Total Pageviews

Translate

Friday, February 28, 2014

Te fshehtat e BigBrother! ''Big Brother Albania 7'

Te fshehtat e BigBrother! ''Big Brother Albania 7'' Programi televiziv me i ndjekur ne shqiperi, sapo ka nisur rrugetim e tij per te shtatin vit rallazi. Cdo vit ate e ka fitur nje nder ''pretendentet'' kryesor sipas lojes te treguar, por keni pyetur ndonjeher vehten a mund te jet thjesht nje shfaqje e trokur? Dhe banoret te jene thjesht aktore? Ka shume mundesi qe po nje ish-punonjes i Top-Channel, tregon qe fituesi zgjillet ende pa filluar edicioni, dhe nderkohe banoret e tjere jane te vetdishem per ardhshmerin e programacionit!

Thursday, February 27, 2014

Testi i thjeshtë që zbulon se pas sa vitesh do ikni nga kjo botë

Testi i thjeshtë që zbulon se pas sa vitesh do ikni nga kjo botë Tiranë, NOA.al - Një test i thjeshtë bën të mundur tani që të mësosh nëse je duke iu afruar vdekjes në pesë vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për një analizë të thjeshtë gjaku e cila mund të identifikojë personat që kanë rrezik të lartë për të vdekur nga një sërë sëmundjesh, që nga sëmundjet e zemrës tek tumore të ndryshme. Janë shkencëtarët nga Estonia dhe Finlanda ata të cilët kanë bërë zbulimin se kjo analizë mund të identifikojë shkaqe të një rreziku potencial vdekjeje. Ata kanë publikuar të ashtuquajturin testin e vdekjes që bazohet tek një analizë e thjeshtë gjaku duke ftuar që ta bëjnë të gjithë. Shkencëtarët vërejnë se edhe personat e shëndetshëm mund të kenë fatin e keq të vdesin herët, nëse identifikohen probleme përmes këtij testi-analize gjaku. Shkencëtarët thanë se kanë studiuar për disa vite rresht, duke analizuar gjendjen shëndetësore të mëse 17 mijë njerëzve të shëndetshëm, raporton gazeta e specializuar mjekësore, PLoS Medicine. Çdo vit atyre u janë bërë analizat e gjakut për të parë ecurinë dhe për të identifikuar praninë e mundshme të 100 kimikateve të ndryshme. Më pas shkencëtarët bënin krahasimin mes pacientëve që ishin gjallë dhe të tjerëve që kishin vdekur. Katër komponentë, janë tregues të qartë nëse personi që bën këtë analizë gjaku, do të jetojë normalisht gjatë pesë viteve të ardhshme apo do të gjejë vdekjen ose do të shkojë drejt saj. PLoS Medicine raporton se të katër këta komponentë gjenden në gjak, por i rëndësishëm dhe deciziv është niveli i tyre në gjak. Deri dje, vetëm albumina, një nga katër komponentët, ishte lidhur më parë me ecurinë e shëndetit të njerëzve gjatë analizave. Shkencëtarët kanë pohuar se testi që nisi me 17 mijë njerëz tani mund të përdoret më gjerë, por për t’u shtrirë në të gjithë botën kjo do të kërkojë kohë. Gjithsesi ata e këshillojnë këtë test me qëllim që njerëzit të parandalojnë probleme të mundshme dhe të jetojnë në mënyrë të shëndetshme. Ata veçojnë se njerëzit duhet të ruhen nga pirja e duhanit, obeziteti si dhe të kujdesen për presionin e gjakut dhe kolesterolin, sepse këto, bashkë me vitet që ikin, janë faktorët kryesorë të shkaktimit të vdekjes. /a.b/noa.al/

Predikues abuziv nga Elbasani, trondit mendërisht 3 vajza në Tiranë, Berat e Skrapar

Predikues abuziv nga Elbasani, trondit mendërisht 3 vajza në Tiranë, Berat e Skrapar Transmetuar më 26.02.2014 - 19:19 Elbasan, 26 Shkurt 2014 NOA.al – Ka trokitur në banesat e tre familjeve në Tiranë, Berat e Skrapar, duke i bindur vajzat që gjente tek to, se duhet të dëgjonin predikimet e tij për fenë, që në fakt ishte një fe e sajuar prej tij. Por i ka barsur me urrejtje për fenë që ata kishin, duke i detyruar me një bindje të verbër që të urrenin fenë e tyre e të përqafonin atë që i nxiste ai. E kjo fe nuk ishte asgjë tjetër veçse detyronte vajzat ta shihnin si “Mesia” shpëtimtari duke i kërkuar që të bindeshin në çdo orientim që u jepte. Autori i kësaj traume psikologjike që u ka shkaktuar tre femrave, është I.H, 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan. Burime zyrtare nga policia Elbasan i thanë agjencisë noa.al se ky shtetas, ka shkuar disa herë në banesat e A.Q, banues në Tiranë, Sh.H, banues në Berat, F.B, banues në Skrapar, ku me anë të predikimeve të bëra nga ana e tij u ka nxitur urrejtjen vajzave të tyre kundër besimeve e feve të tjera duke i rënduar ato nga ana psikologjike. 39 vjeçari ka bërë komente të ndryshme duke fyer dhe ofenduar persona të ndryshëm në emër të tij. Ai u predikonte vajzave tek banesa e tij në Elbasan ku ato qëndronin çdo të diel. Ndërsa ditët e tjera ai u predikonte me telefon nga 2 orë në mëngjes dhe 2 orë në darkë. Fjalimet e tij predikuese bëheshin edhe në Skype po kështu u shkonte dhe në shtëpi. “39 vjeçari prezantohej si përfaqësues i Zotit dhe u thoshte vajzave se ato duhet të dëgjonin çfarë thoshte dhe duhet t’i besonin vetëm atij. Por penetrimi abuziv i 39 vjeçarit shkonte deri aty, sa ai nxiste vajzat e moshës 18 deri 25 vjeçe, që të dëgjonin vetëm atë dhe t’i bindeshin veç atij, deri në përzgjedhjen e bashkëshortëve të tyre. Ai u thoshte “mos besoni por duhet të më besoni vetëm mua”. Në këtë mënyrë, ai u mbushte mendjen vajzave që ta shihnin atë si “perëndi”, duke u thënë: “Ja, unë nuk jam me asnjë fe dhe jeta ime është shumë e bukur”. Policia e Elbasanit tha se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 39 vjeçarin. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave apo feve”, parashikuar nga neni 265 Kodit Penal”. /a.b/noa.al/

Elbasan: Hyn në Facebook-un e një personi, shan miqtë e tij

Elbasan: Hyn në Facebook-un e një personi, shan miqtë e tij Disa miq të një banori të Elbasanit janë shtangur kur nga adresa e rrjetit social Facebook të mikut të tyre i kanë mbërritur një “lumë” sharjesh e fyerjesh që ata besuan se ua bënte pikërisht ai. Por këto sharje dhe fyerje me komente nga më të ndryshme, i bënte 37 vjeçari I.K, , banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan. Ky shtetas, ka ndërhyrë në adresën personale në rrjetin social Facebook të shtetasit F.Sh, banues në lagjen “5-Maji Elbasan”, ku ka bërë komente të ndryshme duke fyer dhe ofenduar persona të ndryshëm në emër të tij. Policia tha se materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndërhyrje në rrjetin social”. Policia nuk përmendi nenin e Kodit Penal që i referohet kësaj vepre penale. /a.b/noa.al/

Kupa, Skënderbeu eliminon fituesit Flamurtari kalon në gjysmëfinale

Kupa, Skënderbeu eliminon fituesit Flamurtari kalon në gjysmëfinale Janë përcaktuar 4 ekipet që do të vazhdojnë garën për Kupën e Shqipërisë këtë edicion. Ndeshjet e fundit çerekfinale kanë qenë mjaft të forta duke dhuruar gola, emocione dhe spektakël. Në fund fati i ka buzëqeshur Skënderbeut, Kukësit, Teutës dhe Flamurtarit. Ndeshja më e fortë u zhvillua në Vlorë mes Flamurtarit dhe ekipit të Vllaznisë. Pas ndeshjes së parë në Shkodër e përfunduar në barazim pa gola, kuqezinjtë kërkonin fitoren me cdo kusht për të kaluar më tej. Pas një pjese të parë me shumë raste dhe pa gola, në fillim të fraksionit të dytë Abilaliaj vendos me golin e tij në minutën e 50 duke kaluar ekipin e Gjokës në gjysmëfinale. Kukësi pas fitores në Ballash ka fituar me Bylisin edhe në Kukës 2-1. Për ekipin e Starovës kanë shënuar Cikalleshi dhe Hysa, ndërsa golin e vetëm për ekipin e Egbosë e shënoi Idrizi. Teuta vazhdon avancimin në Kupë edhe pas largimit të Sorrentinos duke fituar me Lushnjen 3-2. Golat për Teutën u shënuan nga Nika 50’, Dosti 54’ dhe Hodo 67’, ndërsa për miqtë shënuan Cela 33’, K.Arbri 73’. Kampionët e Superligës kanë eliminuar fituesit e Kupës, Laçin, pasi e mundi edhe në Korçë 2-0. Për ekipin e Josës shënuan Tomic 51’, Tahirllari 90+2’. d.b/ shqiptarja.com

Reali shkatërron Shalken me një 'tërmet' 6 ballësh,

Reali shkatërron Shalken me një 'tërmet' 6 ballësh, Ronaldo rekord Reali i Madridit është ekipi më në formë për momentin në botë. Galaktikët e drejtuar nga Carlo Ancelotti zhvilluan një super ndeshje në Gjermani duke shkatërruar Shalken me rezultatin 1-6 dhe hipotekuar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Ndeshja nisi mjaft e mirë për Realin që kalon shumë shpejt në avantazh me Benzema në të 13’ pas një aksioni të Bale dhe Ronaldo, në fund francezi konkretizon. Bale në të 21’ dyfishon me një super gol duke treguar klasin e lartë që zotëron. Radhën e ka Ronaldo në pjesën e dytë që shënon emrin në listën e golashënuesve, 5’ më pas Benzema realizon dopietën personale. Golat shthurin mbrojtjen vendase, ç’ka bën që edhe Ramos të japë një asist për Balen që në pozicion të dyshimtë bën ‘manita’ për madrilenët dhe dopietë personale. Në fund nuk kishte si të mungonte edhe dopieta e Ronaldos që shënon golin e gjashtë dhe të 11 në 7 ndeshje, tjetër rekord. Kur edhe Casillas po i gëzohej një tjetër ndeshjeje pa gol, ish-shoku i ekipit, Huntelar shënon një super gol duke detyruar legjendën e Realit të nxjerrë topin nga rrjeta pas shumë ndeshjesh. Ndërsa ndeshja tjetër mes Gallatasarait dhe Çelsit ka përfunduar në barazim 1-1. Londinezët kanë kryesuar deri në minutën e 64 me golin e Torres, por Aurelien Chedjou ka barazuar duke lënë të hapur kualifikimin. d.b/ shqiptarja.com

SHBA, këmbësori gjuan kofanon e makinës, shoferi e shtyp

SHBA, këmbësori gjuan kofanon e makinës, shoferi e shtyp VIDEO SHBA -Kamerat e sigurisë në një pikë karburanti në Las Vegas të SHBA kanë kapur momentin kur një makinë ka shtypur një këmbësor. Siç mund të shihet në video, i moshuari po largohej kur një makinë e cila po ecte me shpejtësi i ndaloi te këmbët. Burri duket disi i hutuar në momentin e parë, por shoferi i makinës i lëshon frenat duke e shtyrë lehtë. Burri i nxehur me veprimin e shoferit qëllon me grushta kofanon e makinës. Piërkisht ky veprim i tij e çon shoferin ti japë gaz makinës duke e vënë posht rrotave të moshuarin. Ai mund të shihet në tokë ndërsa mban këmbën me dorë nga dhimbja. Policia nuk ka bërë të ditur emrin e viktimës, por është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes. Sipas zëdhënësit të policisë, shoferi i makinës është një 30 vjeçar i bardhë. Redaksia Online (a.ç/ shqiptarja.com)

WhatsApp së shpejti edhe me mesazhe zëri Pas blerjes nga kompania Facebook

WhatsApp së shpejti edhe me mesazhe zëri Pas blerjes nga kompania Facebook duket se në aplikacionin “WhatsApp” do të nisin ndryshimet. Brenda pak muajve synohet të shkëmbehen mesazhe me zë të cilat vijnë për herë të parë në këtë aplikacion. WhatsApp aktualisht ka një funksion me zë, por vetëm në formë të shënimeve. CEO Jan Koum është shprehur se shërbimi me zë do të zhvillohet për telefonat Android dhe Iphone gjatë kësaj pranvere, ndërsa për Blackberry, Microsoft dhe Nokia kjo do të realizohet më vonë. Me këto ndryshime synohet rritja e numrit të përdoruesve ndërkohë momentalisht numri arrin në 450 milionë përdorues aktiv. Redaksia Online (xh.k/ shqiptarja.com)

Ja si do të jetë Samsung Galaxy S5

Ja si do të jetë Samsung Galaxy S5 Gamës së smartphonëve Samsung do ti shtohet së shpejti edhe Galaxy S5. Po cili është ndryshimi i këtij telefoni nga paraardhësit tij dhe përse konsiderohet si smartphone me cilësi më të mirë? Sipas prodhuesve të Samsung, telefoni i ri do të jetë kundra ujit por edhe me një skaner të cilit do ti nevojiten gjurmët e gishtave për të zhbllokuar telefonin. Kjo do të bëjë që siguria e këtij telefoni të jetë më e lartë. Gjithashtu me të realizohen edhe më lehtë pagesa të ndryshme në rrjet. Sa i përket cilësisë së kamerës ajo arrin në 16 megapixel dhe do të vi në ngjyrën e shampanjës ashtu si konkurrenti i tij IPhone 5S. “Samsung Galaxy S5”do të jetë në treg gjatë muajit prill. Redaksia Online (xh.k/ shqiptarja.com

Cifti bëhet milioner gjatë shëtitjes gjen monedha ari me vlerë 10 mln$

Cifti bëhet milioner gjatë shëtitjes gjen monedha ari me vlerë 10 mln$ SHBA –Një burrë dhe një grua kanë fituar një pasuri marrramendëse pasi gjetën 10 milionë dollarë monedha ari të groposura në pronën e tyre në pjesën lindore të Kalifornisë. Vendi ku u zbuluan monedhat e arit në Kaliforni mendohet të jetë më i madhi në historinë e SHBA-së, përsa i përket sasisë së këtyre mnedhave që gjenden të groposura nën tokë. Njerëzit kalojnë në atë zonë cdo ditë dhe nuk është e pazakontë që të bëhen të pasur. Burri dhe gruaja që gjetën monedhat dëshirojnë që të mbeten anonim. Gjithcka ndodhi në shkurt të 2013. Ata ishin duke shëtitur së bashku me qenin me tyre, kur vunë re dicka të shndritshme në sipërfaqe të tokës. Cifti filloi të gërmonte dhe zbuloi 8 kanace metalike që përmbanin 1400 monedha ari. Askush nuk e di se si ato monedha kanë përfunduar aty apo se kujt i përkasin. Një mundësi është që dikush mund ti ketë varrosur dhe vdiq pa e marrë vesh kush që kishte një pasuri të tillë. Monedhat janë të llojit 5$, 10$ dhe 20$ dhe datojnë që nga vitet 1847-1894. Ekspertët besojnë se vlera e tyre mund të shkojë dicka më shumë se 10 milionë dollarë. (v.gj/ shqiptarja.com

