoi deri në fund, por u detyrua të braktisë garën në stilin e shtytjes pasi pësoi një dëmtim menjëherë pasi kishte ngritur peshën 115 kg në provën e saj të parë. Kësisoj, 27-vjeçarja nuk arriti të klasifikohet në dygarësh në renditjen përfundimtare, duke mos hyrë dot në zonën e medaljeve as në stilin e shtytjes. ku u rendit e katërta në kontinent.
(e.m/BalkanWeb)
Wednesday, April 9, 2014
Çaji i gjelbër edhe kundër hipertensionit
Çaji i gjelbër edhe kundër hipertensionit
Konsumimi i përditshëm i çajit të gjelbër veç të mirave tjera shëndetësore ndihmon edhe në ruajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.
Madje, disa studime japoneze të realizuara kohë më parë kanë treguar se përdorimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të ndihmojë efektin më të mirë të barnave antihipertensive.
Hulumtuesit kanë përcjellë dy grupe të pacientëve me hipertension, që të dyja kanë përdorur barna të njohur si beta-bllokues, por një grup ka konsumuar çaj të gjelbër dhe tjetri grup jo.
Rezultatet kanë treguar se pacientët që kanë pirë rregullisht edhe çaj të gjelbër, kanë pasur nivele më të ulëta të tensionit të gjakut.
Çaji i gjelbër ka edhe një varg dobish tjera shëndetësore, të cilat kryesisht u vishen antioksiduesve të cilët janë në masë të bollshme në përbërje të çajit.
(a.n / Mjeku.Net/BalkanWeb)
Assange: Evropa të krijojë rrjetin e saj të internetit, të pavarur nga SHBA
Assange: Evropa të krijojë rrjetin e saj të internetit, të pavarur nga SHBA
Sipas themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, Evropa si një komunitet i madh, ka nevojë të ndërtojë rrjetin e saj të internetit, të shkëputur nga SHBA. Në një intervistë për revistën Fokus, Assangë thotë se Amerika ‘ka nënshtruar internetin dhe kërkon të aneksojë të gjithë botën’.
Assangë vlerëson kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe thotë se ‘fatmirësisht Merkel ka marrë një rol udhëheqës në Evropë’.
Julian Assange eshte gazetar, publicist dhe aktivist australian, në 2006 ai themeloi Wikileaks, ndërsa qëllimi ishte publikimi i materialeve të konsideruara sekret dhe që kishin te bënin me luftën ne Irak dhe Afganistan.
Kjo gjë e ka vëne atë në qendër të kritikave nga qeveri te ndryshme, por është përkrahur nga shumë grupe aktivistësh.
(d.d/BalkanWeb)
Shtimi në peshë, shkaku gjendet tek pështyma
Shtimi në peshë, shkaku gjendet tek pështyma
Keni tendencë të shtoni gjithmonë në peshë edhe pse nuk hani?! Mos u shqetësoni pasi nuk është në dorën tuaj. Sipas një studimi më të ri, shkaku i shtimit në peshë varet nga pështyma. Më saktë, një gjen që ndodhet në pështymë, prodhon një enzimë të veçantë, e cila na bënë të jemi të prirur të shtojmë në peshë. Kjo është diçka gjenetike dhe e trashëguar.
Zbulimi më i ri vjen nga Londra, por rrënjët e tij i ka në Itali. Studiues sardenjas Mario Falchi ka gjetur të dhëna mbi këtë gjen, duke hapur horizonte të reja për studimet e sëmundjes, (mbipeshës).
Trashëguar nga prindërit- Teknikisht, gjenet janë të pranishme në trupin tonë në çifte të shumta. Ata janë zakonisht janë në dy kopje dhe janë trashëguar nga të dy prindërit. Një nga këto gjene, prodhon një enzimë që gjendet në pështymë, i cili shërben për të prishur nivelin e sheqernave në gjak. Kopjet e këtij gjeni zakonisht janë, por disa njerëz kanë një numër më të ulët. Ky gjen menaxhon në mënyrë më të mirë karbohidratet, por në rast se ai është në nivele më të ulëta, atëherë rrezikohemi nga kilet e tepërta.
(e.m/BalkanWeb)
Bateria që është e aftë të ushqejë pajisjet në vetëm 30 sekonda
Bateria që është e aftë të ushqejë pajisjet në vetëm 30 sekonda
Për vite me radhë, jetëgjatësia e baterisë ka qenë një shqetësim i madh për përdoruesit e telefonave inteligjentë. Bateritë litium-jon nuk janë edhe aq efikas, dhe pajisjet ndodh shpesh të prishen duke u ushqyer bateria shpesh. Kompania e nanoteknologjisë, StoreDot, po shqyrton mundësinë që ta ndryshojë atë: Sot, ato zbuluan një bateri të re e aftë për të ushqyer një pajisje në kapacitet të plotë për vetëm 30 sekonda. Megjithatë, qëllimi kryesor i kompanisë është kujdesi që duhet të kushtojmë për mjedisin, prandaj edhe bateria është krijuar vetëm nga materiale bio-organike, si nanokristalet të bëra nga pesticidet dhe zinxhirët e aminoacideve.