FOTOLAJM/Gjinia femërore dominon në Ministerialin e NATO-s BRUKSEL

FOTOLAJM/Gjinia femërore dominon në Ministerialin e NATO-s BRUKSEL- Duket se gjinia femërore dominon në Ministerialin e NATOS, që po zhvillohet në Bruksel. Janë 5 ministre pjesëmarrëse në këtë ministerial, ndër të cilat edhe ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në këtë foto, ju mund të shihni ministren Kodheli, bashkë me homologen holandeze Jeanine Plasschaert, atë gjermane Ursula Von der Leyen, ministren e mbrojtjes së Norvegjisë Ine Marie Eriksen Soreide dhe ministren italiane të Mbrojtjes Roberta Pinotti, emëruar pak ditë më parë. Kjo foto është bërë në fillim të një takimi të këshillit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel. Redaksia Online (l.n/e.s/ shqiptarja.com)

Greqi, grabiste turistët në Akropoli identifikohet shqiptari i arrestuar

Greqi, grabiste turistët në Akropoli identifikohet shqiptari i arrestuar GREQI-Policia greke publikoi gjeneralitetet dhe fotografitë e shqiptarit që grabiste turistët në Akropoli të Athinës, teksa i ndiqte ata këmba-këmbës. Mediet greke njoftojnë se u hartuan dispozitat përkatëse nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë, duke u publikuar identitetet dhe fotot e 25-vjeçarit Ervis Skënderaj, nga Shqipëria. Mediat greke raportojnë gjithashtu se sipas policisë, ky anëtar i bandës plaçkiste këmbësorë dhe turistë në Gurit të Shenjtë në Akropoli, në kodrën Filopapou. Shqiptari 25-vjeçar është arrestuar së bashku me dy të mitur si bashkëpunëtorë. (Foto/I arrestuari Ervis Skënderaj) Redaksia Online (e.s/ shqiptarja.com)

Do të mbyllet varreza e makinave në aksin Gjirokastër–Sarandë

Do të mbyllet varreza e makinave në aksin Gjirokastër–Sarandë SARANDË- Një vendim i Këshillit të Ministrave, që ka hyrë në fuqi muaj më parë ndalon krijimin e varrezave të makinave në një distancë më të afërt se një kilometer me akset nacionale. Por për këtë vendim nuk është informuar pronari i një prej vendgrumbullimeve të makinave të vjetra që ndodhet në aksin nacional Gjirokastër –Sarandë. Kreu i komunës Finiq, Sokrat Spiro, që ka nën administrim vendin ku është ndërtuar kjo varrezë, shprehet se së shpejti do të nisin procedurat për mbylljen e saj. “Ai është një biznes i jashtëligjshëm dhe nuk mund të pranohet njw figurw e atilllw. Ne kemi nisur të gjithë prosedurat për mbylljen e saj”, thotë Spiro. Pozicioni i këtij vendgrumbullimi makinash në aksin nacional përbën edhe një imazh negative për turistët e shumtë që vizitojnë këtë zonë. Redaksia online (e.sh/ shqiptarja.com)

Furgonat 8+1 protestë në të gjithë vendin

Furgonat 8+1 protestë në të gjithë vendin TIRANE- Drejtuesit e furgonave 8+1 kanë zhvilluar ditën e djeshme një protestë kombëtare në mënyrë të kordinuar, për të kundërshtuar vendimin e marrë pak ditë më parë nga qeveria, për rikthimin në fuqi të ligjit të vitit të 1998 “për kryerjen e rrugës së kthimit pa pasagjerë”. Protestat janë zhvilluar në akse të ndryshme të vendit, ku drejtuesit e këtyre mjeteve në disa raste kanë bllokuar për disa orë edhe rrugët nacionale. Fier e Elbasan, bllokohet rruga Rreth 200 shoferë të furgonave 8+1 në qytetin e Fierit kanë protestuar dje në rrethrrotullimin e unazës së qytetit. Për shkak të numrit të madh të automjeteve që ishin pjesë e protestës, për rreth 15 minuta qarkullimi rrugor është bllokuar dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë normalizimin e trafikut. Edhe aksi rrugor Tiranë-Elbasan ka qënë i bllokuar për rreth një orë ditën e djeshme. Të nisur nga qendra e qytetit të Elbasanit, drejtuesit e furgonave janë afruar deri në afërsi të tunelit që lidh Tiranën me Elbasanin dhe aty kanë zhvilluar protestën e tyre, deri në momentin që ka ndërhyrë Policia Rrugore dhe ka bërë të mundur lëvizjen e automjeteve të tjera që prisnin të qarkullonin. Radha e taksive 8+1 e vendosur në Qafë-Plloç shkonte në disa kilometra. Aksi që lidh jug-lindjen e vendit ka qënë i paralizuar për disa orë, ndërkohë që, protestës ditën e djeshme iu bashkuan edhe automjetet e ardhura nga Erseka, Pogradeci dhe Bilishti. Kalaja:Kërkojmë vetëm të drejtën tonë Kreu i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, në mbështetje të këtyre drejtuesve të mjeteve, i ka kërkuar qeverisë të tërheq vendimin për rikthimin e ligjit të vitit 1998 dhe të luftojë konkurencën e pandershme. “ Kjo është një protestë e drejtë për vendin tuaj të punës, askënd prej nesh, nuk na ka punësuar asnjë qeveri. Jemi të vetëpunësuar dhe jemi të gjithë bashkë, furgonat nga të gjitha qytetet e Shqipërisë për të kërkuar vetëm të drejtën tonë”, është shprehur Kalaja, para drejtuesve të furgonave në Korçë.

Ministria e Arsimit urdhër për largimin e ambulantëve

Ministria e Arsimit urdhër për largimin e ambulantëve TIRANE-Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli në tetor të vitit që lamë pas, përmes një letre të hapur u kërkoi të gjithë drejtuesve të shkollave të arsimit parauniversitar të shkëpusnin çdo lloj marrëdhënie me subjektet private që ushtronin aktivitetin e tyre në brendësi të secilit prej institucioneve arsimore. Duke qenë se shumë prej institucioneve arsimore kanë qenë në marrëdhënie ekonomike me subjekte të caktuar, duke u ofruar ambjente me qera apo në përdorim brenda shkollave, u kërkua që të gjitha këto marrëveshje të ndërpriteshin. Urdhri i Ministres Nikolli, u zbatua nga të gjitha institucionet arsimore por, në mbyllje të gjithë këtyre subjekteve që ndodhen në brendësi të shkollave, ato vazhduan aktivitetin e tyre pas mureve dhe hekurave të shkollave. Edhe pse në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Arsimit, këta tregëtar ambulantë filluan të shesin produkte ushqimore dhe mallra të ndryshëm ushqimor jashtë çdo lloj kontrolli.

Platini: Topi i Artë do të dominohet nga Messi e Ronaldo

Platini: Topi i Artë do të dominohet nga Messi e Ronaldo Temat më aktuale të botës së futbollit, por edhe parashikime për të ardhmen. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini rrëfehet për të gjitha në një intervistë dhe e nis me eventin e rëndësishëm që do të presë vendi i tij pas dy vjetësh, me Euro 2016. “Janë bërë rikonstruksione të rëndësishme si në Marseille dhe Saint Etienne. Nuk e di nëse rezultati do të jetë si në vitin 1998, por është momenti për të ëndërruar. Jam i bindur se niveli i këtij kompeticioni nuk do të bjerë nga fakti që numri i skuadrave pjesëmarrëse është rritur në 24 nga 16 që ishte më parë”. Platini foli edhe për dominimin bavarez në Europë dhe mundësitë e Paris Saint Germain për të triumfuar në Champions. “Me Bayernin po ndodh e njëjta gjë si me Barcelonën, por asnjë ekip nuk ka mundur ta fitojë Championsin dy herë radhazi. Sot me këtë Bayern dhe Barcelonë kemi arritur teknikisht futbollin total dhe të globalizuar. Gjermanët drejtohen nga një spanjoll, ndërsa Chelsea dhe Arsenali i janë larguar stilit anglez. Në lidhje me parizienët të gjithë thonë se mund ta fitojnë Championsin. Nëse unë them të kundërtën, do të më vrasin, por mund të them me bindje se do të dominojnë në kampionatin francez për 10 vjet dhe Monaco do të jetë pas tyre”. Për Topin e Artë 2013, Platini u shpreh se votoi për Ribery, sepse ai kishte fituar gjithçka me klubin e tij, por nëse kriteret në votim do të mbeten të pandryshuara, atëherë do të jenë vetëm Messi dhe Ronaldo që do të triumfojnë në vitet në vazhdim. Nuk kishte si të mungonte një parashikim edhe për Botërorin 2014. “Do të jetë e vështirë të kalohen amerikano-jugorët, pra Brazili, Argjentina, Uruguaji dhe Kili. Vlerat tona të sigurta janë Spanja dhe Italia, dy gjenerata të rritura, ndërsa Gjermania nuk ësht pjekur ende.

Llorente: Golat, vendimtarë për të shkuar në Botëror

Llorente: Golat, vendimtarë për të shkuar në Botëror Transmetuar më Javën e ardhshme Spanja do të përballet me Italinë, në një miqësore ku edhe sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente shpreson të jetë i pranishëm, citon Supersport. Për lojtarin spanjoll kjo sfidë me të kaltërit ka një domethënie të veçantë, shpreson të zbresë në fushë përballë disa prej shokëve të Zonjës së Vjetër. “Pothuajse gjysma e Juventusit është pjesë e kombëtares italiane. Do të ishte diçka shumë e bukur dhe emocionuese për mua që të luaja përballë tyre”. Ish bomberi i Athletic Bilbaos, autor i 10 golave në sezonin e tij të parë në Serinë A, është optimist ndërkohë, se mund ta arrijë objektivin që i ka vendosur vetes për të qenë edhe ai pjesë e Botërorit të Brazilit. “Spanja ka sulmues të mëdhenj. Do të jetë një garë e gjatë ku golat do të ndikojnë në vendimin që tekniku Del Bosque do të marrë në fund”. Llorente, i cili sapo ka mbushur 29 vjeç, foli edhe për talentin e Realit të Madridit, Jese Rodriguez, një nga rivalët për vendin në kombëtaren La Roja, duke thënë se sulmuesi 21-vjeçar po ecën mjaft mirë me klubin e tij.

Furgonat 8+1,Haxhinasto : S`ka kthim prapa do rrisim sigurinë rrugore

Furgonat 8+1,Haxhinasto : S`ka kthim prapa do rrisim sigurinë rrugore Transmetuar më 27.02.2014 - 10:36 Tiranë, 27 shkurt 2014, NOA.al- Qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi i saj në lidhje me vendimin që ka marrë pak kohë më parë për furgonat taksi 8+1, të cilët duhet të vijnë me pasagjer në Tiranë dhe të kthehen bosh mbrapsht. Ky konfirmim është bërë sot nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto. I pranishëm në tryezën e organizuar me temë ‘Siguria Rrugore’, Haxhinasto theksoi se s`do të ketë kthim prapa pasi qeveria është e vendosur për të rritur sigurinë rrugore. Mbështetja e paligjshme në fushën e transportit, - tha ministri, - e çon Shqipërinë prapa. Gjatë fjalës së tij, ministri u shpreh se, numri i aksidenteve rrugore është rritur. Gjithashtu ai tha se, siguria rrugore nuk mund të vendoset në radhën e fundit të prioriteteve. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE, Etore Sekui, i cili u shpreh se numri i viktimave në rrugët e Shqipërisë është dy herë më i lartë sesa në vendet e tjera të BE. /e.gj/noa.al/

Debate në Kuvend, Topalli-Ramës: Je kryeministri më i pafytyrë që ekziston

Debate në Kuvend, Topalli-Ramës: Je kryeministri më i pafytyrë që ekziston Transmetuar më 27.02.2014 - 09:28 Tiranë, 27 shkurt 2014, NOA.al- Mjaft e ashpër ishte ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa akuzonte qeverinë për shkelje të kushtetutshmërisë së institucioneve të pavarura. Pasi ka akuzuar Metën për demontimin e shtetit, Topalli ka reaguar ndaj kryeministrit Rama, i cili ndërhyri gjatë fjalës së saj. Duke i kërkuar që të mos ndërhynte kur ajo fliste, Topalli i tha kryeministrit Rama se, “zoti kryeministër mos fol pas shpinës time, bëhu njëherë burrë dhe dil fol. Është e turpshme. Kryeministri zgërdhihet, shan, i turret opozitës, një minimum edukate duhet ta tregosh përpara deputetëve dhe shqiptarëve. Ti je kryeministri më i pafytyrë që mund të ekzistojë, dil dhe fol përballë dhe mos belbëzo aty mbrapa duke fyer e duke kërcënuar. Mos fol pa leje, je kryeministri më qesharak që ky parlament ka parë ndonjëherë”.

Monday, February 17, 2014

Kosova ftesë zyrtare Januzajt: Eja luaj vetëm 10 minuta në miqësore

Kosova ftesë zyrtare Januzajt: Eja luaj vetëm 10 minuta në miqësore Federata e Futbollit të Kosovës i ka bërë ftesë zyrtare Adnan Januzajt të luajë në ndeshjen miqësore që do të zhvillojë më datë 5 Mars përballë ekipit të Haitit në Mitrovicë. “Ftesa për Januzajn është simbolike, por ne besojmë se ai e ka obligim t’i tregoj popullit të vet se do të jetë atje kur është e nevojshme në një moment historik. Presim një përgjigje deri në fund të kësaj jave dhe paraqitja e Januzajt, thjeshtë, do të tregoj se ai nuk e ka harruar popullin e vet, ai mund të luajë vetëm 10 ose 15 minuta” tha sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Në vazhdim të intervistës, Salihu ka rrëfyer bisedën me babanë e Adnanit, duke i sqaruar se 19 vjeçari nga Istogu është i lirë të zgjedhë se për cilën kombëtare do të luaj në të ardhmen. “Kjo është ndeshje miqësore, kështu që nuk do të paraqesë asnjë pengesë dhe ai do të jetë në gjendje të luaj për këdo që e zgjedhë”, tha Salihu. d.b/ shqiptarja.com

Protesta në Mal të Zi u organizua në Facebook, të arrestuar edhe gazetarë

Protesta në Mal të Zi u organizua në Facebook, të arrestuar edhe gazetarë Mal i Zi -Në protestat e së shtunës(15.02.2014) në Podgoricë mbetën të plagosur 9 policë nga përleshjet me 300 protestues. Qytetarët marshuan në selinë qeveritare duke kërkuar dorëheqjen e administratës për shkak të papunësisë, korrupsionit dhe kushteve të vështira ekonomike. Protestuesit qëlluan me gurë duke plagosur disa policë. Nga ana tjetër, edhe forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotësjellës për të ndaluar protestuesit. Protesta u organizua në Facebook me titull 'Revolucioni në Mal të Zi, çdo njeri të dalë në rrugë'. Organizatori i protestës Ljubo Varagic i bëri thirrje malazezëve të solidarizohen me protestën antiqeveritare në vendin fqinj, Bosnje . "Ne nuk mund të paguajmë 500 euro faturat tona të energjisë elektrike me pagë mujore 100 euro", tha organizatori i protestës. Nga ana e saj, policia ka akuzuar protestuesit si përgjegjës për dhunën. "Ata sillen në mënyrë agresive, sulmuan policisë, qëlluan me gurë ndaj tyre, prishën rendin publik", thuhej në deklaratën e policisë. Janë arrestuar 20 prej protestuesve, mes të cilëve ishin edhe 2 gazetarë malazezë. Kryetari i Komunës Podgoricë, Miomir Mugosha njoftoi se do të ngrejë akuza penale kundër njerëzve që shkaktuan dëme në ndërtesat publike, kurse Prokurori urdhëroi 48 orë paraburgim për protestuesit që u arrestuan mëngjesin e së dielës. (v.gj/ shqiptarja.com

Dubai, milionerët s'paguajnë për mirëmbajtjen, ju bllokohet ashensori

Dubai, milionerët s'paguajnë për mirëmbajtjen, ju bllokohet ashensori FOTO DUBAI-Nuk ndodh vetëm në Shqipëri që banorët e pallatit të mos paguajnë faturat për mirëmbajtjen e ndërtesës. Ndodh edhe me milionerë në Dubai të Arabisë Saudite, të cilët do u duhet të bëjnë në këmbë 108 kate të gradaçelës më të madhe nëse nuk do të paguajnë detyrimet. Në Burj Khalifa, gradaçela më e lartë në botë 828 metra e lartë, me 163 kate dhe që numëron 900 apartamente private, shumë luksoze jetojnë disa nga milionerët më të pasur në botë. Pronari i saj kërcënon se do t’i mbyllë ashensorin nëse milionerët nuk do të pguajnë faturat. Dhe pyetja që shtrohet është: Mos milionerët do u duhet të ngjisin në këmbë 108 kate? Ndërkohë banorëve u janë bllokuar kartat që lejojnë hyrjen e tyre në apartament. Qiraja vjetore për një nga apartamentet më të vegjël në këtë gradaçelë arrin në 55.000 dollarë dhe shumica e qiramarësve janë sipërmarës milionerë, yje të pasur të botës së shoëbiznesit dhe manjatë të naftës. Shuma që nuk është paguar është 25.000 dollarë në vit, e cila mesa duket refuzohet të paguhet nga banorët milionerë. Disa javë më parë, Emaar, kompania e cila ndërtoi dhe zotëron këtë ndërtësë, i ka dërguar një letër qiramarrësve dhe pronarëve të banesës, se në qoftëse nuk shlyejnë detyrimet, do të jenë të detyruar të eliminohen nga këto shërbime. Me fjalë më të thjeshta, milionerët do të jenë të detyruar të ngjisin në këmbë 108 kate. Tani për tani, qirramarësve dhe pronarëve tashmë e kanë të caktivizuar kartën për të hyrë në apartamente, për të përdorur palestrën, pishinën e shërbime të tjera që ofrohen. Redaksia online (ms/sg/ shqiptarja.com)

Kosova 6 vjet shtet, Jahjaga:U mbyll hasmëria, tani integrim

Kosova 6 vjet shtet, Jahjaga:U mbyll hasmëria, tani integrim PRISHTINE-Kosova shënon sot 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shteti më i ri evropian feston 6 vjetorin me 106 njohje, dhe tashmë është anëtarësuar në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se pavarësia e Kosovës është e paprekshme dhe periudha e hasmërisë ka përfunduar dhe tani Kosova është e hapur për mundësinë e integrimit. Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e mbajtur në seancën solemne në Kuvend deklaroi se në këto 6 vite u bënë shumë duke themeluar nga zero çdo institucion dhe duke zhbërë strukturat paralele në veri të Kosovës por shtoi se sfida më të mëdha presin: "Përmirësimi i imazhit është vendimtar për të futur Kosovën në NATO e BE" JAHJAGA: KEMI QENE NE ANEN E DREJTE TE HISTORISE Duke i shprehur mirënjohjen SHBA-së dhe BE-së presidentja Jahjaga tha: "17 shkurti shënon histori të pakthyeshme, një realitet që ruan pacënueshmërinë e tij. Kemi qënë në anën e drejtë të historisë. Periudha e konflikteve dhe hasmërive në Ballkan ka përfunduar dhe tani Kosova është e hapur për mundësinë e integrimit. Pavarësia e Kosovës që mban vulën tuaj, ka hapur shtegun e mirëkuptimit dhe marrëveshjes. Kemi ende punë për të bërë. Në duart tona, qëndron fuqia për ta bërë një shembull të demokracisë së zhvilluar, ku gjithëpërfshirja nënkupton obligim dhe mirëkuptim. Duhet të dëshmojmë për të mundur dukuri negative në shoqëri”. THAÇI: BEME SHUME POR KEMI SFIDA TE MEDHA Kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e mbajtur në seancën solemne në Kuvend deklaroi se në këto 6 vite u bënë shumë duke themeluar nga zero çdo institucion dhe duke zhbërë strukturat paralele në veri të Kosovës por shtoi se sfida më të mëdha presin. “Themeluan nga zero çdo institucion dhe në 6 vjet bëmë shumë. Por shumë sfida të mëdha ende ngelen para nesh dhe duhet të jemi të përgatitur për të bërë përpjekjet dhe sakrificat për t’i kaluar ato. Ne duhet të ndihemi krenar, sepse sfidat kanë qënë të jashtëzakondshme dhe të pakrahasueshme. Vizioni i Kosovës së pavarur është ai i një shteti demokratik dhe të zhvilluar, bindjeve apo përkatësisë etinike apo fetare. Ne duhet të ndihemi krenar, sepse Kosova jeton me paqe me të gjithë fqinjët e saj. Ne duhet të punojmë për të ndërtuar një Kosovë ku këmbëngulja e mbi gjithçka e çdo iniciative respektohet, mbrohet prona private dhe garantohet konkurenca e lirë. Çdo qytetar mund të jetoj me dinjitet, shpresë dhe mirëqënie. Po luftojmë për garantimin e të Drejtave të Njeriut dhe të drejtave të pakicave. Përmirësimi i imazhit është vendimtar për të futur Kosovën në NATO e BE. T’i tregojmë botës se në Kosovë është garantuar stabiliteti i brendshëm i vendit. Pas zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar, se demokracia funksionoi në mënyrë normale, shumë sfida ndodhen para nesh dhe duhen sakrifica për ti kapërcyer. Kemi kapërcyer dhe sfida më të vështira. Gëzuar ditën e pavarësisë dhe Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj", tha Thaçi. PARAKALIMI I FSK-se Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë Forcat e Sigurisë së Kosovës parakaluan. Na ndan një kohë e shkurtë, javë apo muaj nga themelimi i Forcës së Armatosura të Kosovës, të cilat do të jenë të gatshme të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. HOMAZHE NE VARREZAT E FAMILJES JASHARI Paraditen e sotme Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bënë homazhe të përbashkëta në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. JAHJAGA: PAVARESIA E PAPREKSHME ”Pavarësia e Kosovës është e paprekshme dhe e pakthyeshme” tha mbrëmë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një FESTIMET SOT - Në orën 9:00, bëhen homazhe para varrit të presidentit Rugova - Në orën 10:00, bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz - Në orën 12:45, në organizim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet pritje solemne në Hotelin Grand - Në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert për fëmijë - Në orën 20:00 Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohe - Në orën 12:45, në organizim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet pritje solemne në Hotelin Grand - Në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert për fëmijë - Në orën 20:00 Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert me këngëtarët më eminentë të vendit - Në orën 22:30, pas përfundimit të koncertit bëhet ndezja e fishekzjarrëve Redaksia online (sg/ shqiptarja.com)

Stop gjuetisë, National Geographic: Shpëtojnë miliona zogj që migrojnë

Stop gjuetisë, National Geographic: Shpëtojnë miliona zogj që migrojnë TIRANE -Në korrikun e vitit të shkuar, National Geographic Italia kishte publikuar një reportazh dramatik të Jonathan Franzen, shkrimtar dhe i apasionuar ndaj shpendëve, në lidhje me zhdukjen në masë të shpendëve dhe zogjve migratorë në shumë zona të Mesdheut. Franzen denonconte në mënyrë të veçantë situatën në territorin shqiptar, që ndodhet në një prej zonave të para për zogjtë migratorë. Për shkak të gjuetisë së pakontrolluar, ku merrnin pjesë edhe shumë gjuetarë italianë, qiejt e Shqipërisë ishin duke u boshatisur. Sot ama, falë edhe një artikulli të Franzen, qeveria e Tiranës ka vendosur që të ndalojë gjuetinë për dy vite. “Është me të vërtetë një lajm i bukur”, ka komentuar shkrimtari. “Shqipëria ishte vendi Europian që kishte më shumë nevojë për ndalimin e gjuetisë me ligj”, shton ai. Përse Shqipëria është kaq e rëndësishme për zogjtë që migrojnë nga Afrika në Europë? Për të migruar drejt Europës, zogjtë përdorin tre rrugë kryesore, mes të cilave njëra prej më të rëndësishmëve është ajo në Adriatik. Përgjatë gjithë bregdetit të Ballkanit, ndodhen male dhe disa laguna, mes tyre edhe në Shqipëri, ku mendoj se ndodhen zonat më të mira në Europë. Është një zonë tërheqëse për zogjtë që kanë kaluar Mesdheun, përpara se ndërmarrin fluturimin për të kaluar malet dhe për të shkuar në Europën Qëndrore. Gjithmonë ndalojnë këtu për të pushuar dhe për të marrë fuqi, në udhëtimin e fundit të tyre drejt zonave të riprodhimit. Kush janë efektet e gjuetisë në këto migrime të zogjve? Çdo vit, në pranverë dhe në dimër, miliona zogj kalojnë nëpër Shqipëri, por ama pak dalin të gjallë nga aty. Aty shkojnë tufa zogjshme deri në 50 mijë specie që i ikin dimrave të ashpër, por ata vriten një e nga një. Shikohet se zogjtë tentojnë që të ulen në tokë, por ama rikthehen sërish në det të hapur për shkak të gjyetarëve që janë të vendosur në zonat lagunore dhe në plazhe që i marrin në shënjestër. Ka njerëz që edhe duke udhëtuar ndalojnë makinën në anë të rrugës, zbresin dhe nxjerrin armët dhe qëllojnë zogjtë që janë duke pushuar në ndonjë degë peme. Gjuetia në këto nivele është e papranueshme. Nuk ishin vetëmë shqiptarët që gjuanin ... ? Shqipëria ishte bërë si një parajsë për gjuetarët italianë pasi Bashkimi Europian, të paktën në letër, ka kufizime në lidhje me gjuetinë e zogjve. Unë isha atje në mars. Ishin disa laguna të mrekullueshme, që duhej të ishin të populluara nga qindra e mijëra zogj, por ishte diçka e ndaluar për shpendët, pasi ishin këta grupe gjuetarësh që natë e ditë lundronin me varkë dhe qëllonin ngado. A mendoni se qeveria do të jetë në gjendje që të mbajë moratoriumin? Është shumë e lehtë: nëse dëgjon një krismë armë, dihet që është duke u thyer ligji. Për një vend relativisht të varfër, që ka një nivel të ulët për respektimin e ligjit e vetmja zgjidhje është një moratorium total. Disa vite më parë për të luftuar kontrabandën, Shqipëria vendosi të bllokojë varkat e vogla që të largoheshin nga bregu, sepse zgjidhej problemi se kush dilte në det e kush jo. Mendoj që ndalimi i gjuetisë do të ketë një impakt pozitiv. Pas një viti, lagunat shqiptare duhet të jenë plot ose të paktën përgjysëm të mbushura me zogj. Në Shqipëri habitatet që janë në gjendje kritike janë të mbrojtura. Autoritetet e ministrisë shqiptare të Ambientit janë treguar të zgjuara. Kanë thënë: “Edhe nëse nuk kemi njerëz mjaftueshëm që të sigurojmë respektimin e ligjit, ne do të fillojmë që ti rikonstruktojmë këto rezervate të paktën në letër, kështu që kur gjërat të përmirësohen do të kemi bërë një pjesë të punës”. Aktualisht habitatet që janë të mbrojtura mund t’iu sigurojnë vend të sigurtë miliona zogjve migratorë. Sa kohë mendoni se do të duhet që të kemi një rekuperim të plotë të popullisë? Unë nuk jam një shkencëtar, e kështu që nuk mund të bëj një parashikim. Por ama di që zogjtë migratorë kanë një kapacitet të madh rigjenerimi. Nëse një rosë do të mund të pushojë, të ushqehet dhe të rikuperojë forcat për disa ditë në Shqipëri përpara se të se të nisë rrugën e saj, kur të mbërrijë në vendin e saj do të mund ti japë jetë më shumë se 5 zogjve, gjysma prej të cilëve zakonisht mbijetojnë deri në udhëtimin e pranverës. Në cilin vend tjetër duhet që të vendoset një moratorium gjuetie? Nëse e shikojmë nga numri i zogjve të vrarë, Egjipti është sigurisht vendi i Mesdheut me situatën më të keqe. Por duke parë parë situatën politike është e vështirë që të marrin masa serioze për këtë situatë. Vetëm mund të shpresojmë që disa mjete teknologjike që shërbejnë që të thërrasin zogjtë apo rrjeta të padukshme të shpallen të paligjshme në mënyrë që të shpëtohet jeta e mijëra shpendëve. *Marrë nga National Geographic Italia Redaksia online (ac/ shqiptarja.com)

Çanta me presh pranë Ambasadës SHBA, alarmon policinë e Tiranës

Çanta me presh pranë Ambasadës SHBA, alarmon policinë e Tiranës TIRANË- Çanta me kavanozë reçeli presh e byrek, e harruar nga një student, në krah të ambasadës së SHBA-së alarmoi për gati 30 minuta Policinë e Tiranës. Telefonata e mbërritur në polici ngriti në këmbë gjithë strukturat, të cilat brenda pak minutash ishin vendosur përballë Liceut Artistik, në rrugën "Jani Kukuzeli", në krah të Ambasadës Amerikane. Alarmi u dha rreth orës 11:40 dhe në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie. Një pjesë e zonës u rrethua me shiritin e sigurisë dhe për disa minuta u bllokua lëvizja. Ndërsa forca të shumta të policisë kryenin kontrollin, të pyetur brenda Ambasadës Amerikane, shërbimi i ruajtjes deklaroi se, alarmi nuk ishte në territorin e tyre. Më pas, në 12:02 u bë verifikimi me qentë antieksplozivë, që zbuloi se në çantë nuk kishin ndonjë lëndë eksplozive, por gjithsesi kontrolli vazhdoi. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, që drejtonte operacionin. Po kështu pjesëtarë të forcës së sigurisë së Ambasadës së SHBA-së ishin aty për të dhënë ndihmën e tyre. Foto të tjera TELEFONATA NE POLICI Një telefonatë në sallën operative të Policisë së Tiranës, njoftoi për çantën e dyshimtë përballë Liceut Artistik, pikërisht në trotuarin ngjitur me murin rrethues të rezidencës së ambasadës së SHBA-së. Redaksia online (ac/ shqiptarja.com)