Bateria është shfaqur në simpoziumin Think Next të Microsoft-it, një konferencë e mbajtur në Tel Aviv, izrael. StoreDot demonstroi baterinë e saj tek telefoni Galaxy S3, dhe siç pretendohej nga kompania, bateria shkoi nga 27% në 100% në vetëm 26 sekonda- një rritje me afërsisht 41,500% krahasuar me baterinë normale të telefonit Galaxy 3, i cili merr gati tre orë për t’u ushqyer. Këto kanë potencialin për të qenë më të sigurt se bateritë e ditëve të sotme, të cilat janë të përbëra kryesisht prej metaleve të rënda si litium apo kadmium. Kjo teknologji për momentin do të jetë e limituar për vetëm disa kompani, por shpresohet se në të ardhmen të mund të bëhet më komerciale.
(e.m/BalkanWeb)
Eklipsi i Hënës, në 15 prill 'Hëna e përgjakur
Eklipsi i Hënës, në 15 prill 'Hëna e përgjakur'
Eklipsi i plotë i Hënës, që do të ndodhë më 15 prill, shënon fillimin e fenomenit të katër eklipseve të hënës të pritshme për dy vitet e ardhshme.
Për shkak të përthyerjeve të rrezeve Hëna do të marrë ngjyrë të kuqe.
Ndërsa astronomët i gëzohen kësaj skene të rrallë, disa të krishterë besojnë se kjo dukuri përbën serinë e të ashtuquajturës “Hëna e përgjakur” që lidhet me profecinë e fundit të botës (apokalipsin).
Eklipset hënore ndodhin kur Dielli, Toka e Hëna “barazohen” në pozicion mes tyre, ku hija e Tokës bie mbi Hënën dhe e errëson. Ngjyra e kuqe e të ashtuquajturës ”Hëna e përgjakur” , sipas astronomëve, shkaktohet nga përthyerja e rrezeve të diellit përmes atmosferës së Tokës.
(da.xha/BalkanWeb)
Seks, oksitocina më e mirë se viagra?
Seks, oksitocina më e mirë se viagra?
GJERMANI-E quajnë hormoni i dashurisë sepse i paraprin marrëdhënieve më të kënaqshme dhe të dobishme.
Një shembull? Prodhohet gjatë shtatzanisë dhe ndihmon lidhjen mes nënës dhe fëmijës dhe me sa duket edhe atë mes babait dhe të porsalindurit. Tashmë hormoni i dashurisë mund të bëhet edhe hormoni i seksit të përsosur.
Të paktën kështu pretendon një studim I Shkollës së Mjekësisë në Hannover, që ka testuar efektet e oksitocinës në formë spray, tek 29 çifte.
Studimi i publikuar në revistën “Hormonet dhe sjellja” tregoi se marrja e oksitocinës (oxytocin) para marrëdhënieve seksuale ndihmon për të arritur kënaqësi më të madhe. Në mënyrë të veçantë, meshkujt raportohet të kenë pasur orgazma më intensive.
Çiftet që morën pjesë në hulumtim konsumuan oksitocinë para raportit seksual dhe pastaj iu përgjigjën një pyetësori ku përshkruan ndjenjat e të dy partnerëve. Përdorimi i oksitocinës duket se nuk kishte efekt mbi gjendjen e eksitimit, por të dy, si burrat dhe gratë thanë se kishin arritur më shumë kënaqësi falë hormonit.
(m.a/BalkanWeb)
Pëson deri në 50 orgazma në ditë, vajza
Pëson deri në 50 orgazma në ditë, vajza: Më është shkatërruar jeta
Historia e saj është aq e çuditshme, në të njëjtën kohë dhe fatkeqe. Bëhet fjalë për një 24-vjeçare, e cila përjeton deri në 50 orgazma në ditë. Vajza ndodhet në një gjendje të radhë mjekësore.
Amanda Gryce, vuan nga çrregullime të vazhdueshme gjenitale. Ajo shprehet se kjo situatë i ka shkatërruar asaj jetën. Orgazmat e saj të pakontrolluara mund të ndodhin në çdo rast e çast. Amanda shprehet se: "Kjo gjendje mund të më ndodhë kudo. Kjo nuk është aspak e pëlqyeshme, pasi më është kthyer në torturë. Jetojë më këtë çrregullim që kur isha gjashtë vjeçe”.
Për vite të tëra, ajo ka vuajtur në heshtje, pasi kishte shumë turp ti tregonte familjarëve apo miqve të saj. Sipas Amandës, ajo mund të përjetojë çdo ditë 50 orgazma, pesë ose dhjetë brenda një orë.
"Kjo ndodh dhe kur jam me miqtë e mi, apo në publik. E di që është diçka e turpshme”- rrëfen Amanda. Pasi e ruajti për vite me radhë si një sekret të shenjtë, ajo më pas nuk kishte
Balkanweb.
Subscribe to:
Posts (Atom)