Agjencia europiane e Mjedisit Shqipëria është ngjitur 13 vende

Agjencia europiane e Mjedisit Shqipëria është ngjitur 13 vende TIRANE- Në raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit (European Environmental Agency) të publikuar në Janar 2014, Shqipëria ngjitet me 13 vende. Vitet e fundit vendi ynë gjithmonë është rankuar i fundit në raportimet e bëra nga Agjencia. Duke iu referuar këtij raporti, Ministri Mjedisit Lefter Koka u shpreh “ky vlerësim i bërë nga një agjenci europiane e mjedisit si EEA, tregon se Ministria e Mjedisit po bën progres të dukshëm. Kjo ndikon padyshim edhe në hapat e mëtejshme që po ndërmerr vendi drejt integrimit në Bashkimin Europian” Redaksia online (ac/ shqiptarja.com)

Pogradec, fshati me 1 mijë banorë prej vitesh pa ujë

Pogradec, fshati me 1 mijë banorë prej vitesh pa ujë POGRADEC- Rreth 840 banorë të fshatit Vërdovë në qytetin e Pogradecit prej vitesh jetojnë pa ujë të pijshëm. Çdo ditë banorët përshkruajnë kilometra rrugë për të mbushur ujë të pijshëm në fshatrat përreth. Banorët ankohen se janë lënë në harresë, pasi sipas tyre premtimet për ndërtimin e kanalizimeve kanë mbetur vetëm fjalë boshe. Jashtë kamerës, nga ana e komunës Buçimas pohohet se ekziston një projekt për kanalizimin e ujit të pijshëm në këtë fshat, por nuk bëhet me dije se kur do të vihet në zbatim. Redaksia Online (b.g/ shqiptarja.com)

Vdes në Itali pas operacionit në gojë një 2-vjeçare shqiptare

Vdes në Itali pas operacionit në gojë një 2-vjeçare shqiptare FOTO ITALI- Përveç dy rasteve të ditëve të fundit ku dy pacientë të spitalit “Hygeia” humbën jetën, një fat të ngjashëm ka pasur edhe një bashkëadhetare shqiptare në Itali, vetëm 2 vjeç e gjysmë. Vogëlushja ka ndërruar jetë rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës(15.02.2014), 2 orë pasi ishte operuar në gojë. Prindërit e vogëlushes, 34-vjeçari Endrit Prendi dhe nëna 24 vjeçe Elvira, bënë një kallëzim penal për mjekët që e kishin operuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën Pordenone më Itali, ku vogëlushja iu nënshtrua operacionit në spitalin “Santa Maria degli Angeli”. Aty mjekët kishin planifikuar ndërhyrjen kirurgjikale, për heqjen e një problemi në gojë, i cili e pengonte vajzën për ushqimin. Pas kallëzimit, drejtori i spitalit, Giuseppe Sclippa, shprehu tronditjen, duke deklaruar se arsyet e vdekjes së vogëlushes mbeten mister. Ndërkohë, organet e prokurorisë po hetojnë dosjen mjekësore të 2-vjeçares shqiptare. (Në foto: Prindërit e vajzës së vogël që ndërroi jetë të shtunë (15.02.2014) në një spital në Itali) Redaksia Online (e.s/ shqiptarja.com)

Greqi, në kërkim 38-vjeçari shqiptar vodhi me armë zyrat shtetërore

Greqi, në kërkim 38-vjeçari shqiptar vodhi me armë zyrat shtetërore GREQI-Një 38-vjeçar shqiptar është autori i grabitjes së armatosur që ka ndodhur në mesditën e 5 shkurtit, në disa degë të PPC (energjisë elektrike) dhe OTE (telekomunikacionit) në Lutraki të Korinthit, në Greqi. Në ngarkim të 38-vjeçarit shqiptar dhe të një bashkëpunëtori tjetër, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, rëndojnë akuzat për vjedhje dhe posedim të paligjshëm të armëve, si dhe ishte lëshuar një urdhër-arresti nga gjykata në Korinth. Në kuadër të hetimeve të departamentit të policisë në Lutraki u konfirmua se 38-vjeçari, së bashku me një person tjetër, fillimisht hyri në një degë të PPC dhe nën kërcënimin e armëve, u mori paratë. Më pas shkoi në një degë të OTE, ku me të njëjtën metodë, morën paratë e sende të tjera. Redaksia Online (e.s/ shqiptarja.com)

Berisha: Me furgonat po përsëritet skenari i lojërave të fatit

Berisha: Me furgonat po përsëritet skenari i lojërave të fatit TIRANË-Ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministri Edi Rama se po bllokon furgonët 8 plus për një për interesat e tij. Sipas Berishës, “Po përsëritet skenari i lojërave të fatit”. “Furgonat u bllokuan me urdhër të Ramës, për interesa të Ramëes. Afera e furgonave është kopje e aferës së lojërave të fatit”, është shprehur sot Berisha. Redaksia Online (b.g/ shqiptarja.com)

Babai i dehur lejon djalin 8 vjeç t'i japë makinës, bën aksident

Babai i dehur lejon djalin 8 vjeç t'i japë makinës, bën aksident FOTO POLONI -Një burrë mund të dënohet me 5 vjet burg pasi i tha djalit të tij 8-vjeçar të drejtonte makinën sepse ishte i dehur. Por, si shkak i kësaj, djali 8-vjeçar shkaktoi një aksident në të cilën u përfshinë 3 makina. Mikolaj Tomaszewksi kishte pirë me shokët e tij dhe kur do të shkonte në shtëpi kuptoi që ishte shumë i dehur për të drejtuar makinën. Por, në vend që të thirriste një taksi, ai telefonoi djalin e tij që të shkonte në lokalin ku ndodhej i ati që ta merrte. Pastaj e lejoi 8-vjeçarin që t'i jepte makinës për në shtëpi. Por, mosha e vogël e djalit për të drejtuar një makinë dha efektet e saj. Ai u përlas me një tjetër automjet që vinte përballë. Kjo bëri që edhe një makinë e tretë të përfshihej në aksident. I ati dhe djali i tij pësuan disa dëmtime të lehta, por asgjë serioze. Tomaszwski u arrestua për rrezikim të jetës së të miturit dhe që shkaktoi aksident. (v.gj/ shqiptarja.com)

Sunday, February 16, 2014

Nga Vermoshi në Konispol si do të rindahet Shqipëria

Rrethi Devolli, 1 bashki Në Rrethin e Devollit do të kemi vetëm një njësi vendore, atë të Bashkisë së Bilishtit me një numër popullsie prej 42589 banorësh, ku do të përfshihen edhe komunat: Hoçisht, Miras e Qendër Bilisht. Rrethi Kukësi, 2 bashki Në Rrethin e Kukësit do të kemi dy njësi vendore të kategorisë së parë, nga 17 të tilla. Bëhet fjalë për Bashkinë e Kukësit dhe atë të Krumës. Bashkia e Kukësit do të përfshijë komunat: Kolsh, Bushtricë, Bicaj, Ujmisht, Grykë-Çajë dhe Kalis, me një numër të përgjithshëm prej 35315 banorësh. Ndërsa Bashkia e Krumës do të përfshijë edhe komunat: Arrën, Malzi, Shishtavec, Shtiqën, Surroj, Terthorë, Topojan, Gjinaj e Zapod, ku numri i kësaj bashkie do të jetë 32918 banorë. Rrethi Has, 1 bashki Ndërsa Rrethi i Hasit do të bashkohet në një njësi të vetme vendore nga dy të tilla, e cila do të jetë e kategorisë së tretë me 12282 banorë. Rrethi Tropojë, 1 bashki Edhe Tropoja do të bashkohet në një njësi të vetme vendore, nga 8 të tilla. Pra do të kemi vetëm Bashkinë Bajram Curri, në të cilat do të përfshihen edhe komunat: Tropojë, Margegaj, Llugaj, Bujan, Fierzë (Tropojë), Bytyç e Lekbibaj. Kjo bashki do të jetë një bashki e kategorisë së dytë me një numër të përgjithshëm prej 28235 banorë. Rrethi Lezhë, 3 bashki Me një popullsi prej 104848 banorësh, ky rreth mund të pësojë një ndarje me tri njësi të mëdha vendore, ku përveç Bashkisë Lezhë mund të kemi dhe një bashki në zonën e Zejmenit dhe një njësi në zonën e Shëngjinit ose të Shënkollit, si njësitë me numër më të madh të popullsisë. Rrethi Mirditë, 1-2 bashki Me një popullsi prej 37434 banorësh, Rrethi i Mirditës do të ketë vetëm një ose dy njësi vendore në hartën e re administrative nga 6 të tilla që ka aktualisht. Nisur nga relievi i këtij rrethi, mund të kemi vetëm Bashkinë e Rrëshenit dhe atë Rubikut, ku këto njësi do të jenë bashki të kategorisë së parë. Rrethi Kurbin, 1-2 bashki Me një popullsi prej 72894 banorësh, ky rreth pritet të ketë dy njësi vendore të kategorisë së parë nga katër të tilla, që do të grupohen në Bashkinë e Laçit dhe atë të Mamurrasit. Rrethi Shkodër, 3 bashki Në Rrethin e Shkodrës, në hartën e re administrative, pritet të jenë 3 njësi administrative. Bashkisë Shkodër, që aktualisht numëron 111892 banorë, pritet t’i bashkohet dhe Komuna Rrethinat me 23051 banorë, ku numri i përgjithshëm i kësaj njësie vendore do të jetë 134943. Ndërsa në Bashkinë e Vaut të Dejës, e cila së bashku me Komunën e Temalit numëron 15028 banorë, do t’i shtohen dhe komunat e Hajmelit, Vig Mnelë, ku numri i përgjithshëm do të jetë 23429 banorë, duke e kthyer atë në njësi vendore të kategorisë së dytë. Ndërsa mund të kemi dhe një shkrirje në Komunën e Bushatit (23471 banorë) dhe të komunave të tjera, si: Komuna Ana-Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Komuna Velipojë, ku numri i përgjithshëm i kësaj njësie vendore pritet të jetë 67938 banorë. Ndërsa komunat Postribë, Pult, Shalë, Shllak dhe Shosh pritet t’i kalojnë Rrethit të Malësisë së Madhe nisur nga pozicioni gjeografik, që njihen ndryshe si komunat e Dukagjinit, ku këto komuna lidhjen më të afërt e kanë me Malësinë e Madhe sesa me Shkodrën. Rrethi Malësi e Madhe, 1 bashki Sa i përket Malësisë së Madhe, ajo të ndahet në një njësi të vetme administrative në Bashkinë e Koplikut, ku do të përfshihen edhe komunat Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Qendër (Malësi e Madhe), Shkrel ku numri i popullsisë së kësaj bashkie pritet të shkojë në 53833 banorë. Por nëse i shtojmë këtu dhe popullsinë e komunave: Postribë, Pult, Shalë, Shllak dhe Shosh numri i popullsisë në këtë njësi vendore do të shkojë në 75656 banorë. Rrethi Pukë, 1 bashki Rrethi i Pukës do të bashkohet në një njësi të vetme vendore në Bashkinë e Pukës, dhe do të ketë një numër prej 28303 banorësh. Rrethi Tiranë, 3-4 bashki Nisur nga kjo tabelë, rezulton se Bashkisë së Tiranës, që numëron 717426 banorë, pritet t’i bashkohen edhe komunat: Kashari (22786 banorë), Farka (12096 banorë) e Dajti (12899 banorë). Ndërkohë, sipas të dhënave, pritet një bashkim i komunave të vendosura në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në një komunë të vetme, atë të Petrelës që aktualisht numëron 6460 banorë, së cilës do t’i bashkohen: Komuna e Kërrabës me 3099 banorë, Komuna e Baldushkut me 5340 banorë, Komuna Bërzhitë me 5803 banorë dhe Komuna Bërxull me 9740 banorë, duke e kthyer kështu Komunën e Petrelës në një komunë të kategorisë së parë me rreth 30500 banorë. Ndërsa, Bashkia Kamzë, që numëron 83648 banorë, pritet të zgjerohet me Komunën e Paskuqanit, që edhe pse ka një popullsi prej më shumë se 39 mijë banorë, nuk është një zonë urbane që të përfitojë statusin e bashkisë. Gjithashtu, Kamza do të zgjerohet edhe me Komunën e Shëngjergjit, Zall Herrit dhe Zall Bastarit. Ndërsa Bashkia e Vorës, që aktualisht numëron 19232 banorë, pritet të zgjerohet me Komunën e Prezës me 6771 banorë, duke e kthyer Bashkinë e Vorës në njësi vendore të kategorisë së dytë. Ndërsa pritet një bashkim i komunave të tjera si ajo e Pezës, Vaqarrit dhe Ndroqit, Gazeta Shqip

Nga Vermoshi në Konispol si do të rindahet Shqipëria

Rrethi Elbasan, 3 bashki Në Elbasan do të kemi Bashkinë e Elbasanit, që do të përfshihet në njësitë vendore të kategorisë së parë me 125017 banorë. Ndërsa Bashkia e Belshit pritet të zgjerohet me Komunën Rrasë, Bradashesh dhe Graçen, duke u shndërruar në njësi vendore të kategorisë së parë me 31667 banorë. Bashkia e Cërrikut me 14906 banorë pritet të zgjerohet me disa komuna përreth: Fierzë, Funar, Gjergjan, Gjinar, Gostimë, Grekan, Kajan, Klos, Labinot-Fushë, Labinot-Mal, Mollas, Papër, Shalës, Shirgjan, Shushicë, Tregan, Zavalinë, që numërojnë gjithsej 111073 banorë. Por nisur nga numri i madh i komunave përreth dy bashkive, Belshit dhe Cërrikut, pritet që të krijohen një ose dy njësi të tjera vendore të kategorisë së parë, ku sipas ekspertëve, një njësi pritet të jetë ajo e Labinotit dhe tjetra ajo e Shushicës. Pra, nisur nga ndarja aktuale territoriale, me hartën e re do të kemi një reduktim nga 23 njësi vendore në tri të tilla. Rrethi Peqin, 1 bashki Rrethi i Peqinit, që është pjesë e Qarkut të Elbasanit, i cili do të shndërrohet automatikisht në një njësi të vetme nga 6 të tilla aktualisht, pra në Bashkinë e Peqinit me 31004 banorë, do të mbledhë pranë vetes dhe Komunën Shezë, Përparim, Pajovë, Karinë dhe Gjoçaj, duke u kthyer në njësi vendore e kategorisë së parë. Rrethi Gramsh, 1 bashki Rrethi i Gramshit do të ketë Bashkinë e kategorisë së parë atë të Gramshit, që do të zgjerohet së bashku me komunat: Kodovjat, Kukur, Kushovë, Pishaj, Poroçan, Shënepremte, Skënderbegas, Sult dhe Tunjë, me një numër të përgjithshëm banorësh 56720. Rrethi Librazhd, 2 bashki Me një popullsi prej 63192 banorësh, ky rreth do të ndahet në 2 bashki, atë të Librazhdit dhe Përrenjasit, dhe do të mbledhin pranë tyre 9 komunat: Stravaj, Steblevë, Rrajcë, Qukës, Qendër, Polis, Orenjë, Lunik e Hotolisht. Rrethi Fier, 3 bashki Është e paqartë skema e re ndarjes territoriale, por sipas përllogaritjes, pritet të ketë një ndarje me katër njësi vendore nga 17 të tilla, në të cilat do të jenë: Bashkia Fier me aktualisht 85031 banorë, Bashkia Patos me 30980 banorë dhe Bashkia Roskovec që aktualisht ka 8517. Por nisur nga fakti që këto dy bashki janë shumë afër Bashkisë së Fierit, ndarja e re nuk përjashton shkrirjen e të gjitha njësive vendore të Fierit në një të vetme, në bashkinë e madhe, të cilës do t’i bashkohen dhe komunat: Cakran, Dermenas, Frakull, Kuman, Kurjan, Levan, Libofshë, Mbrostar, Portëz Qendër, Ruzhdije, Strum, Topojë e Zharrëz. Rrethi Lushnjë, 2 bashki Në Rrethin e Lushnjës, që aktualisht numëron 143276 banorë, pritet të kemi 2 njësi vendore: Bashkinë e Divjakës dhe atë të Lushnjës, ku në këto dy njësi do të shkrihen dhe 14 komunat përreth këtyre dy bashkive. Bëhet fjalë për komunat: Allkaj, Ballagat, Bubullimë, Dushk, Fier-Shegan, Golem-Lushnjë, Grabjan, Gradisht, Hysgjokaj, Karbunarë, Kolonjë, Krutje, Remas e Tërbuf. Rrethi Mallakastër, 1 bashki Në rrethin e Mallakastrës pritet të kemi vetëm Bashkinë e Ballshit në të cilën do të shkrihen dhe komunat Aranitas, Fratar, Greshicë, Hekal, Kutë, Ngraçan, Qendër e Selitë, me një numër banorësh prej 31356 banorësh. Rrethi Gjirokastër, 3 bashki Aktualisht si rreth ka një popullsi prej 82259 banorësh. Për nga specifika do të ketë 3 njësi vendore, ku Dropulli i Poshtëm dhe i Sipërm do të shkrihen në një bashki. Ndërsa dy bashkitë e reja janë Gjirokastra dhe Libohova. E veçanta është se Lazarati mund t’i bashkëngjitet Bashkisë Gjirokastër. Rrethi Tepelena, 2 bashki Nga nëntë njësi administrative që ka aktualisht, Rrethi i Tepelenës mund të dalë me 2 bashki më vete. Tepelena dhe Memaliaj janë dy bashkitë e reja. Rrethi Përmet, 2 bashki Nisur nga mënyra e shtirjes, Rrethi i Përmetit mund të ketë 2 bashki me një popullsi prej 33302 banorësh. Përmeti dhe Këlcyra janë dy bashkitë e reja. Rrethi Korça, 3 bashki Në Rrethin e Korçës, që numëron gjithsej 198991 banorë, pritet të kemi një ndarje prej 3 njësish vendore: Në Bashkinë e Korçës, që numëron 87075 banorë, në Bashkinë e Maliqit, në të cilën pritet të bashkohen komunat Drenovë, Gore, Libonik dhe Liqenas, me një numër të përgjithshëm prej 33611 banorësh. Ndërsa një tjetër njësi vendore pritet të jetë ajo e Voskopojës, ku të bashkohen komunat: Lekas, Moglicë, Mollaj, Pirg, Pojan, Qendër (Korçë), Vithkuq, Voskop, Voskopojë e Vreshtas, popullsia e së cilës do të jetë 70454 banorë. Rrethi Kolonjë, 1 bashki Në Rrethin Kolonjë do të kemi vetëm një ndarje, Bashkinë e Ersekës, në të cilën do të bashkohet Bashkia Leskovik dhe komunat: Barmash, Çlirim, Mollas, Novoselë, Qendër Ersekë dhe Qendër Leskovik, një numër prej 20208 banorësh. Rrethi Pogradeci, 2 bashki Në Rrethin e Pogradecit, pritet të kemi dy njësi administrative: Bashkinë e Pogradecit me 38721 banorë dhe atë të Buçimasit me 51936 banorë, në të cilën do të përfshihen komunat: Buçimas, Çërravë, Dardhas, Udënisht, Proptisht, Trebinjë e Velçan.

Nga Vermoshi në Konispol si do të rindahet Shqipëria

Nga Vermoshi në Konispol si do të rindahet Shqipëria Edhe pse ende nuk ka një projektim përfundimtar të hartës së re administrative të Shqipërisë, gazeta “Shqip”, në një përpjekje të saj për të krijuar një ide rreth hartës së re administrative, ka nxjerrë disa rezultate paraprake të numrit të njësive vendore që do të ketë Shqipëria pas realizimit të reformës administrativo-territoriale. Studimi është kryer duke iu referuar kritereve të shpallura tashmë nga ekspertët që po punojnë me këtë reformë, si dhe të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila u përdor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në shpërndarjen e mandateve të deputetëve të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit të kaluar. Ndarja e re administrative pritet të ketë një numër prej 70 njësish vendore. Ndarja e re Sipas specialistëve të Ministrisë për Çështjet Vendore, procesi i ndarjes administrativo-territoriale do të fillojë nga rrethet, si njësi bazë e qeverisjes vendore, ku bashkia qendër rrethi do të jetë qendra e re e njësisë bazë të qeverisjes vendore. Por brenda kësaj njësie, pra brenda rrethit, do të ketë dhe njësi të tjera vendore, por për ekzistencën apo krijimin e të cilave ky draft përcakton disa kritere strikte, siç është popullsia, vazhdimësia territoriale, tradita dhe distanca. Më konkretisht, njësi të reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve nëse njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vete, distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj, njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territorial, duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh, mbështetur edhe në karakteristikat gjeografike të zonës dhe ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të të gjithë territoreve përbërëse. Sa u përket këtyre njësive të reja që do të krijohen, në projektligj parashikohet që për zonat me densitet të lartë, numri i popullsisë duhet të jetë minimalisht 30 mijë, për zonat me densitet mesatar, 20 mijë dhe ato me densitet të ulët, 10 mijë banorë. Përjashtohen nga ky rregull njësitë aktuale, të cilat në shumicë banohen nga minoritetet. Rrethi Berat, 3 bashki Rrethi i Beratit aktualisht ka një popullsi prej 155,299 banorësh. Duke e përfshirë këtë rreth në kategorinë e parë, Berati mund të ketë 2-3 bashki nga 12 njësi vendore që ka. Bashkia Berat mund të shtrihet me komunat Otllak, Poshnje dhe Sinje. Ndërsa Bashkia Ura Vajgurore mund të marrë Komunën Velabisht. Rrethi Kuçovë, 1 bashki Ky rreth do të ketë një bashki, atë të Kuçovës, ku do të shkrihen komunat Perondi dhe Kozare. Në total ky rreth ka një popullsi prej 48 mijë banorësh. Rrethi Kolonjë, 1 bashki Rrethi Kolonjë me 20208 banorë do të ketë vetëm një njësi administrative, atë të Bashkisë së Leskovikut. Rrethi Skrapar, 2 bashki Me një popullsi prej 27833 banorësh, ky rreth me kriteret e reja të ndarjes territoriale mund të ndahet në 2 bashki nga 10 njësi administrative që ka tani. Bashkia e Çorovodës dhe e Poliçanit janë qendra kryesore. Rrethi Dibër, 2 bashki Me një popullsi prej 76722 banorësh, nga 13 njësi vendore që numëron aktualisht, do të ketë vetëm dy të tilla, Bashkinë e Peshkopisë dhe Komunën e Kalasë së Dodës. Rrethi Mat, 2 bashki Me një popullsi prej rreth 60 mijë banorësh, ky rreth në hartën e re administrative pritet të përfaqësohet me dy bashki të mëdha të kategorisë së parë, atë të Burrelit dhe atë të Klosit, ku në to do të bashkohen grupohen dhe 10 komuna që ekzistojnë aktualisht. Rrethi Bulqizë, 1 bashki Rrethi i Bulqizës nga 8, do të bashkohet në një njësi të vetme vendore të kategorisë së parë, me një numër popullsie prej 40289 banorësh. Rrethi Durrës, 3 bashki Ndërsa në Qarkun e Durrësit do të kemi Bashkinë e Durrësit me 205601 banorë. Në Bashkinë e Shijakut, që ka 13042 banorë, do të shtohen edhe komunat e Xhafzotajt, Rashbullës, Maminasit dhe Gjepalajt, duke e kthyer këtë bashki në një njësi vendore të kategorisë së parë me 65209 banorë. Ndërsa pritet të ketë dhe shkrirje të dy bashkive, atë të Manzit (11300 banorë) me Sukthin (26281 banorë) në një bashki të vetme, të cilës do t’i shtohen dhe komunat e Maminasit me 7020 banorë dhe ajo e Ishmit me 8790 banorë, duke u kthyer dhe kjo njësi e re vendore në njësi të kategorisë së parë me 53391 banorë. Pra, në Qarkun e Durrësit do të kemi gjithsej 5 njësi të reja vendore të kategorisë së parë sa i përket dendësisë së popullsisë në këto njësi vendore, nga 16 të tilla që janë aktualisht. Rrethi Krujë, 2 bashki Rrethit të Krujës, që aktualisht numëron 16262 banorë, do t’i bashkohet edhe Komuna e Cudhirit që numëron 3167 banorë, duke e kthyer Krujën në një bashki të kategorisë së dytë. Gjithashtu, Bashkia e Fushë-Krujës me 25261 banorë, do të zgjerohet edhe me Komunat e Bubqit, Niklës dhe Kodër Thumanë, duke u shndërruar në bashki të kategorisë së parë me 59312 banorë.

Braçe: Basha po bën protestë se kërkon ti shpëtojë drejtësisë

Braçe: Basha po bën protestë se kërkon ti shpëtojë drejtësisë TIRANË- Lulzim Basha po bën protestë që ti shpëtojë drejtësisë, shkruan deputeti socialist, Erjon Braçe në një reagim të tij në Facebook, për protestën e paralajmëruar të opozitës në datën 20 shkurt. “Basha po kërkon rol në proteste për ti shpëtuar drejtësisë. Protesta është "imuniteti" i tij!”, shkruan Braçe. “Lulëzim Basha ka "të drejtë" që kërkon të na shkundë!! Ne duhet ta tundim atë-Lulen!! Ka një pasuri të pamatë, tërësisht të pambuluar me të ardhura dhe kërkush nuk e ka hetuar”, shkruan deputeti socialist. Sipas tij, ndaj Bashës “ka një akuze të ngritur nga KLSH, Prokuroria, me dëm 300 milionë dollarë”. “Rruga nga Kalimashi në Morinë është rruga e tij, materializimi i vjedhjes tjetër më të madhe në vend, të pagjykuar as atë kohë e as në këtë kohë”, thekson deputeti Braçe në shënimin e tij në Facebook. Braçe kujton edhe 21 janarin ditën kur ministër i Brendshëm ka qenë Lulzim Basha. “Ka qenë ministri i Brendshëm në 21 Janar kur forcat nën komandën e tij, vranë 4 protestues, një të pestë e vdiqën duke e rrahur, plagosen mbi 12 të tjerë, rrahën e torturuan mbi 150 vetë, djem të rinj, dhe ende nuk është hetuar për keto krime”, shkruan Braçe. Braçe shkruan: “Po, po, ne duhet ta tundim atë!! Jo për hakmarrje, as për ta eleminuar politikisht! Ai nuk është kundërshtar, asfarë alternativë! Cilido kundërshtar do të donte të kishte atë përballë. “Pooor ne duhet të bëjmë drejtësi!!”, thekson Braçe në shënimin e tij, në profilin në Facebook. “Basha nuk po kërkon protestë për të varferit që si sheh dot me sy nga lartësia e pasurisë së tij. Basha po kërkon rol në proteste për ti shpëtuar drejtësisë. Protesta është "imuniteti" i tij!”, përfundon shënimin në Facebook, i deputetit socialist, Erjon Braçe. (Në foto: Reagimi në Facebook i deputetit të PS, Erjon Braçe) Redaksia online (ac/ shqiptarja.com)

Patos, gratë me të zeza vidhnin varret, arrestohen

Patos, gratë me të zeza vidhnin varret, arrestohen FIER -Policia e Fierit ka arrestuar dy gra në Patos, të cilat vidhnin dhe dhunonin varret e Patosit. Ina Dulaj 20 vjeç dhe Marjanthi Tika 47 vjeç, të dyja banuese në Patos, u arrestuan në flagrancë teksa kishin mbushur çantat me vazo zbukurimi prej bronzi. Dy femrat shkonin në varreza të veshura me të zeza për të mos ngjallur dyshime. Pasi largoheshin, ato rrëmbenin vazot prej bronzi dhe i fusnin në çantat e tyre. Fillimisht u dyshua se sendet ishin dëmtuar aksidentalisht. Rojet e varrezave nuk kishin vënë re grabitjet që kryheshin nga dy femrat, deri sa zbuluan se mungonin sende dhe objekte që ndodheshin mbi varre. Kështu, dy hajdutet e varrezave u kapën në flagrancë nga policia në datë 14.02.2014 rreth orës 11:30 me çanta në duar. Dosja i kaloi Prokurorisë së Fierit. (v.gj/ shqiptarja.com)

Librazhd, banorët kundër firmës që ndërton rrugën e Qafë Plloçës

Librazhd, banorët kundër firmës që ndërton rrugën e Qafë Plloçës LIBRAZHD-Rreth 500 banorë që preken nga ndërtimi i rrugës Qukës–Qafë Plloçë kanë protestuar të dielën kundër kompanisë që ndërton rrugën, pasi sipas tyre nuk respekton kontratën për shfrytëzimin e lumin Shkumbin. Mbi 20 ha tokë rrezikon përmbytjet nëse nuk merren masa nga instancat përkatëse. “Rruga që po na ndërton kjo firmë është jashtë çdo standardi”, shprehen banorët. Shqetësim mbetet argjinatura e lumit Shkumbin e cila është marrë nga kompania për të ndërtuar rrugën nacionale të Qafë Plloçës. Tokat bujqësorë janë më të rrezikuara, pasi lumi Shkumbin është shumë i vrullshëm në këtë stinë të vitit. Firma nga ana tjetër përveç se ka dëmtuar pritat mbrojtëse, ka prerë të gjitha pemët që ishin mbledhur nga fshatarët e zonës për ti bërë pritë lumit në stinën e dimrit. Firma “Salillari” në ndërtim e sipër ka dëmtuar edhe rrugët e brendshme të fshatit Fanjë duke vështirësuar nxjerrjen në treg të prodhimeve bujqësore të fshatarëve të zonës. Fshatarët akuzojnë kryetarin e komunës së Qukësit, Fatmir Terziu se është bërë palë me firmën ndërtuese dhe nuk del në mbrojte të komunitetit. Televizioni “A1 Report” kontaktoi në telefon me kryetarin e komunës Qulës, duke i kërkuar që të jap një version zyrtarë të ngjarjes. Z.Terziu u shpreh se, “ditën e shtunë i kam bërë kërkesë me shkrim firmës kontraktuese “Salillari”, që të mos marrë më argjinaturë pranë lumit Shkumbin, ndërsa nga ama tjetër përfaqësuesit të firmës “Salillari” thanë se, "kemi një leje shfrytëzimi nga Drejtoria e Bordit të Kullimit rreth 3 vite më parë” , përfundon bisedën telefonike kryetari i Komunës. Ligji parashikon se nuk duhet të merren inertet e lumenjve nga muaji tetor deri në muajin maj, ndërsa firma vazhdon punën. Banorët u shprehën të gjithë njëzëri se, nëse shteti nuk e rregullon situatën, atëherë ato do të bllokojnë të gjitha makineritë që transportojnë inerte nga lumi Shkumbin. Redaksia online (esh/ shqiptarja.com)

Korçë, protesta në ditën e 11, asnjë zgjidhje për drejtuesit e furgonëve

Korçë, protesta në ditën e 11, asnjë zgjidhje për drejtuesit e furgonëve KORÇË- Protesta e drejtuesve të furgonave 8+1 në rrethin e Korçës ka hyrë në ditën e 11-të, e ndërsa ndryshe nga herët e tjera situata paraqitet edhe më e rënduar. Ditën e sotme drejtuesit e furgonave kanë bllokuar njërin krah të rrugës përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas. Më pas ata janë ulur në tokë në shenjë proteste duke bllokuar rrugën, teksa për disa minuta kanë shkaktuar kaos në trafik. Dhjetra drejtues mjetesh apelojnë për lejimin e tyre në marrjen e pasagjerëve vajtje-ardhje ndërsa kanë vijuar edhe me ndalimin e furgonëve me targa të bardha në këto akse. Drejtuesit e furgonëve 8 + 1 në qytetin e Vlorës për të njëtën arsye e kanë vijuar edhe gjatë ditës sotme protestën. Protestuesit kanë bllokuar akset Vlore- Levan dhe Vlorë- Fier ,ndërsa nuk kanë lejuar as furgonët e tjerë me targa të verdha të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Protestuesit kërkojnë ndryshimin e vendimit të qeverisë që nuk I lejon të marrin pasagjerë gjatë kthimit. Redaksia online (ac/ shqiptarja.com)

Ndjek furgonin pa dokumente motori i policisë përplaset me mjetin

Ndjek furgonin pa dokumente motori i policisë përplaset me mjetin TIRANË- "Gjuetia" e furgonave pa dokumentete qarkullimi, ka çuar në një polic të aksidentuar. Siç mëson ‘A1 Report”, një polic me motor është përplasur me një furgon me targë AA 9781 J, të cilin e ndiqte pasi nuk dispononte dokumente të lëvizjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Vangjel Noti pranë zonës së njohur si “Josif Pashko” në Tiranë, sot pasdite (15.02.2014), rreth orës 17:20. Sipas informacioneve, polici ka bërë thirrje që furgoni të ndalonte, por drejtuesi nuk ka zbatuar urdhrin duke vijuar lëvizjen. Pranë një kthese tek rruga “Josif Pashko”, motori i policisë është përplasur duke u rrëzuar në rrugë por për fat të mirë pa pësuar dëmtime. (Nëfoto: Motori i policisë i përplasur me furgonin, foto, A.Çakshiri/ Shqiptarja.com)

E rrallë, mbyllet restoranti në Nigeri, servirte mish njeriu

E rrallë, mbyllet restoranti në Nigeri, servirte mish njeriu NIGERI -Një restorant në Nigeri është mbyllur nga autoritetet pasi u konfirmua që aty servirej mish njeriu. Lajmi bëhet i ditur nga faqja boingboing.net. Sipas saj, kjo ishte një ngjarje tronditëse. Pas kontrollit, policia zbuloi një kokë të përgjakur dhe një trup të mbështjellë. Policia konfirmoi se në menunë e restorantit kishte të përfshirë mish njerëzor. Edhe një klient ishte befasuar kur kishte mësuar se atij i ishte shërbyer mish njeriu. Ky fakt bëri që ai të shkonte në polici dhe të denonconte këtë gjë. "Shkova në restorant në fillim të këtij viti. Pasi përfundova së ngrëni, një nga punëtorët më tha që kisha ngrënë mish njeriu. Isha i tronditur", kishte deklaruar një klient në polici. (v.gj/ shqiptarja.com)

Alarmi, në “Fb” ekzistojnë të paktën 67 mln profile fantazmë

Alarmi, në “Fb” ekzistojnë të paktën 67 mln profile fantazmë Të dhënat e publikuara nga rrjeti social “Facebok” tregojnë për një numër në rritje të profileve të rreme apo të padëshirueshme. Një shifër e tillë varion nga 67 në rreth 137 milionë. Duke qenë se në “Facebook” numërohen rreth 1.23 miliardë përdorues të regjistruar, padyshim që mund të quhet “një nga vendet më të mëdha në botë”. Por nëse do ishte kështu, të paktën një pjesë e banorëve të saj do të ishin fantazma. Bëhet fjalë, për llogari pas të cilave nuk ekziston askush, apo në raste të tjera, mund të ketë “mostra”, gati për të goditur, duke vjedhur të dhënat e kartës së kreditit të përdoruesve të tjerë, apo gjeneralitet e tyre të publikuara online. Ky risk ekziston vërtet, pasi një pjesë e llogarive të hapura në “Facebook” janë të rene, dhe këtë e konfirmon edhe vetë rrjeti social në statistikat e publikuara për periudhën e 10 viteve pune. Në fakt, “Facebook” llogarit se një përqindje e caktuar të përdoruesve (mes 4.3 dhe 7.9 %) përdorin më shumë se një profil, edhe pse kjo është e ndaluar shprehimisht nga rregullorja e rrjetit social. Një pjesë tjetër e llogarisë (mes të 0.8 dhe 2.1 %) nuk ka një person fizik pas tyre, por kafshë shtëpiake, kompani të ndryshme, kompani, organizata, apo raste të ngjashme. Ndërkaq disa llogari të tjera ( mes 0.4 dhe 1 , 2 %) janë llogari " të padëshiruara" në një farë mënyre, sepse ata shkelin kushtet e ofrimit të shërbimit, pasi përdoren për të dërguar “spam” apo “viruse”. Kjo do të thotë se llogaritë që duhet të fshihen janë mes 67 dhe 137 milionë të tilla, por ky proces nuk do të jetë i shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë botën. Gjithashtu sipas analistëve të rrjetit social “Facebook”, në vendet e zhvilluara si në SHBA apo Britaninë e Madhe, nuk janë shumë llogaritë e rreme që duhet të fshihen, pasi në këto vende ka pak gjasa që të krijohen llogari të rreme. Por në vende të tjera, e kryesisht në ato në zhvillim si Indi dhe Turqi, ndodh që një person të krijojë tre apo katër llogari, qoftë edhe me synimin për të shpërndarë foto, video, apo lojëra të ndryshme. Por ndërkaq përmendet edhe një temë tjetër reale dhe aktuale, që ka të bëjë me llogaritë e personave që ndërrojnë jetë, të cilat shpesh qëndrojnë të hapura për një kohë të gjatë. Të dhënat e raportuara nga “Facebook” në çdo rast duhet të pranohet me kujdes, sepse të njëjtat analistë theksojnë se numri i madh i variablave apo mostra e ulët statistikore e përdorur në rastin e analizave të tilla, i bën shifrat jo plotësisht të besueshme, për këtë ndikon edhe kompleksiteti i të dhënave. Redaksia Online (e.s/ shqiptarja.com)

9-vjeçarja që sfidon moshatarët, ka lexuar 364 libra për 7 muaj

9-vjeçarja që sfidon moshatarët, ka lexuar 364 libra për 7 muaj Ndryshe nga moshatarët e saj, një vajzë 9-vjeçare shmang televizorin dhe lojërat kompjuterike duke preferuar që të lexojë më shumë libra. Faith Jackson ka lexuar 364 libra në 7 muaj. Ajo tha se pasionin për librat e fitoi dy vjet më parë, dhe një rol të rëndësishëm për këtë kanë luajtur edhe mësuesit e saj në shkollën fillore. E ëma e saj thotë se të lexosh është po aq stimuluese sa dhe televizori apo lojërat e ndryshme kompjuterike. "Është turp që për shumë fëmijë këto forma të zbavitjes kanë zënë tërësisht vendin e librit", tha nëna e 9-vjeçares. Kurse vogëlushja shtoi se përveç se të lexojë, i pëlqen të bëjë edhe shumë gjëra të tjera. "Më së shumti lexoj libra me kafshë apo me aventura. Por, jeta ime nuk janë vetëm librat. Unë gjithashtu bëj 4 orë gjimnastikë çdo javë, marr kurse për karate, më pëlqen të ngjitem në lartësi, të luaj me biçikletë, por edhe të shikoj pak televizor", tha Faith. (v.gj/ shqiptarja.com)

Sot do të rrëzohet sateliti rus, por nuk dihet se ku do të përplaset

Sot do të rrëzohet sateliti rus, por nuk dihet se ku do të përplaset Sateliti rus 'Kosmos-1220' do të rrëzohet sot(16.02.2014) në sipërfaqen e Tokës. Shkencëtarët deklaruan që më datë 7 se sateliti do të rrëzohej më 16 shkurt. Problemi është se ekspertët nuk e kanë ende të qartë se ku saktësisht do të rrëzohet. "Koha e saktë dhe vendi ku do të rrëzohet mund të ndryshojë për shkak të faktorëve të jashtëm", tha koloneli rus Aleksei Zolotukhin. Megjithatë, mendohet se pjesët e satelitit do të rrëzohen në një sipërfaqe ujore dhe nuk parashikohet që të shkaktojnë dëme. "Ajo që ne kemi parashikuar është se shumica e planetit është e mbuluar me ujë. Pra, nuk ka gjasa që pjesët e satelitit të shkaktojnë lëndime në njerëz apo dëme të mëdha", u shpreh kolonel Aleksei. Raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë, ku pjesa më e madhe e satelitëve të rrëzuar kanë përfunduar në oqean. (v.gj/ shqiptarja.com)

Saturday, February 15, 2014

Perla e Balotelli-t shpëton Milanin

Perla e Balotelli-t shpëton Milanin Një super gol i Mario Balotelli-t në minutat e fundit të takimit i dha tre pikët Milanit në ndeshjen hapëse të javës së 24 të Serisë A. Kuqezinjtë luajtën të premten në mbrëmje në fushën e tyre përballë Bolonjës. Edhe këtë takim u pa paqartësia në sulm e skuadrës së Seedorf që megjithëse mundi të krijonte një volum loje të konsiderueshëm, rastet e pastra për shënim ishin të pakta. Në minutën e 86, atëherë kur mendohej se takimi po i shkonte drejt barazimit, Balotelli me një goditje nga rreth 35 metra dhe diagonale befason portierin mik dhe i jep tre pikë mjaft të rëndësishme Milanit. Pas kësaj fitoreje, kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 32 pikëve, po aq sa Lacio që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë sonte në mbrëmje luhet Fiorentina-Inter. Vendasit do kërkojnë fitoren për të mos humbur trenin për një vend në Ligën e Kampioneve, ndërsa zikaltërit janë në kërkim të pikëve për të patur shpresa për të njëjtin objektiv

‘Mushkonja vrastare’, projekti i nazistëve gjatë luftës

‘Mushkonja vrastare’, projekti i nazistëve gjatë luftës Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, nazistët shpenzuan gjithë energjinë, kohën dhe burimet financiare në dobi të makinerisë vrastare të luftës. Puna e shkencëtarëve gjermanë të atyre viteve u përqendrua në zbulimin e armëve të reja, gjithnjë e më shumë vdekjeprurëse. Krahas avionëve luftarakë, që për kohën ishin më modernit, u punua edhe për një armë të padukshme…mushkonjat. Dr Klaus Reinhardt nga Universiteti Tuebingen thotë se në kampin e përqëndrimit në Dachau në Gjermani, studiuesit për muaj me radhë shqyrtuan mundësinë e përdorimit në luftë si armë të mushkonjave të infektuara me malarje. Dr Reinhardt thotë se studiuesit nazistë u përpoqën të identifikojnë mushkonjat të afta për të jetuar jashtë habitatit të tyre natyral. Sipas tij u veçua një lloj mushkonje në gjendje që të jetonte për 4 ditë pa ushqim dhe ujë. Eksperimentet kryheshin në kamp nga udhëheqësi i punës kërkimore, Dr Claus Schilling. Schilling infektonte të burgosurit e kampit që përdoreshin si kavje. Në fund të luftës ai u dënua me vdekje dhe u var në gjyqin e zhvilluar në Dachau.

Messi: Nuk e vras mendjen për kritikat

Messi: Nuk e vras mendjen për kritikat Leo Messi deklaroi se nuk i vë aspak rëndësi kritikave ndaj tij. Në një intervistë për ‘Radio La Red’, ylli i Barcelonës foli për formën e tij dhe për Botërorin që pret Argjentinën. Forma pas dëmtimit dhe kritikat– E mora me qetësi rekuperimin. Ndenja shumë kohë pa luajtur, por tani jam i qetë. Sa më shumë ndeshje kalojnë, aq më mirë ndihem. Po mundohem të arrij nivelin tim më të mirë dhe po mendoj vetëm për të luajtur futboll. Nuk e vras mendjen për atë që mund të thonë njerëzit.” Botërori– Po afrohet gjithmonë e më shumë, por ndërkohë të gjithë po luajmë ndeshje të rëndësishme me klubet tona. Argjentina gjithmonë është kandidate për Kupën e Botës, në formë të mirë apo të keqe qoftë. Kësaj radhe po shkojmë në Botëror në formë shumë të mirë. Pozicioni i tij në fushë– Kam dëgjuar që thonë se po luaj më mbrapa apo që po luaj në një pozicion tjetër nga ai që luaja më parë. Unë them që ne vazhdojmë të luajmë pa sulmues të mirëfilltë dhe unë jam sulmuesi i fshehur, ashtu siç kam qenë në kohën e Guardiolës. Luaj në po të njëjtin pozicion. Tata Martino– Pak nga pak po njeh klubin, gazetarinë në Spanjë, njerëzit… Është një trajner dhe njeri shumë i zgjuar.

Ibra shpreson të fitojë Champions-in

Ibra shpreson të fitojë Champions-in Zlatan Ibrahimovic ka përsëritur dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampioneve para se të tërhiqet nga futbolli. 32-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij me skuadra të mëdha si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona dhe Milan, por kurrë nuk e ka fituar trofeun më të rëndësishëm për klube. Sulmuesi shpreson që një ditë ta fitojë Champions-in, por për këtë sezon do të ishte i kënaqur edhe me një vend në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni me skuadrën e tij aktuale, PSG. "Nëse do të arrijmë në gjysmëfinale, do të ishte një hap i madh përpara për ne. Projekti i PSG-së ka nisur para dy vitesh dhe jemi ende herët. Kemi një ekip cilësor dhe po forcohemi gjithmonë e më shumë si grup", tha Ibra

Ellen Page del hapur

Ellen Page del hapur Ellen Page, aktorja e bërë e famshme në vitin 2007 për rolin e saj në filmin “Juno” pranoi publikisht në ditën e Shën Valentinit se është homoseksuale. 26-vjeçare bëri publik orientimin e saj seksual gjatë fushatës për të drejtat e njeriut në Las Vegas. Aktorja tha se me vendimin e saj shpresonte që të ndihmonte të tjerët që të dilnin hapur. “Jam këtu sot sepse jam gay dhe ndoshta mund të bëj diferencën për të ndihmuar të tjerët që të kenë ditë më të lehta dhe më me shpresë. Sa për mua, me dukej një detyrim personal dhe shoqëror që të bëja publike këtë lajm”, tha ajo. Ellen pranoi gjithashtu se që pas marrjes së famës në vitin 2007 e kishte të vështirë për të qenë vetvetja. “Është e cuditëshme sepse sot jam këtu duke përfaqësuar, të paktën në disa aspekte, një industri që na imponon standardet e bukurisë, të suksesit, standarde që më vjen keq ta pranoj, por që më kanë prekur edhe mua”, tha ajo

Romancë Jared Leto-Lupita Nyong’o?

Romancë Jared Leto-Lupita Nyong’o? Jared Leto dhe Lupita Nyong’o duket se nuk i bashkon vetëm kandidimi për cmimet OSCAR, përkatësisht si aktor joprotagonist dhe aktore joprotagoniste. Mediat rozë në Shtetet e Bashkuar flasin për një romancë mes të dyve. Së fundmi ata janë fotografuar thuajse të pandarë në daljet në publik, që prej ndarjes së cmimeve “Golden Globe”. Pas kësaj 42-vjeçari dhe 30-vjeçarja janë frekuentuar më shpesh dhe të mërkurën janë parë duke darkuar në restorantin e një hoteli në Nju Jork. Dëshmitarët okularë thanë se ata dukeshin të afërt dhe të ngrohtë me njëri-tjetrin. Për momentin asnjëri prej tyre nuk ka reaguar mbi këtë lajm. Jared Leto kandidon për çmimet OSCAR si aktor joprotagonist për rolin e tij në filmin “Dallas Buyers Club”, ndërsa Lupita Nyong’o për rolin e saj në filmin “12 Years as a Slave”

Fëmijët të pambrojtur në internet

Fëmijët të pambrojtur në internet Janë me mijëra të mitur që shohin materiale pornografike apo mund të bëhen pre e ngacmimeve pedofilile në Shqipëri gjatë kohës që qëndrojnë në internet. Por a mund t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe si mund t’i ndihmojmë. Ekspertët e IT theksojnë se prindërit duhet të shmangin kompjuterin në dhomën e fëmijëve, pasi ata mund të bëhen pre e abuzimeve edhe në mënyrë të pandërgjegjshme. Prinderit mund të vendosin filtra në kompjuterat e fëmijëve të cilat ndalojnë këto programe dhe ato mund t’i gjejnë fare lehtë në treg apo në internet. Por a është mjaftueshëm? “Ka tre llojë filtrash që psh Microsoft Windows i ka të gatshme dhe duhet vetëm që prindërit të mësojnë si t’i instalojnë. Disa filtra mund t’i blejnë në treg jo më shumë se 20-30 dollarë, ka edhe filtra që bllokojnë materialet pornografike në rang kombëtar. Më shumë se 50 përqind e fëmijëve shkarkojnë materiale pornografike, ndaj në shkolla, internet kafe apo shtëpi duhet të ketë filtra për bllokimin e tyre. Është domosdoshmëri që të ketë ligje të vecanta që polica të hetojë kush shkarkon në mënyrë të pavullnetëshme këto materiale në kompjuterat e fëmijëve tanë”, thotë Yiannis Laouris, Drejtor Ekzekutiv i “CyberEthics Center”. 62 përqind e fëmijëve kanë internet dhe kompjuter në dhomat e tyre, dhe shumë adoleshentë kanë telefona ku navigojnë me internet. Një pjesë e madhe e të rinjve qëndrojnë në bar kafe ku askush nuk i kontrollon për materialet që ata shohin. Ekspertët kanë kërkuar forcimin e legjislacionit dhe vendosjen e paketave të sigurisë në shkolla, si një masë për mbrojtjen e fëmijëve, “Legjislacioni është gjysma e punës, por pjesa tjetër i takon prindërve të cilët duhet të dijnë se cfarë shikojnë fëmijët kur qëndrojnë në internet. Prindërit duhet të sigurohen për mbrojtjen e fëmijëve, prindërit gjithashtu duhet të mësojnë më shumë për teknologjinë. Në shkolla është e detyruar me ligj që të mos ketë mundësi për hapjen e një sërë faqesh. Ndoshta problemi më i madh janë internet kafetë, dhe një zgjidhje në Europë është bllokimi i këtyre faqeve me ligj”, thotë Laouris. Por kjo është epoka e internetit dhe të rinjtë kanë shumë herë më tepër njohuri se prindërit e tyre, ndaj është domosdoshmëri jo vetëm marrja e masave me filtra, por krijimi i një komunikimi miqësor me fëmijët në mënyrë që ata të kuptojnë cfarë është e drejtë ose jo. Krimi kibernetik ka avancuar me shpejtësi, pasi shumë fëmijë bëhen pjesë e filmimeve pornografike pa qenë në dijeni. Mjafton një kamera në kompjuter dhe ajo mund të aktivizohet sapo një vajzë nis të zhvishet, këto plane shfaqen në mijëra kompjutera, duke u shitur në kohë reale. Ndaj një nga kërkesat e ekpertëve është largimi i kompjuterave nga dhomat e gjumit

Gostivar, helmohen 40 nxënës e mësues

Gostivar, helmohen 40 nxënës e mësues Rreth 40 nxënës dhe profesorë shqiptarë janë helmuar në shkollën e mesme Ekonomike të Gostivarit mbrëmjen e së premtes. Nga informacionet e para dyshohet se një person i panjohur ka hedhur një lloj gazi helmues, i cili ka ndikuar rëndë tek nxënësit dhe profesorët. Gazi është hedhur pasdite vonë, në turnin e dytë, kur vijojnë mësimet nxënësit shqiptarë. “Tek nxënësit dhe profesorët për një moment u paraqit kollitje, probleme me frymëmarrjen, lotim, djegie në hundë dhe fyt. Kështu që ndërhymë duke i nxjerrë të gjithë nxënësit në oborrin e shkollës”, ka deklaruar Kasam Kasami, nëndrejtor i shkollës. Për shkak të gjendjes së rënduar 12 nxënës nga Spitali i Gostivarit janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, për ndihmë mjekësore. “Bëhet fjalë për nxënës të moshës 18-vjeçare dhe ka disa profesorë. Të gjithë janë me lëndime të lehta, deri tani nuk kemi persona të prekur rëndë dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje intensive. Megjithatë, ne do t’i mbajmë në spital deri sa të shërohen”, ka thënë Andon Xhibishev, drejtor i Toksikologjisë. Nxënësit e shtruar në Klinën e Shkupit janë vizituar nga kryeministri Gruevski dhe ministrat shqiptarë në kabinetin e tij. “Në bazë të informacioneve që kam marrë nga mjekët dhe drejtori i spitalit, të prekurit nuk janë në rrezik jete”, ka deklaruar zv.ministri i Arsimit, Safet Neziri. Në Spitalin e Gostivarit ka qëndruar ndërkohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zemri Qamili, i cili ka thënë se policia ka disa persona të dyshuar për këtë rast. “Për momentin nuk mund të spekulojmë. Si polici jemi duke punuar për zbardhjen e rastit. Kemi disa persona të dyshuar dhe më vonë do të dalim me të dhëna më konkrete”, ka sqaruar Qamili. Nga helmi thuhet se është prekur edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzad Bejta, i cili ka thënë se helmimi i nxënësve dhe profesorëve është një vepër çnjerëzore.

Përse përgjaken rrugët tona?

Përse përgjaken rrugët tona? Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri ndodhin dyfishi i aksidenteve automobilistike, jo vetëm në raport me numrin e popullsisë, por edhe me numrin e automjeteve që janë në qarkullim. Çdo vit, për çdo një milion banorë në Shqipëri, raportohen se humbasin jetën në aksidente autombolistike 119 shtetas, nderkohe qe ne vendet e Bashkimit Europian humbasin jeten ne aksidente automobolistike 40 deri ne 60 shtetas. Që nga viti 1992 deri ne vitin 2013 ne Shqiperi kane humbur jeten ne aksidentet automobilistike 6 939 persona. Vihet re nje trend ne rritje i aksidenteve automobilistike, te cilat per kete hark vitesh kane regjistruar shifren e 19 441 aksidente, pjesa derrmuese e tyre te mbyllur me te plagosur e te gjymtuar. Nese do t'i referohemi raporteve policore, ne menyre sistematike eshte thene se shkaku kryesore i aksidenteve, eshte shpejtesia tej normave te lejuara apo shkelja e rregullave nga drejtuesit e mjeteve. Por, ne nje rekomandim te dorezuar ne Kuvend nga Avokati i Popullit menjehere pas aksidentit tragjik te Himares ne vitin 2012, radhiten nje sere faktoresh qe ndikojne ne shkaktimin e aksidenteve. Ne raportin qe Top Channel disponon thuhet se faktori rruge, cilesia dhe mungesa e sinjalistikes jane elemente qe jane shkaktaret kryesore te aksidenteve. Raporti thotë se nga verifikimet e bëra në terren konstatohet se projektet në zbatim lihen përgjysmë dhe shfrytëzimi i rrugëve fillon pa perfunduar rruga ose kur ka probleme te medha teknike. Rrugët merren në dorëzim pa përfunduar dhe në disa raste pa raportin e supervizorit. Shpesh supervizorët, thotë raporti, janë përfaqësues të investitorit dhe që këtu fillon konflikti i interesit". Raporti thotë se nga statistikat, rreth 10 per qind e aksidenteve behen ne rruge te lagura duke qene se akset mbajne pellgje me uje. Si shkak i dyte i aksidenteve radhitet rritja e numrit te mjeteve motorrike e per rrjedhoje kjo rritje e numrit pa u paraprirë nga planifikime të mirëfillta të zonave urbane dhe në mungesë të aksesit për këmbësorët dhe biçiklistët, çon në rritjen e rrezikut të tyre në përfshirjen në aksidente rrugore dhe uljen gjithnjë e më shumë të numrit të udhëtimeve të pamotorrizuara dhe të transportit publik. Me tej, Avokati i Popullit, evidenton mungesen e ndriçimit publik në rrugët nacionale. Si faktor per aksidentet vijohet me tej me pasigurine e automjeteve, pasi tregu vijon te dominohet nga mjete te perdorura. Nderkohe qe per shpejtesine dhe perdorimin e alkoolit Avokati i Popullit thekson vijojne te jene problem serioz qe sjell perfshirje ne aksidente, sikurse edhe perdorimi i telefonit gjate drejtimit te automjetit, por edhe mungesa e edukates se duhur nga perdoruesit e rruges. TOP CHANNEL.

Renditja e FIFA-s, Shqipëria +1 vend

Renditja e FIFA-s, Shqipëria +1 vend Kombëtarja e Shqipërisë fitoi një vend në renditjen e FIFA-s për muajin Janar, duke u ngjitur në vendin e 55-të në botë. Renditja vazhdon të kryesohet nga Spanja, Gjermania dhe Argjentina, por bie në sy ngjitja në vendin e katërt e Portugalisë së udhëhequr prej Ronaldos. Ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje prej muajit Nëntor, Zvicra është ngjitur me dy vende në pozicionin e gjashtë, ndërsa Brazili ngjitet në pozicionin e nëntë, duke lënë pas Holandën. Midis pozicioneve të para, Danimarka është kombëtarja me rritjen më të madhe, me pesë vende, duke u renditur e 20-ta, ndërsa pas disa dështimeve të njëpasnjëshme, Mali është përfaqësuesja me rënien më të keqe, me 19 vende nga muaji i mëparshëm, duke u renditur e 59-ta. Renditja e 20 vendeve të para të FIFA-s Pikë Përfaqësuesja 1. Spanjë 1 506 2. Gjermani 1 314 3. Argjentinë 1 255 4. Portugali 1 214 5. Kolumbi 1 211 6. Zvicër 1 159 7. Uruguaj 1 157 8. Itali 1 135 9. Brazil 1 125 10. Holandë 1 122 11. Belgjikë 1 117 12. Greqi 1 088 13. SHBA 1 044 14. Kili 1 038 15. Angli 1 032 16. Kroaci 966 17. Bosnje 919 18. Ukrainë 917 18. Francë 917 20. Danimarkë 907

Thursday, February 13, 2014

De Biazi për Etrit Berishën: Ç'talent i rrallë për Shqipërinë

De Biazi për Etrit Berishën: Ç'talent i rrallë për Shqipërinë Etrit Berisha në katërkëndorin e La-cios. Një histori surprizuese, pasi 24-vjeçari shqiptar ia ka rrëmbyer vendin Marketit. Kështu e nis shkrimin "Tuttom ercato-web.com", që ka bërë një intervistë ekskluzive me trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. "Berishën e ndjek gjithnjë. Në ndeshjet e fundit ka luajtur shumë mirë. Është një portier që kishte nevojë të punonte në një shkollë portierësh si ajo italiane. Ka mësuar gjëra, është një talent i lindur", - thotë De Biazi. Ndërsa i pyetur nëse e priste të ishte kaq shpejt Berisha titullar në ekipin e Lacios, trajneri i kombëtares shqiptare është përgjigjur: "Nuk e prisja që në pak kaq kohë të ishte në këto nivele. Me trajnerin Reja pati mundësinë dhe e shfrytëzoi, sepse ka luajtur mirë. Uroj që të ketë vazhdimësi të tillë, pasi Berisha është modest, ambicioz dhe jo arrogant. Edhe nëse do të kishte përfunduar në stol, ai nuk do të bënte fjalë. "Portali në fjalë e ka pyetur trajnerin italian të skuadrës kuqezi edhe për ecurinë e kombëtares shqiptare. Dhe De Biazi është shprehur: "Shumica e lojtarëve të Shqipërisë kanë eksperiencë në kampionatet e huaja. Federata Shqiptare e Futbollit po promovon shumë kampionatin e saj. Kam ndjekur takimin Tirana-Partizani dhe mund t'ju them që niveli i futbollit vendës është ngritur. "Ndërsa sa i përket të ardhmes së vetë De Biazit, tekniku italian e ka mbyllur kështu komentin e tij: "Kontrata ime mbaron më 2015, ka pak që kam rinovuar deri në fund të eliminatores të Euro 2016. Do të provojmë të shkojmë në Kampionatin Europian, por së pari, duhet të shohim kë do të kemi në grup, pastaj të nisim të bëjmë llogari". (a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Kufjet ‘Aurora’ ju lejojnë të keni nën kontroll ëndrrat tuaja

Kufjet ‘Aurora’ ju lejojnë të keni nën kontroll ëndrrat tuaja Kompania iWinks ka krijuar një pajisje e cila do të kontrollojë ëndrrat tona. Pajisja quhet Aurora, është në formën e një shiriti që vendoset në kokë, dhe nëpërmjet dritave dhe tingujve bën që ju të vazhdoni të ëndërroni ndërsa jeni në gjumë ju lejon të keni nën kontroll ëndrrat tuaja. Kështu ju do të vazhdoni të ëndërroni ndërsa bëheni president, po ziheni me një dragua, të gjitha këto në shtratin tuaj të rehatshëm dhe të sigurt. Ju duhet vetëm një telefon inteligjent për të përdorur kufjet Aurora. Kompania amerikane iWinks, do e nxjerrë në treg këto kufje duke nisur që nga muaji qershor, ndërsa po mblidhen fonde për të prodhuar një sërë modelesh të tilla. Funksioni i saj do të jetë i lehtë, pasi vendoset një shirit në ballë e pajisur me sensor, e cila do të jetë e lidhur me telefonin inteligjent, nëpërmjet një aplikacioni. Kësisoj analizohet aktiviteti cerebral për të identifikuar ëndrrat, dhe më tej jepen disa tinguj jo aq të fortë sa për të na zgjuar, por për të ngacmuar trurin që të vijojë më tej, në bazë të reagimit që do të ketë truri i njeriut. (a.k/krokodili/BalkanWeb)

BabyWatch- pajisja që ju lejon të dëgjoni të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj

BabyWatch- pajisja që ju lejon të dëgjoni të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj Pajisja BabyWatch ju lejon të dëgjoni, nëpërmjet ultratingullit, se çfarë po bën fëmija juaj. Ju mund të ndani me miqtë ose familjarët tuaj të rrahurat e zemrës së fëmijës tuaj, që nuk ka lindur akoma. Kompania ka prodhuar pajisjen, e cila është e vogël, dhe aplikacionin në mënyrë që ju ta lidhni me pajisjen ultratingull, të regjistroni të rrahurat e zemrës, dhe t’i ndani me kë të dëshironi. Pajisja ultratingull lidhet me tabletin ose telefonin tuaj inteligjent nëpërmjet një fishe. Aplikacioni BabbyWatch krijon një statistikë që ju tregon tingujt e rrahjeve të zemrës për minutë. Aplikacioni shërben gjithashtu edhe si kalendar për t`ju treguar se kur keni takimet tek gjinekologu. Ndryshe nga shumë aplikacione të tjera, që përqendrohen në mirëqenien e nënës dhe nuk i japin rëndësi anës sociale të ndarjes së tingujve, aplikacioni BabyWatch po mundohet të formojë një komunitet nëpërmjet këtij produkti. Ky aplikacion duket se do të tërheqë femrat që janë shtatzëna për herë të parë, dhe e presin me padurim ardhjen e fëmijës, ose për ato që kanë një shtatzëni të vështirë dhe vuajnë nga stresi dhe nervozizmi. Përdoruesit duhet ta përdorin pajisjen vetëm një herë në ditë për t`u siguruar se fëmija është mirë. Kompania po i shton kësaj pajisje dhe veçori të tjera si p.sh., të dallojë kur fëmija lëviz ose dhe kur shkelmon, dhe këto të regjistrohen në telefonin ose tabletin tuaj. (a.n/Krokodili/BalkanWeb)

Aroma e lëkurës, paswordi i së ardhmes për smartphone dhe PC

Aroma e lëkurës, paswordi i së ardhmes për smartphone dhe PC MADRID-Aroma e lëkurës mund të jetë paswordi i së nesërmes. Pas shenjës së gishtit dhe retinës së syrit, identifikues për telefonat smartphone por edhe kompjuetrat, pritet të jetë aroma e lëkurës. Për të bërë të mundur këtë, po punojnë kërkuesit e universitetit Politeknik në Madrid sëbashku me shoqërinë Ilia Sistemas. Ekspertët bëjnë me dije se trupi i një njeriu, edhe pse ka një aromë në bazë të ushqimit, djersitjes dhe gjendjes shëndetësore, ka një parfum origjinal konstant dhe të njohur. Cdo individ ka erën e tij, një firmë personale kjo. Studiuesit gjatë testimeve të kryera kanë arritur të bëjnë njohjen e një personi brenda një grupi, me një precizion prej 85%, pra që ka ende nevojë të perfeksionohet. Por ata besojnë që mund t’ja arrijnë. Kjo hap portat e metodave të ardhshme të identifikimit, që sipas tyre do jenë tepër të besueshme. (m.a/BalkanWeb)

Pasaporta në kohën e Mbretit Zog: Cdo shqiptar është vllau yt!

Pasaporta në kohën e Mbretit Zog: Cdo shqiptar është vllau yt! TIRANE-Kureshtja na shtyn ta shohim me detaje këtë pasaportë të vjetër të Mbretërisë së Shqipërisë. Shumë ndryshe nga pasaportat e tjera që dolën me pas dhe kokë e këmbë ndryshe nga biometrikja që jemi pajisur sot. Ajo që bie në sy janë disa rregulla që në vitet 1937 duket se kanë qenë të arta. Janë për kombin, për emrin shqiptar, për gjuhën shqipe, për flamur dhe një urdhër ku këshillohet ruajtja e karakterit kombëtar, bindju ligjeve të vendit. Kjo pasaportë është një model i viteve 1930 dhe që i përket kohës së Mbretërisë së Zogut. (d.b/BalkanWeb)

Vergara: Gjoksi i madh më bën të dukem si prostitutë

Vergara: Gjoksi i madh më bën të dukem si prostitutë Aktorja e famshme e Hollivudit Sofia Vergara 41-vjeçe, është ankuar se nganjëherë për shkak të gjoksit të saj të madh, ndihet keq dhe duket i duket vetja si prostitutë. “Janë të mëdhenj dhe shpesh mendoj se dukem vulgare. Më saktësisht, më duket vetja si të isha një prostitutë. Por çfarë të bëj kur kjo është diçka gjenetike. Edhe mamaja ime e ka gjoksin e madh madje edhe gjyshja ime e ka pasur të tillë”- është shprehur aktorja. Ajo ka theksuar se vazhdimisht bën ushtrime që gjoksi i saj të mos varet. “Vazhdimisht bëj ushtrime të ndryshme fizike, në mënyrë që gjoksi im të mos varet. Duhet punë e vazhdueshme në mënyrë që ai të jetë në top-formë”, është shprehur ylli i serialit "Modern Family". Ajo shprehet se nuk do të bëjë kurrë operacione plastike për të ruajtur format seksi të trupit. “Përmirësimi apo ruajtja e formave seksi të trupit, nuk është një opsion për mua. Dua të plakem në mënyrë natyrale, sepse nuk dua që brisku i kirurgut të jetë shpëtimtari im. As nëna ime nuk ka bërë kurrë operacion plastik dhe duket mrekullueshëm në këtë moshë që ka. U besoj geneve të mia dhe do ta kem një pleqëri tërësisht natyrale”, ka shtuar ajo. (BalkanWeb)

Bastiset 'kryeqyteti i seksit' në Kinë, në pranga 920 vetë-

Bastiset 'kryeqyteti i seksit' në Kinë, në pranga 920 vetë- FOTO KINE -Policia në jug të Kinës bën të ditur se ka bastisur mbi 18.000 qendra argëtimi, në qytetin Dongguan të krahinës Guangdong. Aksioni i policisë vjen pas raportimit të mediave, ku është ekspozuar skllavëria seksuale në një qytet kinez, të njohur si “kryeqyteti i seksit”. Një raport televiziv ka dokumentuar prostitucionin në qytetin Dongguan të krahinës Guangdong. Pas presionit publik, policia nisi një operacion të gjerë bastisjesh në këtë krahinë. Të enjten, forcat e rendit njoftuan se kanë arrestuar 920 persona të dyshuar si të përfshirë në një zinxhir prostitucioni. Sipas forcave të rendit, mes qendrave të bastisura, ishin edhe klube të vallëzimit, saunat dhe sallonet e masazhit. Bastiset “kryeqyteti i seksit” në Kinë, arrestohen 920 persona Bastiset “kryeqyteti i seksit” në Kinë, arrestohen 920 persona Bastiset “kryeqyteti i seksit” në Kinë, arrestohen 920 persona. (er.nu/BalkanWeb

I dashuri i Rudina Magjistarit i apasionuar pas kafshëve të egra

I dashuri i Rudina Magjistarit i apasionuar pas kafshëve të egra TIRANE -Xhavit Bajrami, i dashuri prej tri vitesh i moderatos së njohur të programit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari, duket se përveç sportit luftarak që ushtron në jetë, kick-boksin, preferon natyrën e ashpër dhe kafshët e egra. Këto ditë ai ka postuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook” një album fotografish, të realizuara në parkun kombëtar “Kruger”, i njohur për magjinë dhe luksin e tij në Afrikën e Jugut. Atje ku mund të shohësh magjinë e natyrës së egër edhe nga dritarja e hotelit ku je akomoduar, Xhaviti ka realizuar disa foto me miqtë e tij dhe pranë kafshëve legjendare që identifikojnë atë park. Fotot brenda parkut “Kruger”, Xhaviti ka preferuar t’i bëjë në peizazhin dramatik të pyjeve, lumenjve dhe maleve që krenohen me luanë, tufa elefantësh e shumë kafshë të tjera të rrala. Miqtë i kanë pëlqyer fotot e Xhavitit, duke e pyetur se kur e ka bërë këtë udhëtim në Afrikë, dhe ai ështe përgjigjur se ka qenë atje para dy vitesh. Aktualisht, Xhaviti jeton në Tiranë, një vendim që e mori në fillim të vitit 2013, menjëherë pas deklarimit të lidhjes nga vetë Rudina në ekran. Xhaviti ka hapur gjithashtu një palestër, ku ushtron të rinj në kick boks. Për lidhjen e tyre ata pohuan se është një histori dashurie që nisi nga një komunikim virtual në “Facebook”. Edhe pse kanë tri vite bashkë, Rudina dhe Xhaviti ende nuk kanë planifikuar një ceremoni të afërt martese. (er.nu/panoramaplus/BalkanWeb)

Fustani i zi, prej 90 vitesh mbretëron ndër veshje

Fustani i zi, prej 90 vitesh mbretëron ndër veshje TIRANE-Fustani i zi, prej 88 vitesh vazhdon të qëndrojë në majat e fustanëve me një fuqi joshëse. A thua, Coco Chanel do ta kishte imagjinuar ndonjëherë që krijimi që nxirrte nga duart e saj do të do të ishte pas kaq vitesh akoma një simbol?! Dhe sot fustani i zi mbetet numri 1 dhe i pavdekshëm. Fustani i zi, u prezantua për herë të parë në Paris më 1926 nga stilistja transgresive Gabrielle Coco Chanel. Fustanin e shkurtër të zi, pa mëngë, të gjatë vetëm 70 cm, Chanel e kishte krijuar për t‘i treguar botës se ishte në zi për vdekjen e të dashurit të saj. Por, fustani me tonalitet krejt të zi nuk ka një histori kaq të thjeshtë në revolucionin që i bëri veshjes femërore. Mjafton të përmendim faktin se ngjyra e zezë në shumë vende lidhet me zinë, të cilën një femër duhet ta mbante veshur deri në dy vjet nëse bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta. Kjo traditë është respektuar në mënyrë rigoroze në vendet perëndimore deri në fund të viteve ‘80, ndërkohë që tek ne është ende pjesë e traditës së zisë. Nga prerja e gjatë tek “cocktail dress”, pas viteve ’30 fustani i zi nis t’i largohet paragjykimeve. Ai fillon të vishet nga femrat, kryesisht gjatë orëve kur dilnin për aperitiv, ose të njohura ndryshe si “happy hour”. Pija, e cila në këto epokë të Amerikës konsumohej kontrabandë, nis të hollohet dhe kështu lindi kokteji, i cili u kthye në stil jetese; po një stil jetese ka nevojë dhe për veshjen e duhur. Kështu, fustani i zi shkurtohet, i hiqen mëngët dhe shfaqet me të çara të theksuara pas shpine. Shtohen perlat e bardha apo aksesorët me smeralde. Pikërisht në vitin 1927, fustani i zi bëhet pjesë e pandashme edhe e veshjes për kërcim. Ikona e kësaj epoke është balerina Martha Graham, fustanet dhe stili i të cilës nxirrte në pah bukurinë e trupit femëror. Edhe kinemaja, në periudhën e artë të Hollywood-it përfshihet nga magjia e fustanit të zi. Adrian, rrobaqepësi i yjeve të atyre viteve krijon fustane të mrekullueshme në këtë ngjyrë për Greta Garbon, Joan Crawford dhe Katharine Hepburn. Një tjetër ikonë e periudhës, por e formatit të filmit vizatimor, është Betty Boop. E krijuar nga Max Fleisher, Betty ka forma tejet sensual të theksuara nga një fustan i zi dekolte. Në vitin 1944 revista ‘Vogue’ shkruan se, dhjetë në dhjetë gra kanë një fustan të zi, madje po dhjetë në dhjetë, duan të kenë edhe një tjetër. Dukshëm lufta e dytë botërore, nuk arriti ta mundë efektin e fustanit të zi dhe shijen për elegancë tek femrat. Modeli prej sateni, i krijuar nga stilisti Jean Louis për aktoren Rita Hayworth tek filmi "Gilda" 1946, bëri histori. I thjeshtë, por me një qepje elegante mbi mes, ai fustan, që në fakt u pre i tillë për të fshehur shtatzëninë e aktores, u kthye në një prej modeleve më të shitura. Në 12 shkurt të vitit 1947, Christian Dior rikrijon veshjen me atë që do të njihet si "new look", duke nxjerrë sa më, në pah format femërore. Hubert del Givenchy prezanton koleksionin e tij të parë në vitin 1952, dhe dy vite më pas debuton në kinema duke veshur Audrey Hepburn në filmin “Sabrina”. Përsëri fustani i zi bën që të flitet për të. Ndërkohë, Christian Dior vazhdon të bëj lajm duke e shkurtuar disa centimetra fustanin dhe duke krijuar prerje sipas disa germave të alfabetit. Lindi kështu linja A (një siluetë e ngushtë lart dhe e gjerë në fund), ajo H (e drejtë dhe e hollë) dhe linja Y (e gjerë tek shpatullat dhe e ngushtë drejt fundit). Vdekja e Dior në vitin 1957 tronditi botën e modës, por po kaq habi sjell edhe pasuesi i tij Yves Saint Laurent, i cili propozoi linjën e tij mitike në formë trapez. (d.b/BalkanWeb)